Po Damiri ç’ne?

March 11, 2018 17:58

Po Damiri ç’ne?

Kush është Lulzim Basha? D.m.th çfarë njeriu është, sa kapacitet ka, në çfarë beson, çfarë idesh përbëjnë formimin e tij? Ja disa pyetje që normalisht bëhen për një politikan që mëton të marrë pushtetin.

Fjala publike nuk mjafton, pasi politikanët gënjejnë, ata ndjekin rrymën. Një shembull: ata që besuan se Edi Rama është i majtë, tashmë ndoshta janë bindur për të kundërtën.

Për ta njohur kreun e opozitës, nuk mjafton as analiza.

Dikur Mister Buzëqeshjen e zbërthente si figurë inati dhe mëria për karrierën e shpejtë dhe qyl. Sot në ndihmë kanë ardhur ata që kanë humbur.

Astrit Patozi na rrëfen për kunatin dhe paradhomën e z. Basha. Topalli këmbëngul se ai është i paaftë, Imami thotë se Bashës i interesojnë vetëm paratë, Rama na thotë se “Basha është çun i mirë”… Edhe presidenti i Republikës, ky i tanishmi ka kontributin e  vet në këtë drejtim. Sipas tij, z. Basha gënjen edhe për orën.  Damir Fazlliç na tregon se Basha është një hiç, një tutkun politik, një budalla…

Puna është se në fillim z. Fazlliç duhet të na sqarojë se çfarë është ai vetë dhe kush është. Sepse ne realisht nuk e dimë. Për të është folur e shkruajtur shumë, është thënë se ka qenë lidhja serbe e Berishës, se ka futur hundët edhe në mbledhjet top – secret të atij që vazhdon quhet si Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Thirrja dhe dëshira e tij për të folur është sa problematike për të ashtuquajturat media, aq edhe shantazh për Bashën të cilit po i drejtohet dikush “që di ca gjëra”.

Dhe informacioni është pushtet. Z. Fazlliç nuk ngjan nga ata që ka mall për Shqipërinë dhe për median e saj. Ai është njeri i biznesit. Dhe një i tillë nuk flet pa interesa.

Nëse interesat e z. Basha i kanë lexuar të gjithë, nuk mund të thuhet  e njëjta për ato të z. Fazlliç, sidomos në Tiranën e sotme.

b.m. / dita

Titulli, i redaksisë. Marrë me shkurtime nga ResPublica

March 11, 2018 17:58
Komento

9 Komente

  1. intelektuali March 11, 18:46

    ResPublika ka harruar me qellim apo rastesisht qe ne kete ZALLAMAHI me sulme kontravese pro apo kunder Lulzim Bashes doli edhe nje Profesor Fillozofie qe deklaroi:

    LULZIM BASHA NUK KA DIPLLOME SI ENVERI DHE EDVINI

    por:

    Per fatin e keq te shqyptareve askush nga media jone kombetare nuk e investogoi kete lajm trondites qe trumbetoi Profesori Famoz i Fillozofise

    SI KESHTU KREU I PD-SE DHE BENIAMINI I SALIUT NUK KA DIPLLOME?

    Qe eshte shume me keq se te jete lobuar nga sovjetiket e Putinit per te pozuar me Presidentin amerikan Trump

    Qe eshte shume me keq se te kete genjyer per lekat qe ka deklaruar ne KQZ per lobime dallkauke kur dihet se Edvin Mashtruesi ka bere te njejten gje

    Te pakten Enveri dhe Edvini kane pranuar qe jane alifmatrake pa shkolle dhe pa dipllome, kur ky dallkauku i Saliut tani na del qe ka mashtruar me dipllomen e tij hollandeze prej avokati.

    JO KJO ESHTE NJE GJE QE NUK MUND TE DUROHET!

    Reply to this comment
    • Ahmet Zogolli March 11, 22:38

      Po mos u merr me diplomat o loqe, merresh ti qe ke kater klase sholle?

      Reply to this comment
    • Tradita March 12, 10:08

      ky filozof i njohur ka fakultetin e filozofise marksist- lenisniste dhe askush nuk e njeh ne bote si shkolle te larte mabruar.
      Ishte aq absurde sa edhe deklerata e tij se Leonel Mesi eshte shqiptare.
      Sa per dekleratat e e Fazlliçit se Basha eshte budalla, po por zgjuarsia e Fazlliçit qe nge ne qiell Edi Ramen i ben nder Lulzim Bashes. Mafjozi Fazlliç e mat zgjuarsine me mafjozitetin dhe ketu ka te drejte dhe i ben shume nder Lulzim Bashes.

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku March 11, 20:35

    Egzakt, po Damiri çne? Dmth çne qe juve te DITAs e jepni kete si lajm te rendesishem? Dmth çna intereson te dime ne ç’thote Damiri? Dmth mua nuk me duhet fare, ose nuk me plas fare (siç thote konia Erjon Braçe) as se kush eshte ky Damiri, po ja qe ju te DITAs tashti ma futet ne koke. A nuk ishte me mire te mos ia kishit varur fare as juve ketij Damirit, jo per gje po ky Damiri çne?

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku ka te drejte... March 11, 21:18

      eshte vertet e exzagjeruar ,
      ti besh jehone ne media ktij funderine antishqiptare
      nji nder basjhkepßuntoret qe i ka sherbyer kryekriminelit
      salih putana e kombit ,me gjithcka ka mundur e perfituar
      miljona nga Shqiperia .
      Ky plehr serbe do duhej te kerkohej nga Prokuroria
      e hetohej gjithcka me veprimtarine e tij nen
      qeverrine e bastardit kriminelit salih rrahman berrisha .

      Per ke e merrni kte plehr serbe ju !

      Reply to this comment
  3. Adih March 11, 23:04

    Ky shejtan budalla D Fazllic ,donte te perlante shuma te medhaja parash ,,me ndihmen e Berishes ,,e me vone ti ndanin bashke ,me nje te rene te lapsit , e mbi te gjitha ,me duar ne xhepa ,qe i ka pasur gjithmone bosh .. Prandaj ju Gazete e nderuar Dita ,me gjithe respektin qe kam per ju ,mos botoni as edhe nje lajm per kete fytyre te shpifur , se nuk ja vlen . .
    Kemi alergji kur e shikojme kete fshatar Bosnje , ne fotografi . Po te doje Sali Berisha , fotografine e ktij fshatari Bpshnjak , ta mbaje ciper kokes krevatit te tij , ,bile edhe ta puthi ,,sa here ta mari malli.??

    Reply to this comment
  4. Lili March 12, 05:07

    Jo ,jo eshte shume me interes kombtare me degjuar kete vegjel te sherbimeve : ke lavderon ky e ke hedh ne pleh eshte shume e rendsishme me dite ne te gjithe,seeshteardhmeria jone_ edhe kur mendojsh sa na ka kushtuar tregu i elektricitetit per faj te tij,duhet 2 here te jemi ma te kujdeshme sot se mos gjiknuri eshte basha i tij sot…dine gje gazetaret me cfare te ardhura shkon ky minister ne pushime luksoze nishullet e largeta…
    Kush ia dha EFTse tenderin e elektricitetit tone,?

    Reply to this comment
  5. Kris 1 March 13, 15:30

    Nuk e dime kujt ja shiti pronat ne Durres.

    Reply to this comment
  6. info analitike March 13, 15:37

    Pse nuk ia beni Rames kete pietje? Madje pieteni edhe per Pinarin, ate te Gerdecit. Pieteni se si po behet milioner fale ndertimeve tek kompleksi pertej ish- Uzines enver.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*