Si do reagonte këtu…Fevzoja? :)

February 14, 2014 20:14

Si do reagonte këtu…Fevzoja? :)

Në Youtube  qarkullon masivisht një fragment nga intervista e Presidentit rus Vladimir Putin me një gazetar të huaj. Fragmenti është shkëputur nga një pjesë e intervistës që i dedikohej çështjes së sistemit Anti-Raketë të projektuar nga NATO dhe SHBA.

Në një moment të intervistës, gazetari këmbëngul dhe i kujton Putinit pretendimet e NATO-s, e cila deklaron se ky sistem nuk është ndërtuar për shkak të Rusisë por për shkak të Iranit.
Putin, nga ana e tij bën një reagim që ka ngjallur shumë debate. Ai ia plas gazit dhe i thotë gazetarit: “Sa i lezetshëm që je ti. Të falënderoj, se jemi pak a shumë dhe në orarin që unë si rregull shkoj dhe fle gjumë. Të falënderoj se do iki për të fjetur me një humor të mirë”
Reagimet kanë qenë të shumta disa mendojnë se Putin mund të ishte treguar më pak tallës, por të tjerë thonë se reagimi i Putinit ishte më racionali i mundshëm, në kushtet kur gazetari i referohet deklaratave dhe pretendimeve të NATO-s sikur të ishin “të padiskutueshme”.

Të tjerë janë të mendimit se kjo ishte një përgjigje e zgjedhur me mjeshtëri nga Putin për të dhënë mesazhin se jo vetëm që këto pretendime të NATO-s janë hipokrite, por janë aq hipokrite sa të bëjnë për të qeshur.

Në fund të videos vërehet gazetari që pavarësisht humorit të Putinit ruan një pamje tejet serioze dhe të ngrysur.

A nuk do ishte interesante të shikonim njëherë gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu përballë një situate të tillë si mund të reagonte?  Ai i ka aq për zemër këtë çështjen e NATO-s, nuk rresht asnjëherë pa e përmendur borxhin e madh që Shqipëria i ka Dr. Berishës për anëtarësimin në NATO 😀

http://www.youtube.com/watch?v=4kRj7fPBYZk

February 14, 2014 20:14
Komento

4 Komente

  1. Petro February 14, 17:13

    A nuk do ishte interesante të shikonim njëherë gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu përballë një situate të tillë si mund të reagonte?

    Fevziu kurdohere do te bente rolin e peshkut si ia kane paracaktuar

    Reply to this comment
  2. Jorgaq February 14, 19:24

    E keni gabim. Per anetarsimin ne NATO ka merita te pa diskutueshme edhe Arta Dade, biles e gjitha eshte merit e saj.

    Reply to this comment
  3. Raimonda February 14, 19:30

    Fevzo eshte nje HIC=0, po c’tju besh ketyre kriminelve politikane qe kane ne dore fatin e popujve

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit February 15, 15:27

    natyrisht qe Putin eshte shef shteti dhe ka informacione te rezervuara,por te vendosesh sistem antirakete ne kufijte me Rusine dhe te thuash qe jane per tu mbrojtur nga Irani eshte tamam per estrade.,Nuk e honeps Putin,por ketu eshte treguar me inteligjent duke qeshur sesa t’i shpjegonte gazetarit njemije arsye e t humbte nje ore me shpjegime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*