Po me Babalen ç’po bëhet xhanëm?!..

August 2, 2018 11:43

Po me Babalen ç’po bëhet xhanëm?!..

Filloi edhe Gushti,
vapë që ç’ke me të,
ende me Babalen,
s’e dimë se ç’u bë?!.

Po dimë që shepraku,
gënjeu açik,
tani ka kërkuar,
strehim politik!.

Strehim ka kërkuar,
për djalë e për vete,
se në Shqipëri,
ka rrezikim jete!.

Dhe nuk di nga kush,
të ruhet më parë,
ndaj po e strehojnë,
vllaznit kosovarë!.

Dhe nuk themi dot:
” Babalja gënjen!.”,
gjersa ekspertiza,
këtu nuk po vjen!.

Neve këto punë,
s’i kuptojmë mirë,
pse kjo ekspertizë,
është kaq e vështirë?!.

Dihet që Babalja,
keqaz ka gënjyer,
dhe shumë “burra shteti”,
keq i ka përlyer!.

Babale besniku,
i preu në besë,
ndaj ata për zbardhjen,
s’kanë hiç interes!.

Në kuzhinë të SHQUPIT,
çorba është gatuar,
plot pesë deputetë,
keq janë ngatërruar!.

Në një shtet normal,
këtë të sajonin,
që të pesta kokat,
do të fluturonin!.

Do të fluturonin,
në një vend normal,
dhe do të trajtohej,
si super skandal!.

Po veç me Babalen,
ja që s’u mbyll vera,
se Lulashi bëri,
skandale të tjera!.

Në sallë të Kuvendit,
trapi ligjëroi,
dhe sekrete shteti,
i dekonspiroi!.

Biles atë ditë,
bëri dhe garantin,
me gishtin tregues,
shënjoi Taulantin!.

Shënjoi Taulantin,
Lulash’ i kazanit,
si garant i MAFIES,
i gjithë Elbasanit!.

Po Balla i tha:
“Po gënjen-or qyq!.”,
edhe menjëherë,
e hodhi në gjyq!.

Dihet që Lulashi,
gjyqet s’i ka frikë,
për dreq-atë ditë,
qe në Amerikë!.

Kuptohet që gjyqi,
si gjithnjë u shty,
po ne hiç s’e dimë,
ç’po bëhet tani?!.

Po dimë që Lulit,
nuk i mbyllet gryka,
del e flet pareshtur,
pa presje dhe pika!.

Gjer në grykë i zhytur,
koka e partisë,
del dhe pa pikë turpi,
të gjithë i bën pis!

A.DUKA

August 2, 2018 11:43
Komento

9 Komente

  1. A more babale August 2, 14:56

    Siç duket te gjithë janë perlyer me kete “Babalen” kreret e Shqupit dhe kreret e mazhorances..” Fjen era tradheti burraaaa” shpehja e aktorit te ndjere.. dhe kesaj pune asnjera nuk do qe kjo te zbardhet … show mbaroi tani nuk i intreson askuj.. do presim ngjarjen e radhes dhe ne shqiptaret i votojme , e i votojme pelivanet e politikes shqipetare. Turp…

    Reply to this comment
  2. katarakti August 2, 16:47

    Me duket se pergjigja e pyetjeve qe ngre Arbeni eshte e thjeshte. Asgje nuk po behet per Babalen, per Lulushin e kompani se kete kryeminister kemi. Krejt i papergjegjshem, pa burreri dhe pa cipe.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit August 2, 17:28

    ne vend te babales do vije babuçi

    Reply to this comment
  4. raqi August 2, 18:27

    Fantastiku Ben Duka ,,
    Respekte dhe shendet

    Reply to this comment
  5. info analitike August 2, 21:58

    E njejta gje qe po behet me Balilin o bejtexhi apo ty te ha malli vec per armiqte e partise! Ore po me ata drejtuuesit e policise c’po behet ke marre vesh gje? I kapen apo jane ende ne kerkim ata trimat e Tahorrit te droges?

    Reply to this comment
  6. ServetS August 3, 08:29

    Nuk dihet kush genjeu! Rama apo Babalja sepse ishte Rama qe tha se è kishte bere ekspertizen dhe doli genjeshter por me sa duket eshte po Rama qe po e zvarrit ekspertizen se me sa duket paska dale e vertete deshmia e babales. Nuk e kuptoj me cfare llogjike poeti yne i madh edhe per kete vonese akuzon opoziten

    Reply to this comment
  7. tradita August 3, 10:33

    Shkoni tek mjeku o komentues. Keni nevoje. Sikur te mos te ishte minister i brendshem Fatmiri edeh mund te flisinit por ai i ka te gjitha ne dore pse nuk e ben. Eshte e thjeshte te gjitha sa ka thene Babalja jane te verteta. Kaq edhe me … e kupton. Prokurori, gjykata polici i ka rilindja pse nuk e zbardhe.. kaq.. o….o.. oo.

    Reply to this comment
  8. intelektuali August 3, 12:01

    BABALEN E KA FSHEH FATMIRI I EDVINIT
    SI GONIN E DROGES ME ATA TE TAHIRIT
    RILINDJA ENVERISTE U JEP FLATRA ZOGU
    SI SOCIALSTE TE PARTISE ME ROBA DOKU
    C’PUNE KA OPOZITA O BEJTEXHI MAVRIA
    KUR OPOZITA ASHT PJELLE NGA QEVERIA

    Reply to this comment
  9. kris 1 August 3, 13:09

    thone se me marreveshjen Lul rama Babalja ka ffilluar pune ne vend te Vishos

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*