Po gratë intelektuale ku janë?

May 13, 2017 13:45

Po gratë intelektuale ku janë?

Nga Zenepe Luka

Shkrimet e botuara në gazetën “Dita”, duke shtruar pyetjen :”Ku janë intelektualët shqiptarë në këtë kohë trazirash politike, ka gjallëruar tepër dhe vënë në lëvizje njerëz të ndershëm. Madje disa që e cilësojnë veten të tillë, u zgjuan nga gjumi dhe kërkojnë të bashkohen në grupime të ndryshme, për të paraqitur vizionin e tyre progresist, për të kuptuar përgjegjësinë se ky vend i stërmunduar nga politika, nuk mund të lihet në dorë të mendjeve të tyre të çartura, që ta çojnë në greminë.

Gjykimit të i Prof. Pëllumb Xhufit se për të merituar epitetin “intelektual”, përveçse shkencëtar, studiues apo artist i shquar duhet të jesh human e humanist, do t’i shtoja edhe epitetin patriot, t’i dhimbset ky vend, ky popull, që vazhdon të lëngojë edhe pse kapërceu një çerek shekulli në tranzicion. Shqipëria ka mijëra personalitete, të moshave të ndryshme me grada shkencore, akademikë, profesorë doktorë, të shquar në fushat ku punojnë, por, a mund të vlerësohen intelektualë, për derisa heshtin, nuk iu bën përshtypje trazira në vend, nuk guxojnë të ngrihen, të flasin me zë të lartë, por vegjetojnë në institucionet shkencorë, deri në Akademinë e shkencave.

Po gruaja intelektuale, ku është?

Dikush do të pyes teksa lexon këtë titull. Përse veçohen gratë, pasi edhe ato janë në armatën e madhe të intelektualëve të vendit.

 Unë paraqes argumentet e mia, që i konstaton çdokush, pavarësisht se nuk flet. Përfshirja e gruas në politikë, ka pasur dhe ka një rëndësi shumë të madhe, ndaj dhe bëhen përpjekje dhe vihet kusht për barazinë gjinore. Kjo, jo thjeshtë se përfaqëson gjysmën e popullsisë, por edhe për faktin se gruaja, që është nënë, bashkëshorte, motër, duhet t’i shohë në një këndvështrim ndryshe problemet, aq më tepër kur bëhet fjalë për situata të rënda e konfliktuale, sikurse po ndodh në këtë periudhë.

Gruaja politikane, apo ajo publike dhe intelektuale, e ka për mision të shpirtit të saj, që të përcjellë mesazhin e bashkimit, mirëkuptimit, të bashkëpunimit mes partive politike, që zëri i tyre, të rrëzojë “gardhin” e subjektit politik, që përfaqësojnë dhe të vështrojë larg, tek pasojat që sjell egërsia, gjuha e urrejtjes, deri edhe kriminale e politikanëve, në shoqëri, pjesë e të cilës janë fëmijët e saj, bashkëshortët, vëllezërit, motrat. Mbi të gjitha fëmijët.

Nuk mbahet mend , që në këtë çerek shekulli, gratë në parlament, të bashkohen dhe të flasin me një gjuhë, për një problem madhor, sikurse është fjala për gjuhën vulgare, të mbushur me shpifje dhe urrejtje për kundërshtarët politikë, për fyerjet e rënda, që janë përdorur live edhe për gratë. Rasti më flagrant i ish kryeprokurores Ina Rama, kur kryeministri i vendit guxon dhe thërret për të me sa fuqi që ka në Parlament  “Lavire bulevardi”.

Ku ishin gratë parlamentare, si nuk u skuqën dhe bashkë të dilnin me një deklaratë ku të nënshkruanin:Stop kryeministër. Duhet të përgjigjesh për këtë akuzë të rëndë ndaj kryeprokurores.

Kjo nuk ndodhi asnjëherë, për asnjë rast.

E pafalshme heshtja për thirrjen kriminale ndaj zonjës Vlahutin

Një revoltë e brendshme i gëlon çdo intelektualeje në Shqipëri, madje çdo gruaje të thjeshtë në këtë vend, për fyerjen tejet të rëndë, madje thirrje kriminale për të vrarë përfaqësuesen e BE në Shqipëri zonj. Vlahutin, nga një publicist i çartur, shpesh herë i papërgjegjshëm për ato që thotë e shkruan.

Po gratë e politikës, që kanë vërshuar në terren për të kërkuar vota, për të marrë një mandate të ri, apo të tjera që janë në çadër, përse nuk folën, nuk ngritën zërin e tyre në një media sëpaku, pa lëre të mendosh se ato të gjitha bashkë do të nënshkruanin një peticion. Nuk bënë këtë gjest, as pasi reagoi shkrimtari i madh Ismail Kadare, që u ndje i turpëruar në Paris. E pafalshme.

 Gratë nuk duhet të dallohen nga fustanët, ato duhet  të jenë vetvetja.

Është thënë shpesh e më shpesh në konferenca e tubime të ndryshme, se në të shumtën e rasteve gratë deputete nga i gjithë spektri politik, për një problem apo tjetër, nuk thonë atë që ndjejnë, nuk “shkelin vijën e partisë” edhe kur është e shtrembër. Ato i përkulen liderit, flasin me gjuhën e partisë, kanë edhe një arësye, po dolën nga vija e partisë, sikurse ndodhte në kohën e Partisë Punës,ato. mund të ndëshkohen, nuk vihen në lista për mandatin tjetër, por për to më shumë vlen karriera.

Kjo ka ndodhur dhe raste ka, sikurse ndodhi me deputeten Mesila Doda, shpresojmë të mos ndodhë me zonjën Bregu.Të gjykojmë edhe duke marrë në konsideratë “hallin” e tyre, por nëse  zëri i gruas do të ishte në kor, nuk do të guxonte lider t’i largonte, përkundrazi, do t’i thërrisnin mendjes dhe do t’i bënin apel vetes:Koleget gra duhen dëgjuar e respektuar, pa praninë e tyre, nuk ka parlament.

   Kësisoj gruaja do të zinte vendin që i takonte, do të përmbushte misionin që ka si grua, duke ulur e denjë në lokomotivën që e çon vendin në një shoqëri të vërtetë demokratike.

Që të arrihet kjo, ndoshta duhet vëmendje në përzgjedhjen e  gruas, që do të jetë në Parlament, që do të zgjidhet ministre, kryetare bashkie dhe në institucionet e larta shtetërore.

Duhet vënë vesh mendimit, tashmë i unifikuar, ku zë vënd shprehja: Që të bësh karrierë, duhet të shërbesh në një parti politike, të bëhesh zëri i saj, të flasësh me gjuhën e partisë…

Që këtej lind nevoja që bëhet korrigjimi, të mos jetë kriteri kryesor të qenit militante, kokulur, por ajo vajzë apo grua, të jetë vetvetja, të guxojë për të folur në emër të armatës së madhe të grave, që i kanë sytë nga ato, për të dërguar atje, zërin e tyre, zërin e të vërtetës.

Nëse do të ndodhte kështu, nuk do të shfaqej një fenomen, i shëmtuar do të thonim, që  disa nga gratë që janë ngritur në përgjegjësi, shprehin edhe një farë arrogance, me pretekstin se “ e kanë mirë me liderin”.

Nëse do të vlerësoheshin aftësitë, vlerat dhe kontributet e gruas, me siguri sitata do të ishte ndryshe, nuk do të kishim këto realitete, gati fatale në vendin tonë edhe pse kaluam një çerek shekulli nga rënia e regjimit.

Media dhe gruaja

Është një aspekt tjetër, që tregon ndasinë mes grave, por edhe ndasinë e medias, që është e pozicionuar në një krah apo në një tjetër.

Gratë e ftuara në panel, sigurisht përfaqësuese e spektrit politik, ku aderon, humbin qetësinë gjatë debatit dhe janë gati të zihen për flokësh, mjafton të mbrojnë denjësisht zërin e partisë, madje edhe porositë e liderit, që i ndjek bisedën dhe e këshillon edhe me sms, se si duhet të reagojë.

 A do të vijë një ditë që gruaja intelektuale, të jetë vetvetja, e vërteta në Parlament, organet vendimmarrëse qendrore dhe vendore, të përcjellë zërin dhe ndjenjat e saj?

Situatën që kalojmë, tregon se ajo ditë është e largët.

May 13, 2017 13:45
Komento

14 Komente

  1. Arben May 13, 15:25

    EH MOJ SHOQJA ZENEPE, TI TE MERR ………………

    Reply to this comment
  2. kris 1 May 13, 17:31

    Kemi aq shume intelektuale sa qe mund te organizojme Big Bradher ne cdo fshat.Vetem ne kete menyre dalin ne pah vlerat e tyre.

    Reply to this comment
  3. fteri May 13, 18:33

    Ky sulmë i ndyrë që u bë ndaj ambasadores të B.Europian është krim i shëmtuar .

    z. Vlahutin është ambasadorja model ,luftëtare e vijës së parë për reformën në drejtësi dhe kryerjen e wetingut në sistemin shqiptar të drejtësisë e falenderojmë .

    Ky sulmë i shëmtuar ,ëshë bër nga e njeta dorë e zezë kundër të vetmes gazetares së pa mvarur të shtypit të lirë në Vlorë z. Zenape Luka ,G. Koha jonë në vitin 1997 kur Sali Berisha i vuri zjarrin gjithë shqiprisë edhe minën në shtëpinë e gazetares Z.Luka .

    Banditët e S.Berishës donin eleminimin fizik të GAZETARES talentuar Z.Luka dhe gjithë familjes kur i vunë 5 kg dinamit në derë të shtëpisë .S.Berisha ,A.Hajdari dhe lakej të tjerë kriminal i vunë para përgjegjësisë për situatën ne vlorë gazetën koha jonë dhe gazetaren Z.Luka ,e fyen rëndë me fjalorin më TË PISTË banal siç fyen tani diplomaten e B.Europian në shqipri z. Vlahutin !!!

    Duke folur në miting në Vlorë v. 1997 demokrati A.Hajdari e quajti Z.Lukën një ” prostitut ” që bashkëpunonte me banditin Z.Çaushi ,i mbështetur edhe nga S.Berisha..

    Këtë metodë sulmi me fjalor banal e shpifje ka përdorur S.Berisha edhe sot në v.2017 nëpërmjet zëdhënsit , shpifsit Katëriot Myftarit ,një mental psiçik ordiner -kundër ambasadores BE-së ,z. Vlahutin,por në thelbë luftë kundër shqiprisë ne BE.

    SHOQËRIA E GRAVE DEPUTETE DUHET TË NGRIHET MË KËMBË TË DENANCOI NË GJYKATË PËR FYERJA PUBLKE DHE SHPIFJE ,QË ME KOSHIENCË KA KËRCËNUAR JETËN DHE NDERIN E NJË GRUAJE MIKE TË VENDIT TONË , TË DËRGUAR NGA BE në Shqipri për të na ndihmuar të vendosim themelet e shtetit të vërtet ligjor.

    Pra sulmi që u bë në shtyp kundër Ambasadores VLAHUTIN ishte me prapavijë të qartë politike !..

    Respekte z. Zenepe Luka që bënë këtë sensibilizim për gratë intelektuale të shqiprisë .Vetë e ka vuajtur banditizmin e S.Berishës në v. 1997 ,dhe tani historia përsëritet po ky kriminel e përdor kundër ambasadores Vlahutin, ELEMINIM FIZIK dhe moral .!!!

    A’ duhet lëmë këtë bandit të bëjë më dëme të mëtejshme ?!

    Reply to this comment
  4. Kristina May 13, 18:46

    Me frymezon kjo Zenepe Luka me shkrimet e saj, eshte grua fantastike, e guximshme, profesioniste si gazetare, por le te kuptosh qe i dhimbset vendi i saj.
    Une nuk te heq as presjen per problemet qe ngre per gruan ne politike e pergjegjesi, madje me shuyme duhet ti kishe mshuar pendes, pse jemi deshmitare te gjitha, qe keto zonjat kur marrin mandatin, apo postin, nuk te hapin telefonin, nuk u bie ndermend te kthehen atje ku muaren votat dhe te krijojne hapsirat per te ngritur problemet..
    Po, po eshte 100 here e vertete qe te zesh nje vend pune, lere pastaj te mendosh per kariere, duhet te jeshe nen sqetullen e kryetarit..
    Te lumte penda, ato nuk u skuqen as per Ina Ramen kur e fyu aq rende Berisha, as per zonj. Vlahutin, por ato nuk skuqen edhe kur i fyejne vete ato ne Parlament e kudo…Te rroje partia!

    Reply to this comment
  5. f May 13, 19:53

    Cila është ndjeshmëria e njerzve kur fyhet dhe ofendohet padrejtësisht një femër që punon për shqiprinë.?

    Reply to this comment
  6. kreshniku i maleve. May 13, 19:54

    ?!………..

    Reply to this comment
  7. entela shkodrane May 13, 20:41

    Grua e guximshme, gazetarja, qe ate qe e ndjejme dhe perjeton cdo grua e thua e shkruan publikisht.Une e kuptoj qellimin e shkrimit, qe kerkon me te drejte qe te perzgjidhet gruaja qe zgjidhet deputete apo emerohet ne drejtim te institucioneve, pasi ne plan te pare eshte te jeshe anetare e njue partie.Ka grua intelektuale te zonja, te shquara, te guximshme, qe jane lene ne hije, vetem pse jane vetvetja, jo thjeshte sherbetore te partise.Duhet terhequr gruaja potenciale e ndershme, e ndergjegjeshme, e pakorruptuar, modeli qe i duhet te drejtoje shoqerine.Fatkeqesisht nuk ndodh keshtu.
    Kjo eshte verteta, vetem duhet guxim per ta thene.

    Reply to this comment
  8. Gregor Lato May 13, 22:50

    Po kua intelektuale PD?
    Gjrni nje qe nuk ka folur me gjuhen e Berishes dhe me fjalorin e tij? Xhozefina – plumba ballit, Mesila- do t’iu varim tek palma qe dogjet (pas 21 shkurtit), Bregu – nuk ma merr mendja si i tha keto fjale Basha, ka qene i pavetedijshem – e shfajeson ajo. Gjeni nje te vetedijshem ne PD, burre ose grua? Po te mos ishte USA dhe BE qe u dhane ultimatum, ata edhe mund te digjnin dhe te vrisnin si me 2 prill dhe kur te vinin ne pushtet, nese do te vijne ndonjehere keta qe jane, do t’i shpallnin heronj. Kane perenduar ato kohe. Populli i njeh mire vrasesit.

    Reply to this comment
  9. Jorgo May 14, 09:22

    Te respektoj mkoj gazetare dhe te bej pyetjen.Si nuk u lodhe se shkruari duke ngritur probleme te mprehta, por me dhimbsesh se lodhesh kot, ke tere kohen qe ben keshtu.Duhet ta kuptosh qe jeton ne nje terren qe nuk e ndryshon dot ti, as 100 si ti.Ti e ke provuar, te kane rrehur, te hodhen tritolin dhe cfare fitove?Kam merak se trani do te rrahe ndonje grua politikane apo me post te rendesishem se i ke ngacmuar atje ku nuk durojne dhe rrahja e gruas, nuk shon lehte..Je nje emer i admiruar nga njerezit e thjeshte, por kete vend e ka ne dore politike…lere cfare thohut ne mejdan…Te drejtat, lirite….Sinqerisht me vjen keq per ty Zenepe Luka, te njoh nga shkrimet, pse une vete jam ne emigrim…

    Reply to this comment
  10. Jorgo nga Himara May 14, 09:32

    Te respektoj mkoj gazetare dhe te bej pyetjen.Si nuk u lodhe se shkruari duke ngritur probleme te mprehta, por me dhimbsesh se lodhesh kot, ke tere kohen qe ben keshtu.Duhet ta kuptosh qe jeton ne nje terren qe nuk e ndryshon dot ti, as 100 si ti.Ti e ke provuar, te kane rrehur, te hodhen tritolin dhe cfare fitove?Kam merak se trani do te rrahe ndonje grua politikane apo me post te rendesishem se i ke ngacmuar atje ku nuk durojne dhe rrahja e gruas, nuk shon lehte..Je nje emer i admiruar nga njerezit e thjeshte, por kete vend e ka ne dore politike…lere cfare thohut ne mejdan…Te drejtat, lirite….Sinqerisht me vjen keq per ty Zenepe Luka, te njoh nga shkrimet, pse une vete jam ne emigrim…

    Reply to this comment
  11. lulzimi May 14, 17:53

    O gazetare, grua e guximshme, qe te mbaj mend vetem duke shkruar e shqetesuar per gruan, SHqiperine, qytetaret…Nuk ke cfar ben vetem moj moter, fol sa te dusha, nuk te degjon njeri..Ne dreq te vene grate, kur nuk mendojne per vete, rri moj moter ne hallin tend se boll ke vuajtur..

    Reply to this comment
  12. Eristina May 15, 11:31

    Te kuptoj shume mire, moj gazetare, me kete mendje jam edhe une e mijera gra te ndershme, por eshte e kote te ngreshe zerin ne kete batak te politikes ketu, ku partite ne pergjithesi zgjedhin rreth vetes gra te paafta, militante, qe bejne be e rrufe per kryetaret…Intelektualet e verteta, qe ashtu si ti, pyes: ku jane, heshtin per dy aresye sipas meje: Ose nuk kane shpirtin patriot, qe tu dhimbset ky vend, ose jane te lidhur me interesa personale e familjare me politiken.Kush thote te verteten, ne Shqiperi ndeshkohet, ndaj jane terhequr dhe shikojne punet e tyre..Ti flet e shkruan sikur nuk jeton ne Shqiperi.Boll, se u lodhe, moj e uruar.Je vetem.

    Reply to this comment
  13. Aristoteli May 15, 13:55

    O eshte momenti qe grate te bashkohen dhe te kalohet nga situata, o kurre.Po kush i le grate e shkreta, ato pengohen nga burrat, nga kryetaret e partive, nga mendesia qe kane…Kjo eshte te rrahesh uje ne hava, ose te besh vrimen ne uje, o gazetare..

    Reply to this comment
  14. Zhuljana May 15, 20:10

    Me terhoqi vemendjen qe nje grua gazetare, shkruan per grate dhe e lexova shkrimin… Pa me thuaj moj zonje per cilat intelektuale flet, kur ato qe kane qene e jane ne krye, jane te paedukate, ziliqare dhe xheloze me njera tjetren, te liga…..Une qe i perjetoj vete keto fenomene, kur jam thjeshte nje drejtoreshe shkolle, pohoj me gohen plot….Gazetare ia fut kot…As pas 1 shekulli nuk do te arrihet ajo qe kerkon ti sot…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*