“Po humbasim njerëz”, Rama: Të shtrëngojmë dhëmbët, të durojmë, të rezistojmë

March 23, 2020 11:45

“Po humbasim njerëz”, Rama: Të shtrëngojmë dhëmbët, të durojmë, të rezistojmë

Teksa vendi ynë ka hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim jetë njerëzish, kryeministri Edi Rama thotë se ajo që kemi në dorë është të kufizojmë lëvizjet dhe të ruajmë distancën e të respektojmë rregullat e higjienës.

Ndërkaq ka postuar dhe një video domethënëse.

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha:

Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar,

*Kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Rama.

j.l./ dita

March 23, 2020 11:45
Komento

3 Komente

  1. mirel March 23, 16:29

    Kina thote do duroni 2 vjet o Ramut. Do i shtrengojne dot dhembet shqiptaret per 2 vjet?

    Reply to this comment
  2. demo March 23, 17:35

    Z, gjeneral.Sot s`ka me terci verci.
    Ju jene ne krye te detyres.Populli ka detyre te bindet.

    Reply to this comment
  3. Lili March 24, 09:19

    Po cka po na thoni tash per ate ´gripp te lehté edhe ku humbi ajo qe mezi priste rastin e pare?!
    Hajde tash tregoni si e keni planifikuar jeten e shqiptareve gjate keture muajve?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim