Po kapitalizmi a është legjitim-o shoku Fatos?

August 20, 2017 10:42

Po kapitalizmi a është legjitim-o shoku Fatos?

 

Kohë brilante për vampirët,
kohë e keqe për të mirët,
ujqëria është në rregull,
se ka rënë e zeza mjegull.

Korrupsioni ha e ha,
ju bë barku sa një ka,
sa një ka e sa një lopë,
fukarai rënkon në gropë.

Rendi i ri qënkish hata,
njeriu njeriun ha,
po dikur nuk e besonim,
na u desh që ta provonim.

Shumica s’ka bukë të hajë,
dhe prapë i thotë derrit dajë,
zia zi e vapa vapë,
barku bosh e err me vrap!

Tani do pyes Fatosin,
që u kruajt me Kollosin,
Kollosin e Komunizmit,
Njëshin e gjithë njerëzimit.

Për Marksin po ju llafos,
që ju qep shoku Fatos,
një vrull Rosinanti mori,
dhe ilegjitim e nxori!

Po tani ky rendi ynë,
ku ha njeriu njerinë,
më thuaj-o miku im,
pse na qenka legjitim?!.

Ku qentë janë pasuruar,
nga puna e papaguar,
puna që krijon mbivlerën,
dhe të mirës i mbyll derën!

 

***

Kohë pa zemër…

Jam ateist e s’bëj hesap,
se fill pas vdekjes do kem gjyqin,
po shpesh në befasi e kap,
shokun Arben duke bërë kryqin!..

Po ç’bën kështu-Arben o lumë,
kështu pranuar ti ke gjyqin,
duket në jetë ke halle shumë,
gjersa shpëtim ke zgjedhur kryqin?!.

Greminë e pus i pambaruar,
koha pa zemër e robotit,
sa ateistët e betuar,
përunjësisht i luten Zotit!

A.Duka

August 20, 2017 10:42
Komento

5 Komente

  1. fevzi qeroz qeratai August 20, 15:13

    Cmerresh me funderina o gjeniu shqiptareve arben.
    Leri te zhgerryen ne llucen e qelbur3qe u pelqen

    Reply to this comment
  2. tafuz taxa August 20, 15:16

    Kellira si tafus taxa jane3kameleon qe pershtaten ne cdo klime

    Reply to this comment
  3. Arian August 20, 15:49

    E ke gabim o shoku Agron ! …e te mires i mbyll deren. Edhe kapitalizmi eshte nje faze zhvillimi qe ka te metat e tij por shume me pak se socializmi yt e i Marksit tend. Zhvillimi i pa kufijshem tregon te kunderten e perralles tende. Shoqeria perhere duhet te korrigjoje te metat qe dalin nga zhvillimi e nga diktaturat e çfaredo lloji qofshin.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 21, 09:52

      arian o kapedan
      ke të drejtë kur shkruan kaq bukur se”Shoqeria perhere duhet te korrigjoje te metat qe dalin nga zhvillimi e nga diktaturat e çfaredo lloji qofshin.”
      po në të njëjtën kohë përse nuk i shtron vetes pyetjen”përse nuk ju dha mundësia për të korigjuar të ” metat qe dalin nga zhvillimi e nga diktaturat e çfaredo lloji qofshin.”dhe socializmit??
      përse nuk analizohet me objektivitet ajo kohë dhe ai sistem?!përse nuk kritikon diktaturën socialiste,por shan me kuç e me maç sistemin socialist??
      o arian o trapazan,harron se dhe ti je një pjesë e atyre që deri dje shanin kapitalizmin dhe sotë socializmin,nesër do të bësh të njëjtën!!ty nuk të intereson e vërteta!ty të intereson mbijetesa tënde,instinkti i mbushjes së barkut!!e njëjta gjë me tos tarifën!!dhe ai deri dje na çau hajdart me M-Lnë e tij,sot na i çanë kapitalizmin e pastër dhe hyjnor!!
      ai si dhe shumica është i arsimuar,por asnjëherë nuk ka për tu bërë pjesë e ELITËS INTELEKTUARLE,pothuaj e inegzistente shqiptare!!
      të vjen keq kur kupton se sa të shitshëm jemi ne shqiptarët,por më e keqja është se,shpesh shitemi falas!!

      Reply to this comment
  4. shabani August 21, 08:07

    I madh aty

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*