Po kush dreqin na pengon?!

March 16, 2015 17:02

Po kush dreqin na pengon?!

Arben Duka

 

Populli do përparimin,
dhe për përparim voton,
do paqen dhe vëllazërimin,
po kush dreqin na pengon?!

Qeveria ditë e natë,
po për këtë qëllim punon,
s’na nxjerr dot nga kjo lëngatë,
po kush dreqin e pengon?!

Edhe “opozitë e madhe”,
përparimin aspiron,
po s’e heq dot këtë valle,
po kush dreqin e pengon?!

Drejtësia-drejtësinë,
natë e ditë trumbeton,
po është ende në greminë,
po kush dreqin e pengon?!

Edhe shoqi President,
përparimin menaxhon,
po nuk shfaq kurrfarë talenti,
po kush dreqin e pengon?!

Edhe pushtetet lokale,
veç për këtë promovohen,
po janë rrugët plot fekale,
po këta nga kush pengohen?!

a dyshim Prokuroria,
një hetim të thellë premton,
po kurrë s’preket çatia,
po kush dreqin e pengon?!

E gjithë media përgjërohet,
të vërtetën për të shkruar,
po gënjeshtra lartësohet,
kush dreqin e ka penguar?!

Analistët radhë-radhë,
ngulen në televizion,
të zezën e bëjnë të bardhë,
po kush dreq i frymëzon?!

Parti e mini parti,
na shpalosen si kampion’,
pastaj bëjnë kakërdhi,
më tutje aksioni s’shkon!

Që të gjithë dhe të gjithë,
plumba përmbi korrupsion,
po Atdheu u bë bythë,
dhe përpara hiç s’po shkon!

Që të gjithë dhe të gjithë,
betohen për Shqipërinë,
Shqipëria u bë bythë,
dhe të liqtë nuk i dimë!

Dhe të liqtë nuk i dimë,
se të gjithë hiqen të mirë,
ama-Shqipëri mavrinë,
e kthyen në shkretëtirë!

Për të mirë e për të mirë,
çdo shqiptar sot aspiron,
po pse jemi shkretëtirë,
po kush dreqin na pengon!

Veç të thëna e të thëna,
po dhe njëri-tjetrit gurë,
të keqes po s’ju gjet rrënja,
s’kemi si ta presim kurrë!

Kemi harmoni fetare.
Po, kjo vlen për t’u studiuar,
se për ardhmërinë shqiptare,
jemi krejt të shpartalluar!

March 16, 2015 17:02
Komento

5 Komente

  1. mira March 16, 20:44

    I nderuar Arben, qe je trim e ke treguar kur te terhiqnin zvare horrat dhe langonjte e saliserbit.
    kete e dime
    Qe qe ke pene mjeshtri edhe kete e dine shumica e shqiptareve.
    Po arsyeja qe nuk e thua hapur fare se kush pengon gjithe keto qe ju shkruani, kete nuk e dime.

    Reply to this comment
  2. Q.l,-karvani ecen para March 16, 20:58

    Eshte fare e qarte se kush dreqin ju pengon !-Ja mesoje po te mos e kesh ditur me pare!
    – Ne tere boten,jetojne TRE dreqer,dy prej tyre e kane folene ne ALBANI,ndersa i treti qe sillet rrotull botes,vjen ben pushimet ne Albani me vellezrit,-ja pra sa e thjeshte eshte enigma e pengeses !

    Reply to this comment
  3. Lleshi March 17, 09:39

    Sepse antishqiptarizmi
    fare e mbjelle ne keto troje
    i ka rrenjet tek shovinizmi
    tek armiqte e cdo boje

    Kush ne 1913-ten
    e coptoi kete vend
    kush mohoi te verteten
    me gjakun e tij u dend ?

    Ata jane prape sot
    qe bedelet mbajne me para
    qe si krokodili derdhin lot
    prene e tij kur e ha !

    Aleance e madhe shume
    kunder nje populli te vojtur
    qe ka derdhur gjakun lume
    por kurre nuk eshte shojtur

    Keshtu do te jete ngahera
    Se kjo eshte histori e gjate
    dhe kur ne vend gjejne plehra
    diten e bejne nate

    Do te zgjase dhe ca kohe
    se pas erresires drita vjen
    kur njerezve t’iu vijne mendte ne koke
    se tjeter formule nuk gjen

    Shqipetaret ditezinj
    kane humbur arsyen
    kane harruar miqesine
    dhe ujku nder ta shqyen

    Nuk pranojne te verteten
    e shajne dhe mallkojne
    prandaj vuajne gjithe jeten
    shpirterat gjak iu pikojne

    Mbeten me koken mbi re
    Diellin jashte e kerkojne
    kane harruar qe kane Atdhe
    dhe vete duhet ta zoterojne

    Jane kthyer ne lypsare
    sepse eshte pa lodhje “pune”
    ndaj Atdheu hiqet zvarre
    dhe e drejtojne disa majmune

    Reply to this comment
  4. komunist pa teser March 17, 14:14

    Na pengon eksremizmi komuniste,e kaluara e nje shoqerie te mbyllur dhe gjithe soji i tellalleve amatore e profesioniste te oborrit qeveritare…

    Reply to this comment
  5. Shqiptari nga Kosova e shpartalluar March 18, 06:36

    Te nderuar komentues, mbajeni vëth ne vesh. Une e kam gjetur te verteten e kesaj gjendje. Edhe ju e thoni te verteten, por i çik si anash . Kryefajtor , shumica e bejne Sali Berishen, dhe ashtu eshte, pastaj eksponente te partive te ndryshme qe kush per karrier, kush per emer e kush pe antishqiptarizem i kane bere dhe po i bejne gjemen atdheut.
    E verteta, qe duhet then me ze te larte eshte se UDB-ja eshte ulur kembekryq ne trojet tona, kudo, ne Shqiperi, Kosove etj. Kjo eshte e verteta. Kurre Serbia nuk do na lej rehat me agjentet e vet qe i ka ne te gjitha strukturat shtetrore. Serbia eshte nje shtet qe prej se eshte “kurdis” ne ballkan tjeter politike nuk ka ndjekur veç asaj qe si e qysh te na pengoj ne berjen e Shqiperis( me te gjitha trojet) shtet te konsoliduar. Ne çdo periudhe , ndikimi i saj ka qene i madh. Po arritem qe tia shkepusim fijet e rrjetit qe ka thur ne te gjitha segmentet e jetes sone ateher Shqiperia do behet. Perderisa kryekrimineli dhe agjenti i devotshem i tyre Sali Berisha eshte akoma ne politike i cili ende luan rol antikombetar , ne skemi per te pare dite te bardhe. Eshte detyre mbi detyrat te çrrenjosim pengesen kryesore: SERBINE ,e cila eshte ulur kembekryq ne trojet tona..!
    Te gjitha te keqiat qe kemi ne, armiqesine ekstreme qe reflektojme kunder njeri tjetrit eshte pasoje dhe vetem pasoje e ndikimit te stergjatur te armikes kryesore ,SERBISE!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank