Po e tha ky, del gjithmonë

August 1, 2015 08:29

Po e tha ky, del gjithmonë

Kastriot Islami, ish-zyrtari i lartë i PS-së, sot deputet i PD-së thotë se regjimit oligarkik të Ramës po i vjen fundi. Sipas tij kryeministri do të bëjë kurban partnerin e tij qeverisës, Ilir Meta. Islami nënvizon se marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës janë të tensionuara. Më poshtë shënimi i tij i plotë në Facebook.

“Regjimi oligarkik i Ramës do të çrrënjoset çfarëdo që të bëjë e sado të përpiqet Rama për ta shmangur. Procesi i “de-oligarkizimit” sapo ka nisur me dekriminalizimin, që është faza më e lehtë dhe më e thjeshtë. Në parlamentin e ardhshëm s’do të mund të ketë asnjë oligark dhe as përfaqësues të oligarkisë. Kjo e shqetëson shumë drejtuesin e oligarkisë, Edi Ramën, i cili ka kohë që mendon të kthehet nga “konceptues, programues, realizues e përfitues” i oligarkisë në “luftëtar kundër oligarkisë”.

Dhe që të jetë i besueshëm i duhet të bëjë kurban Metën… Ky është edhe thelbi i tensionimit të marrëdhënieve midis Ramës e Metës, të cilat zor se do të gjejnë qetësi të qëndrueshme, pavarësisht ndonjë tërheqje taktike të Ramës nga sulmi që ka programuar; marrëdhënie të cilat do të çojnë në çarjen e koalicionit…” shkruan profet Islami në FB. Dhe ky ka treguar se të gjitha hesapet që ka bërë, i kanë dalë…

August 1, 2015 08:29
Komento

9 Komente

  1. Paci August 1, 09:40

    Kaçi simboli i politikanit qe per para shndrrohet nga i bardhe ne te zi , pa asnje problem se humbe besimin edhe si njeri .

    Reply to this comment
  2. bobi August 1, 09:59

    e ka vesh ne 97 ,fustanin me pala korenti . .buri …po u hap nga poshte, hapet dhe nga siper.

    Reply to this comment
  3. Elisi August 1, 10:17

    Flet plehra qe se pjerdh kush.

    Reply to this comment
  4. Elena August 1, 10:17

    Njeriu me pa dinjitet qe kam pare ndonjehere.

    Reply to this comment
  5. Ela August 1, 10:18

    Llapaqen legen.

    Reply to this comment
  6. Sala August 1, 10:19

    Pleher,funderrine njeri pa moral,i peshtire.

    Reply to this comment
  7. Benca August 1, 10:24

    Keto komentet e tua o Kaci i Zi ,jane per te fshire menderen

    Reply to this comment
  8. osum August 1, 10:48

    Marionete!

    Reply to this comment
  9. vezhguesi August 1, 14:29

    KACISLAMIZISALGJAKPI – emri i vertete i ketij politikani pa shtylle kurrizore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*