Po neve dhe këtë herë e kemi të keqen brenda!

February 25, 2018 13:40

Po neve dhe këtë herë e kemi të keqen brenda!

Në Greqi ka plasur sherri,

dhe po bëhet kijameti,

se nga fqinji verior,

grekut po i merret deti!

Bakojanis e opozitës,

ministrja me elegancë,

Kotzias-ministrit të jashtëm,

i  kërkon  interpelancë!

Sipas medias së Greqisë,

që si demi turfullon,

i është falur Shqipërisë,

një pjesë që s’i takon!

Paktin e Dymijë e Nëntës,

ata s’e quajnë të vdekur,

biles fort i ngulin këmbët,

që të mbetet i paprekur!

Po dhe përkëtej kufirit,

po punohet për Greqinë,

gjer tani nur-presidenti,

nuk jep plotfuqishmërinë!

Dhe këtu është ngritur sherri,

“bomba” kundër qeverisë,

akuzohet Edi Rama,

se po i fal det Greqisë!

Nëse Meta s’e hap dritën,

të gjithë vinë vërdallë kot,

se pa plotfuqishmërinë,

negociata s’bëhen dot!

Kur dy palët janë gati,

për një marrëveshje të re,

sabotimi vjen nga s’pritej,

pikërisht këtej nga ne!

Nga viti Dymijë e Nëntë,

neve jemi të dëmtuar,

ndaj Gjykata Kushtetuese,

marrëveshjen e ka bllokuar!

Kur çdo gjë po bëhej gati,

të merrnim ç’na është marrë,

marrëveshje e re bllokohet,

nga presidenti shqiptar!

Presidenti-qeverisë,

po i bën goxha tranazh,

doli tek shteg’ i Saliut:

“Të shkohet në Arbitrazh!”

Në Arbitrazh-Shqipëria,

asnjëherë nuk ka fituar,

po aty ne s’shkojmë dot,

me marrëveshje të bllokuar!

Paktin Basha-Bakojanis,

vetë greku e lëshoi,

po edhe paktin e ri,

Ilir Meta e bllokoi!

Po ecëm në këtë rrugë,

pakt të ri s’do kemi fare,

a mund ta quajmë këtë,

një Tradhti Kombëtare?!

Duket-qeveria Rama,

ishte në rrugën e duhur,

por kur s’ka plotfuqishmërinë,

të gjitha kthehen në pluhur!

Pak a shumë lëvizja Meta,

nuk do shumë për t’u kuptuar,

ai do-paktin e Salës,

ta mbajë të pandryshuar!

Në pozicionin që ka,

nuk duket aspak i ndrojtur,

sepse vetë në Kushtetuese,

paktin e vjetër ka mbrojtur!

Greku vetë po heq dorë,

nga sipërfaqe e grabitur,

po Sala do që mos kthehet,

deti qé ka darovitur!

Ndaj Saliu i thotë Metës:

“Burrë i Dheut mos lëviz!”,

po Meta nuk e mban dot,

gjithë atë det në kurriz!

Greku do-si asnjëherë,

ta rinisë punën  nga rrënja,

po neve dhe këtë herë,

e kemi të keqen brenda!

A.DUKA

February 25, 2018 13:40
Komento

7 Komente

  1. info analitike February 25, 17:15

    Sheko sheko shoku Duka e keqja qenka Likja e jo keta lapangjozet rilindjote! Po c’brockollit o bejtexhiu kot ne tym me besimin e patundur tek partia. Bushati perpelitej sa here pyetej se cfare po diskutohet me Kotzias pa dhene asnje informacion a thua se po i kerkohej “sa pare bone ket vit”. Ore bejtexhi Bushati eshte pjese e ekzekutivit e duhet ti pergjigjet parlamentit e jo te shese dengla njesoj si ajo ministresha Pipi Corapegjata. Mire ua ben kriepsikopati qe tallet me ju se e meritoni.

    Reply to this comment
    • T. Topi February 25, 19:04

      Dordolecët po përjetojnë dimrin e vetmisë së madhe njëlloj si dikur ati i tyre shpirtëror…

      Me je bërë për t’u flakur në kazan,
      Moj “fshikullimë e fundit” rilindjote,
      Justifikimet “fajet i ka bota” s’i ha njeri,
      Daçibaot i pjell vetëm mëndësia jote !

      Reply to this comment
  2. Shahisti February 25, 18:43

    Ti gjithnjë ne bithe e ke pasur o bejtexhi!

    Reply to this comment
  3. MH February 25, 18:44

    Gjithe keto halle me siguri do i mbylli Vettingu.

    Reply to this comment
  4. katarakti February 25, 19:15

    Jane disa ketu qe te lemerisin me idiotesite e tyre. Dhe per me shume e mbajne veten edhe per te zgjuar. Kushtetuesja bllokoi marreveshjen e 2009-tes se binte ne kundershtim me interesat e Shqiperise. Tani po hartohet nje marreveshje tjeter. Por eshte terbuar opozita ne Greqi. Qe deshiron marreveshjen e 2009-tes, Basha – Bokojanis. Dhe ç’po ndodh?! Presidenti me bllok nuk i jep plotfuqishmeri pales negociuese shqiptare?! Pse?! Mos do edhe ai marreveshjen e 2009-tes?! Njelloj si opozita greke?!

    Reply to this comment
    • info analitike February 25, 19:48

      o katarakti i lemerisur ti qe paske gjithe keto mend, pa he na shkruaj se cfare po diskutohet, cfare po hartohet dhe cfare duan te arrijne si objektiv te dyja palet. A do kemi leje nga greket ta permendim Camerine apo jo se kete e kane vene si kusht te panegociushem sipas Kotzias? Cfare eshte ky Artur Mecollari i larguar per spiunazh qe qenka pjese e grupit negociues di gje ti? Si jane perzgjedhur ekspertet di gje ti apo dhe ky eshte sekret e nuk duhet treguar. Jo po se po ben shtet kriepsikopati po shtet ku rregullat vlejne vetem per plebenjte e jo per qeveritaret.

      Reply to this comment
  5. rapsodi popullor February 26, 09:01

    Leri o Duke vidhi, punet e Greqise,
    hidh syte ketu, te hallet e Shqiperise,
    shiko e hap syte or Duke kukudhi,
    se “Shqiperise qe duam”, na i ra Fruthi,
    dhe Fruthin kish mangut ky popull i shkret,
    me ket qeveri, me kete Ram ne pushtet,
    nuk mjaftoi varferia kudo plot e perplot,
    dhe Fruthi i mungonte ketij Rames idiot,
    qe si gjeli maj plehut del e lavderohet,
    kur populli per buke sot kudo ankohet,
    fol o Duke leshi, Ramen dil e mbroje,
    se eshte bere si rrecke fare e dale boje,
    kudo ka deshtim, kudo ka varferi,
    populli ne skamje, kopuket ne qeveri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*