Po përgatisnin sulme terroriste, 3 militantët e ISIS fshiheshin mes refugjatëve  

September 13, 2016 13:47

Po përgatisnin sulme terroriste, 3 militantët e ISIS fshiheshin mes refugjatëve  

Tre refugjatë sirianë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se janë dërguar nga Shteti Islamik për të ndërmarrë sulme në vendin që po i strehon. Të ndaluarit janë të moshave 17, 18 dhe 26 vjeç. Arrestimet u kryen në saksonin e poshtme dhe në landin Schleswig-Holstein.

Sipas prokurorëve federalë, deri tani nuk janë gjetur dokumente mbi urdhra apo misione konkrete, megjithatë policia raportohet të ketë siguruar materiale të shumta të cilat duket se i lidhin të rinjtë me ISIS-in.

Deri tani nga hetimet rezulton që tre të arrestuarit të kenë hyrë në Gjermani në muajin nëntor. Qëllimi i tyre ka qenë të përmbushnin një urdhër të mëparshëm të krerëve të Shtetit Islamik ose të prisnin për udhëzime të mëtejshme. Njëri prej tyre i identifikuar si Al-H. besohet të jetë stërvitur nga ISIS-i në Raqqa shtatorin e 2015-s mbi mënyrën e përdorimit të armëve dhe eksplozivëve.

Një muaj më vonë, së bashku me dy të dyshuarit e tjerë, ai duket të ketë rënë dakord me planin e udhëtimit drejt Europës, ku të ndërmerrnin operacione apo sulme në zona që janë jashtë kontrollit të grupit xhihadist.

September 13, 2016 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*