Po kthehej nga Gjermania, 39-vjeçari hidhet nga trageti në det 12 milje larg portit

April 19, 2014 09:32

Po kthehej nga Gjermania, 39-vjeçari hidhet nga trageti në det 12 milje larg portit

Një pasagjer i tragetit “Bridge” i linjës Durrës-Bari është hedhur në det në momentin kur trageti ka qenë rreth 12 milje larg portit të Durrësit.

Trageti ishte nisur mbrëmë rreth orës 23:00 nga porti i Barit.

Ora 10:11 Identifikohet pasagjeri i hedhur në det – Burime të sigurta bëjnë të ditur se personi që u hodh në det është Gentian Peta nga Gjirokastra, i datëlindjes 1975, dhe nga të dhënat e para mendohet se vuante nga depresioni. Po kthehej nga Gjermania për të festuar Pashkët

Shefi i Kapitenerise për Ora News: Kërkime në det- Në një lidhje telefonike për Ora News shefi i kapitenerisë së portit të Durrësit Gazmend Tahiri informoi se mendohet se personi që është hedhur në det mund të jetë një person i cili ishte i dënuar dhe do të ekstradohej në Shqipëri për të kryer dënimin e mbetur. Ai tha se operacionit të shpëtimit të pasagjerit po i bashkohen dhe mjetet e Guardia di Financa

“Trageti ka ndaluar lëvizjen e tij dhe po punon. Në target udhëtonin 600 pasagjerë. Po analizohet se cili mund të jetë personi që është hedhur. Flitet se personi që është hedhur në det është rreth 30 vjeç në bord. Mund të jenë njëri prej dy personave të cilët po ekstradoheshin. Operacionit të shpëtimit të pasagjerit po i bashkohen dhe mjetet e Guardia di Financa. Ndërkohë që dallgëzimi është i forcës 5 ballë“

April 19, 2014 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin