Po ç’të gjeti more Luli…

Nga Arben Duka July 11, 2013 00:04

Po ç’të gjeti more Luli…

Po ç’të gjeti more burrë,
që si pushka more flakë,
se ti nuk je nxehur kurrë,
pse e prishe këtë cak!

Vërtetë që më ke çuditur,
orën që të kam dëgjuar,
s’mbaroje me të bërtitur,
si një djalkë e revoltuar!

Dhe çudia e çudive,
më e madhja që ke bërë,
ju vërsule dhe e grive,
qeverinë që nuk është bërë!

Kur dëgjoja epitetet,
për pak zëmra sa s’më ngriu,
mendoja se numëroje,
kusuret që ka Saliu!

Epo thashë-u shqye rrjeta,
në PD doli një trim,
që tregon ca të vërteta,
për turpet e vendit tim!

Por ja, qënkisha gabuar,
s’qe aspak një trim i ri,
po djalka i revoltuar,
që shante tjetër njeri!

Shante qeverinë e Ramës,
që ende nuk është krijuar,
zot o zot fola me vete:
Ky mavri paska mbaruar!

Ky mavri paska mbaruar,
peshën nuk ja di më fjalës,
të vetëve u ka afruar,
modelin e zi të Salës!

Tha ato që bëri Sala,
do t’i bëjë dhe shef’i ri,
po e them meqë ra fjala,
model tjetër Lulja s’di!

U nxeh kur hapi fushatën,
me anëtarët e Tiranës,
gjer në fund e çoi gallatën,
kundër qeverisë së Ramës!

E këputën emocionet,
kolopuçkën e doktorit,
mendoi-ndaj i ngriti tonet,
se qe fundi i Shtatorit!

Mbase edhe e votojnë,
mbase do jetë dhe i zgjedhur,
po neve do ta çmontojmë,
nga Bashkia që ka vjedhur!

Eh Lulash o yll’i ndritur,
kështu kurrë s’të kisha parë,
po e nise me të brritur,
do ta sosësh me të qarë!

Po me ty s’do presim gjatë,
sa pritëm “babën” e shkretë,
se  do humbësh një fushatë,
jo më larg se nja dy vjet!

Nga Arben Duka July 11, 2013 00:04
Komento

25 Komente

  1. MALI July 11, 06:41

    fotokopje e bardh e zi, qajne ato qe i kane bere vete administrates , jane te papergjegjshem dhe qe i duan te keqen ketij vendi , jane kelysh te SERBEVE DHE UDB-se , do zoti marin denimin e merituar , administraten Sala e shkateroj qe ne vitin 1992 , solli militantizmin , plepat e Durresit , ligjet nuk i zbatuan , futen ne pune dalaverexhinjte qe i sherbenin regjimit , sa veta kan hequr kote , shumica kane fituar te drejten me Gjykate dhe marin leket per padrejtesit e sistemit te kalbur te Berishes , Basha tregon se po ecen ne gjurmet e kryetarit te tij tradhetarit te kombit , Gerdecit , Fazllicit etj , etj,

    Reply to this comment
    • Devolliu July 11, 20:14

      E dëgjova dhe unë këtu në USA Lulin që çirrej e bërtiste duke e trashur zërin.
      U gajasa së qeshuri; kujton i shkreti se do të na dukej t r i m por nuk e kupton se nuk trëmbet njeri nga p u sh k a e j e v g u t.

      Reply to this comment
  2. mira July 11, 07:36

    Shume e bukur, si gjithmone, por do te ndryshoja , vargjet e strofes se fundit.
    Nuk ka fushate per Llulken mbas dy vjetesh.
    Te pakten per 21 Janarin dhe per shitjen e detit, (ta leme rrugen e Kombit se atje kane hise edhe ca te tjere jashte Shqiperise), Lulzimen e pret gjyqi.
    Them e sigurt se do shkoje ne gjyq se ky popull nuk te fal ta mashtrosh dhe ti kerkosh voten pa mbajtur premtimin per ndeshkimin e tradhetareve dhe vrasesve.
    Nuk masahtrohen Shqiptaret qe te denohet ndonje Llupo apo Prend, POR ATA QE URDHERUAN PER VRASJE.

    Reply to this comment
  3. Kuqeziu July 11, 08:35

    Mira! Je e sakte ne vleresimin qe ben! S’ka rilindje pa drejtesi por me vjen keq te te them se vrasesit dhe hajdutet e medhenj nuk do te denohen. Ketu do jemi…

    Reply to this comment
  4. nick July 11, 13:09

    Qëkur Sala dha “mynxyrën”, si një goxha burrë
    zu të bëjë pastaj detyrën, më shtetar se kurrë.

    Si kish thënë, s’e la për vjeshtë; rriti rrogat prapë,
    si ai që kur bën festë, verës i heq tapë.

    Edhe pse administrata, nuk ia dha votën
    siç premtoi nëpër fushata, Sala ngriti rrogën.

    Pensionistëve u shtoi, pensionet përplot,
    meqë të djelën që shkoi, s’i dhanë asnjë votë.

    Sala e la mumjen, vërtet kësaj rradhe,
    paska dashur humbjen, të bëjë punë të madhe.

    Medemek, gjetëm ilaçin, e Sali furtunës
    këtij dashka dhënë “kërbaçin”, t’i përvishet punës.

    Paskem vuajtur më kot, njëzet e ca vjet
    Salës kur s’i dhënke votë, bëka punë vërtet.

    Kur të bëhen zgjedhjet prapë, që të shkojnë të mbara
    ngjitni “Votën nuk t’a jap”, slloganit “Përpara…”.

    Hoqëm shumë gjersa Saliu, hilen t’a zbulonte
    paska bërë mundim ariu, që të mos fitonte

    Ky e dashka të humbasë, veçëm tetë me pesë
    që pastaj të n’a gajasë, me kaq shumë”shkëlqesë”.

    Reply to this comment
  5. ILIRET July 11, 15:04

    Bravo Beno! Keta e bejne punen e mobilizimit te te majteve me mire se vete lideri i tyre. Harrojne se duke share Edi Ramen, fyejne mijra e miliona njerez qe jane pas tij. Me te njejtin stil si edhe Berisha. Nuk thone kot: M.t i jati, m.t i biri, m.t ai qe beri t’ane…!!!

    Reply to this comment
  6. Rema July 11, 15:49

    Kjo fushate eshte e cuditshme. Ne vend qe sejcili kandat per kryetar te PD-se te shpalose perparesite ndaj kundeshtarit, qe te dy keta shajne Partine Socialiste dhe Edi Ramen. Pra, kjo fushate eshte fushate e brendeshme qe ka te beje me drejtimin e ardheshem te PD-se. Ne kete fushate sejcili kandidat duhet te binde antaresine per aftesine qe ka sejcili kandidat per ta drejtuar me mire kete parti.Atehere, pse hapen nga PS, c’pune kane me Qeverine e re qe ende nuk eshte formuar. Nga kjo fushate une kuptoj qe edhe vete te dy kandidatet e dijne pozicionin qe do kene, i paracaktuar nga kryetari historik: Basha kryetar, ndersa Olldashi sekretar i pergjithshem.Me nje fjale fushata eshte formale, per ti zene syte antaresise qe ne kete parti ka demokraci.

    Reply to this comment
  7. marina July 11, 16:26

    te lumte z. duka. pas asaj qe lexoj te shkruar nga ju mbetem pa fjale

    Reply to this comment
  8. Gramoz July 11, 16:27

    mu be koka daulle me keta sharlatane ketyre nese nuk u ben derman kete radhe rama me kete besim qe i dha sovrani ,,,,rames haram qumshi i nenes ////nuk kam me /////

    Reply to this comment
  9. fulgeri July 11, 17:13

    juve komunistave ju paska hyre frika ne palce nga luli..nuk ka si shpjegohet ndryshe qe vetem po e shani..nqs eshte i dobet,aq me mire per ju.sepse do humbi me ramen..por populli thote ..pemet me kokrra sulmohen..

    Reply to this comment
  10. Gava July 11, 21:42

    Lul Bashen dhe kete tjatrin ne gare, i shof si dy kokoshe te pabisht, qe duan te hipin poersiper togut me pleh qe u la babai,dhe kaarusin zecjerre per punet qe do beje njeri qe keta cerra nuk i ka as ne hesap fare.Keta duan tja bejne memes se njer tjetrit por u mungon vegla, ndaj kruhen me te …Edi Rames.Karagjoze komplet.Edhe te humbur edhe duan te imitojne shembullin e vulehumburit.Lulushi po ngre tonet e zerit dhe i del fiks si i kadetit Vanjecka te cilin Zhvejku do ta kategorizone jo me tek gjysem pordhacet por tek pordhacet safi.Ne krye te PD se ja arriti te hype, nje pordhac safi.Suksese pordhaci lulush!

    Reply to this comment
  11. Kuqeziu July 11, 23:19

    Mali ! Mire e ke. Te gjithe ata qe me vendim gjykate kane rifituar punen qe u kane mare militantet katundare te saliut,duhet te rikthehen medoemos ne vendin e meparshem. Ketu nis rivendosja e shtetit te se drejtes. Vendimet e gjykatave te çdo natyre qofshin duhet te zbatohen menjehere nga qeveria e ardheshme. Ata qe kane shperfillur vendimet e gjykatave dhe qe kane punesuar militante duhet te paguajne nga financat personale demet e sjella,perfshi dhe rrogat qe u jane dhene militanteve uzurpatorê. Cdo punesim jashte kritereve te vendosura duhet te kete kosto per shkelesit e kritereve. Keshtu s’do te guxohet me per te perdhosur administraten nepermjet shperdorimit te detyres. Rilindja fillon nga lufta e pameshirshme kunder injorances administrative qe sot te kujton periudhen osmane atehere kur filluan te vihen dhe emrat qe ndeshim sot si p.sh sali,sahit,sherafudin,zhelal,rrahman,mehdi,imam…(shih regjistrin e sotem qeveritar te emrave osmane. Shih-www.keshilli osman i ministrave.turk.al.com).

    Reply to this comment
  12. sazan July 12, 01:24

    Arben je i madh, por duhen dhe ca vjersha qe te vene ne burg qente dhe pasuria e vjedhur ti kaloj shtetit ne dobi te Shqiptareve te thjeshte

    Reply to this comment
  13. arben July 12, 03:51

    NJE QEN qe LEh
    ZURI ne mal
    NJE LEPUR TE CALE
    NGA KJO GJUETI U GEZUA shume
    SE beri te gjate me vrape duka u leshua
    i DHANE deshmine si prostitute LANGUA>

    Reply to this comment
  14. arben July 12, 03:55

    MERRU ME KOKEDHIMEN ZOTI DUKA.
    BASHA DIHET KUSH ESHTE.
    APO JE NE NJE LLOGORE ME KOCON TI?
    EPO EDHE KOCUA NJELLOJ SI BASHA ESHTE.

    Reply to this comment
  15. tixhja July 12, 04:59

    Po i dridhet toka nen kembe ketij kolere.shko ne kinostudio se inagurove fillimin e punimeve dhe i le germadhe o k… lales

    Reply to this comment
  16. apojo July 12, 06:54

    O fulgero! jam dakort qe pemet me kokrra sulmohen se edhe femrat mashkullin me kokrra e duan dhe druaj se mos lulka eshte nga ata kokrra qe pelqejne femrat.

    Reply to this comment
  17. Azemi July 12, 07:56

    Eshta kalli pa kokrra,shume shpejt do shkoj per leshin e Jozefines.

    Reply to this comment
  18. bakja July 12, 08:40

    o shoku i vjeter i gjirokastres mos u merr me njerez te mbaruar qe e kane vend ne burg

    Reply to this comment
  19. Fanolist July 12, 08:50

    Tani qe po lexoj poezine , po bertet kryetar (lulkukulla) ne TV …dhe u duartrokit forte nga sklleverit.
    “Ne P D te reformuar e kemi me ne krye te ( dorehequrin) demokratin me te madhe te botes
    -Ne kemi dal e po robtohemi per te reformuar qeverine qe do te formohet- thone galloshet

    Reply to this comment
  20. tare July 12, 18:15

    para syve te sovranit
    (ju te dy ) jeni te lyere
    dhe (qe nga larg )
    bini ere..

    ne vend qe te ulni koken
    dhe te reflektoni…
    mbrapsh po e levizni rroten
    dhe …’per lesh’ do te shkoni

    Reply to this comment
  21. sif July 13, 00:34

    Burisha dhe Xhozi (dialog)

    Një presh e një panxhar
    Na kanë dalë në pazar
    Mburren sikur kanë dalë vetë
    Por shefi i tyre po i shet

    Hë moj Xhozi si të duket
    I ka luli mirë baluket?
    Mirë boll besa i ka
    Po për Lulin mos me n’ga

    Pse moj Xhozi si e ke hallin?
    A po të pëlqeka koli
    Të kam than o kryetar
    ky lulushi nga na doli?

    Që me hane të kam than
    As njani se ban kryetarin
    Ne të dy o Burisha po
    Unë baj mirë të dytin ene ti ban mirë të parin

    Sal Burisha o gjeni
    Ene me ty jam tuj u mërzit
    Ti bane sikur u tërhoqe
    Po mue dhe Vanin na dogje

    Këtë radhë mirë ma bane
    Se vedi u talla me leshin
    Ti Burisha je i zgjuem
    Se në treg ke hedhun preshin

    Reply to this comment
  22. safet lubia July 13, 02:09

    Arben te kame mik te vjeter.
    Te njihja fisnik,por dole tjeter,
    Ka ca dite qe po lexoj ketu,
    E theme me vete,nese ke pak tru.

    Ti po mendon se po e bene te forte,
    Qe bene opoziten, jame dakorte,
    Dhe kete ta them ketu dhe pa hile,
    Por sa po lexoj,me dukesh si skile,

    Arben Edi Rama,nuk eshte gje tjeter,
    Vecse po ngjason,me zotin Pjeter,
    I cili evuloi ne ate kohe nderimi,
    Nuk ishte gje tjeter,por spiun sigurimi.

    Benush po te desh qejfi na bej nje nder,
    Mos shkruaj me bejte,keshtu pa vlere,
    Shkruaj sic duhet,dhe drejte o dite zi,
    Po deshe fame,po deshe histori,

    Lere Edi Ramen,Mao Ce Dunin tone,
    I pari ka lindur ne Kine,e tjetri ne Tiron,
    I vetmi bure,qe zhvishet nene brez,
    Nuk eshte gje tjeter,vetem nje pervers….

    Reply to this comment
  23. lumi July 13, 20:34

    luli mos te bertas si lopa se e din fort mir per tradhtin qe u beri kosovarve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*