“Po hetojmë zyrtarë të lartë për korrupsion”

January 28, 2016 15:09

“Po hetojmë zyrtarë të lartë për korrupsion”

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla deklaroi se organi i hetimit po heton disa zyrtarë të lartë për korrupsion, pa specifikuar ndonjë detaj. Ai kërkoi referimin e rasteve nga policia.

Është e domosdoshme referimi i rasteve të zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm nga policia po nga të gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Pa diskutim që Prokuroria ka filluar hetimet e saj për disa zyrtarë të lartë që janë në proces hetimi, tashmë rastet janë bërë publike”, theksoi Llalla.

Deklaratat e tij u bënë në Korçë ku mori pjesë në analizën vjetore të Prokurorive të Korçës dhe Pogradecit. Apeli kryesor i kryeprokurorit ishte lufta ndaj korrupsionit.

Lufta kundër korrupsioni mbetet prioritet i punës së institucionit tonë, ashtu edhe i gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese. Ne do të vijojmë të japim kontributin tonë në këtë drejtim në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese”, theksoi gjithashtu.

Llalla përmendi edhe njëherë problematikat me policinë shkencorë, për të cilën tha se është diskutuar me strukturat përkatëse për t’i dhënë zgjidhje. /Dita/

January 28, 2016 15:09
Komento

3 Komente

  1. LLALLA E THARTUAR January 28, 18:09

    JETON ZYRTARE TE LARTE!?
    O JE IDJOT O JE I LINDUR ‘SAKAT’ NGA TRUTE SE POPULLI SHQIPETAR NUK KA INFORMACION QE DIKUJT TI JETE HEQUR MANDATI QE TE NDIQET PENALISHT! Duhesh arrestuar ne flagerance si pergjegjes per veprime antikushtetuese.Apo me zyrtare te larte quan Ermal Hoxhen qe kalbet ne burg se ka ‘kryer krimin’ se ka mbiemrin HOXHA?

    Reply to this comment
  2. tranzicioni January 28, 18:51

    Mos u beni naive,llalla s’mund te gjykoje veteveten e tij, per intrigat me dosjet qe flene.

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela January 28, 20:43

    Se mos eshte hera e pare qe ben deklarata te tilla!
    DO BEJME LUFTE, DE MORE DE.
    SI LUM TI POPULL QE NA KE NE…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*