Po ndërtonte laborator për përpunimin e drogës, arrestohet 50-vjeçari në Fier

May 10, 2018 11:21

Po ndërtonte laborator për përpunimin e drogës, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Në një magazinë, të mbuluar nga jashtë me kashtë policia e Fierit ka zbuluar një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrolli është bërë në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorë nga 250 KF.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.

Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.

o.j/dita

May 10, 2018 11:21
Komento

2 Komente

  1. Po e ndertonte ?! Pra akuze jo e plote . May 10, 11:46

    Ne tentative .
    Akuza e paqarte .

    Dmth , dukej si e tille si laborator ,
    por qe shume mire mundet me qen nji laborator
    experimental qe studjon vetite e X droge ?!

    Experimentimi nuk eshte i ndaluar APO jo 😛

    Reply to this comment
  2. Spartaku May 10, 13:46

    Pse nuk e mbajti ne vezhgim laboratorin policia,deri sa ta arrestonte te zotin e laboratorit?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*