Ku i ke votuesit ti- o Nastradin?!

April 22, 2019 14:08

Ku i ke votuesit ti- o Nastradin?!

Diçka prisnim për të thënë,
dhe Nga Nardi Qesharaku,
doli-dhe na mbyti mbrëmë,
me përrenj e lumenj gjaku!

S’qe droguar-as qe dehur,
qe i kthjelltë Zot-o Zot,
kur tha: “Ata poshtë janë nxehur,
dhe ne lart s’i mbajmë dot?!”

Na kënaqe zoti Ndoka,
po vlerat të gjithë s’t’i dinë,
kur gjithë vendit i dhëmb koka,
ti vepron si aspirinë!

Na heq halle e siklete,
po vlerën të liqtë s’ta dinë,
je super estradë më vete,
të dhjefsha “Portokallinë!”

Ti je Burrë Shumë i zoti,
dhe pse shumë thonë se je trap,
mos vur kujën kot së koti,
se aq njerëz s’bën dot zap?!

Na trembët me këto proçka,
Nëntëdhjetë e Shtatën ndale,
njëlloj sikur të flet rroçka,
dhe jo mëndja gjeniale!

Bashkë me kushëririn tim,
Agron Duka në agrare,
kini shumë frymëzim,
për betejën më të madhe!

Jo betejë kot së koti,
jo fjalë më the-të thashë,
po me tanke-gjyle topi,
me bomba e me kallash!

Thotë ndonjëri:”Tanke s’keni!”,
po shtruar avash-avash,
ja rrëmbeni atij qeni,
topa-tanke e kallash!

Do rinohet plaku i marrë,
se ti di si merret haku,
sa dhe demit tri vjeçar,
përmbi gjunjë do t’i shkojë gjaku!

Shpirti luftarak s’të soset,
të paçim o Nardi Ndoka,
emri yt do na shpaloset,
si flamur përmbi Epoka!

Paqe-jetë-o mik i vjetër,
qenke Njësh dhe për horror,
po kur flet për një luftë tjetër,
na duket se bën humor!

Vërtetë janë egërsuar,
dhe ti s’mundesh-dot s’i bind,
hiqe stresin-merre shtruar,
se nuk bëhen as Njëqind!

Kushua im ka frymëzim,
po është në fronte të tjera,
këndoni pa hezitim:
“Me dy lule s’vjen pranvera!”

Këndoni të krreni frikën,
Nardi bëji hyzmet lugës,
Lulëzimi me Monikën,
do t’ju lënë në mes të rrugës!

A.DUKA

April 22, 2019 14:08
Komento

9 Komente

  1. info analitike April 22, 18:32

    Ndoka ka po aq votues sa c’kishte lali Dhjeri me G99!
    Pastaj shiko o bejtexhi se edhe ti je tek niveli i Ndokes per mend apo te duket vetja me i mire!!!

    Reply to this comment
  2. info analitike April 22, 18:50

    Ndoka ka po aq votues sa c’kishte lali Dhjeri me G99!
    Pastaj shiko o bejtexhi se ne PS e ke plot me dpeutete te nivelit te Ndokes pastaj pse ore ty te duket vetja me i mire?! Te lexosh marrezite qe ke shkruar keto dite madje po ia kalon edhe Ndokes.

    Reply to this comment
    • shqipe April 22, 21:34

      Po ç’te beri lali eri ty, moj, tifo analitike, ë,ç’te beri,apo nga qe e beri Tiranen nuse dhe ju ballisteve u vret syt e bukura!..
      .

      Reply to this comment
      • info analitike April 23, 04:38

        Aaaa ti i ke sitë për të bukurat e Lalit o Neti. Ja shekoje Tiranën që është katandisur në pike të hallit e mbytur nga betoni dhe kullezimet. E me flet për të bukurën ti duke marrë si shembull një mashtrues e hajdut ordiner të pështirë. Rri o Neti për kokën tënde.

        Reply to this comment
  3. info analitike April 23, 04:39

    Aaaa ti i ke sitë për të bukurat e Lalit o Neti. Ja shekoje Tiranën që është katandisur në pike të hallit e mbytur nga betoni dhe kullezimet. E me flet për të bukurën ti duke marrë si shembull një mashtrues e hajdut ordiner të pështirë. Rri o Neti për kokën tënde.

    Reply to this comment
    • NETI VJOSA April 23, 12:45

      O info, o derman,
      Mos i ngaterro librat.Qenke berë per te qarë hallin…
      “Shqipe” eshte tjeter person, nuk eshtë Neti.
      Ah medet, medet per keta blogistët tanë si puna jote o info djali…
      N.Vjosa nuk komenton më se nuk me do qefi te caje derrasa me ca tipa si ty info.Te pershendes info dhe po ke kohe shkruaj dhe per mua, deri sa te thartohet mëndja…
      Vetem librat mos i ngaterro…!

      Reply to this comment
  4. Vasili April 23, 11:07

    Je ´´parimor´´apo me mire mbahesh si i tille,vec per distanca te largeta ku ndodhet nardndoka,dhe cuditerisht nuk shikon djalin e xhaxhait tend,apo Duken e krimit,qe nuk ka lene surrat pa nderruar thjesht,per nje karrige,qe ja afrojne ata qe e kane poshteruar.
    Presim mos permendesh ndonje here dhe shkruan per ate qe njeh me mire.

    Reply to this comment
  5. labi April 23, 13:53

    O zoti Duke sot e paske menderosur fare,dhe me Nardin u more o derezi,qe ai eshte gallate kete e dime po qe te bije kaq poshte nuk do ta besoja,nuk je gje kur e ul steken,pak te duket Lul hollandezi qe e kemi artist,100 vjersha ti besh dhe prap jane pak,sa per keta qe shkruajne per lali Erin nuk ja vlen e tregon puna,nuk kalon vit pa marr cmime nderkombetare.Po keta medemek te djathtet nuk e kuptojne se nuk dine te bejne shtet,e kane dhier sa here i kane hipur kalit,ose kane vrare o kane djegur Shqiperine.500 here te bejne zgjedhje aq here i humbin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*