Bisedat e grabitësve të Rinasit: Po lëviz Policia! Në “lojë” dhe dy të moshuar

May 1, 2019 11:45

Bisedat e grabitësve të Rinasit: Po lëviz Policia! Në “lojë” dhe dy të moshuar

Zbardhen bisedat e telefonike të grabitësve që hynë në pistën e Rinasit me një person të gjashtë, i cili qëndronte në parkingun e Aeroportit dhe orientonte grabitësit për lëvizjet brenda pistës por edhe jashtë.

Policia është vënë në kërkim të koordinatorit, i cili deri më tani nuk është identifikuar, ndërsa dy numrat e telefonit që u përdorën nga grabitësit rezultojnë të jenë blerë në treg të zi dhe janë regjistruar në emër të dy të moshuarve që nuk kanë lidhje me grabitjen, por u është përdorur identiteti për blerjen e numrave.

“Po lëviz Policia”, ka qenë telefonata e koordinatorit drejt grupit që po kryente grabitjen e rreth 5.7 milion eurove në pistë”, ndërsa nga analizimi i qelizave telefonike rezulton se kjo telefonatë nga numri i personit në kërkim drejt telefonit të grupit, është fiksuar nga antenat që ndodhen pranë aeroportit çka ka bindur hetuesit se ai ka ndjekur dhe koordinuar veprimet, raporton report tv. Ndërkohë që nga të dy numrat e telefonit, hetuesit kanë rigjeneruar vetëm këto biseda dhe nuk rezulton që këto telefona të jenë përdorur më parë.

Sa i përket tre furgonave të përdorur në grabitje, rezulton se që të tre janë vjedhur në Kosovë dhe pasi kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri u është ndryshuar numri i shasisë dhe u janë vënë targa false.

Nga analizimi tre mjeteve, dy Mercedez Vitto të djegura dhe një Chervolet model amerikan, hetuesit kanë siguruar edhe prova të tjera që po ekzaminohen që mund t’i lidhin me grabitësit e përfshirë.

l.h/ dita

May 1, 2019 11:45
Komento

2 Komente

  1. dy te moshuar ????????? njeri eshte berisha ,tjetri miku tij i vjedhjeve May 1, 11:50

    hahah ,

    üp afron dum dumi

    do ti dali shpejt tymi

    Reply to this comment
  2. plakunr1 May 1, 14:25

    Gazetar leshi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim