Po ndodh: Presidenti Nishani nis trupa paqeruajtëse shqiptare në Itali

June 10, 2016 18:15

Po ndodh: Presidenti Nishani nis trupa paqeruajtëse shqiptare në Itali

 

Mësohet se presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani urdhëroi ditën e djeshme zbarkimin në brigjet italiane të mbi 20 mijë trupave paqeruajtëse shqiptare, duke deklaruar mbështetjen e plotë për vendin e trazuar të Apenineve, në përpjekjen fqinje për të ruajtur atë çka ka mbetur nga demokracia e tij e brishtë.

“Duhet të bëjmë të pamundurën për të mbështetur zgjedhjet e lira së afërmi në gadishull, në mënyrë që demokracia ende e dobët të hedhë rrënjë edhe tek fqinjët tanë të varfër. Italia ka një rol të rëndësishëm për paqen e gadishullit apenin dhe stabiliteti i këtij vendi është jetësor edhe për interesat e Shqipërisë në këtë rajon”, theksoi Nishani për mediat.

Presidenti shqiptar i bëri thirrje kryeministrit Renzi, karagjozit Bepe Grillo, seriozit Berluskoni dhe aktorëve të tjerë të politikës së Romës, të njohin rezultatet e zgjedhjeve të afërme që po përgatiten dhe të mos mbajnë peng proceset demokratike.

“Derisa partitë italiane të mësojnë të respektojnë institucionet dhe ta njohin humbjen, ky vend nuk do të bëhet kurrë demokraci e vërtetë. Deri më sot, Italia vetëm gjeografikisht është në Europë”, tha Nishani.

Mësohet se forcat shqiptare, ndërkaq, do të stacionohen kryesisht në rajonet problematike të San Remos, Porto Çervos, Kaprit, Sardenjës etj. Këta paqeruajtës do të ndihmojnë popullsinë lokale, do të ruajnë rendin dhe qetësinë dhe do të shërbejnë për një afat të pacaktuar, derisa vendi fqinj të fillojë të eksportojë stabilitet dhe siguri.

“BE nuk është e plotë pa Italinë. Por nëse Italia nuk jep prova se ka hyrë pa kthim në rrugën demokratike, Shqipëria, domethënë edhe komuniteti ndërkombëtar bashkë me Shqipërinë, do detyrohen të marrin masa të ashpra. Italianë, tregoni se na meritoni!”, përfundoi presidenti Nishani.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Zoti na ruajttë që ngjarjet e përshkruara të jenë reale.

June 10, 2016 18:15
Komento

4 Komente

  1. X13 June 10, 18:46

    hahahahaa 🙂

    Reply to this comment
  2. Shaqja June 10, 18:57

    Nuk behet gje me ushtare o Bujo. Me mir shko vet te vesh rregull. Dhe meqe vete, ishalla rri andej

    Reply to this comment
  3. i 20 mijti "bujarrruajtes" June 11, 10:40

    Me mire le te shkoje vete, “o gojet e liga”, qe larg qofte ne ndonje perplasje ta rrahin e ta zhdepin vellezirit tane italiane dhe ta bejne pistil sakatin (kryesisht ne tru), se ky Erion Veliaj, veç zhurme i ben. Do t’i luteshim AMSAS t’na dergoje fotot e para nga kjo rrahje (megjithate pa mustaqe), pasi per te ngrene e prie po jemi ne hall, te pakten ta harrojme urine me kete karagjoz, i cili ne forumin n/k te karagjozeve, eshte shpallur “Karagjoz i shekullit XXI”

    Reply to this comment
  4. harillaqi June 14, 21:34

    Nishanlliu yne,eshte vellai i karagjozit Bepe Grilo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*