Po plaket? Aspak! Vetëm se…

April 11, 2018 08:37

Po plaket? Aspak! Vetëm se…

Që kreu i partisë radikale serbe, SRS, Vojisllav Sheshel nuk ka ndonjë dëshirë të udhëtojë në Hagë, kjo nuk habit askënd, sepse nga viti 2003 deri në vitin 2014 ai kaloi atje më shumë se një dekadë si i akuzuar i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë. Një ndër akuzat: Krime kundër njerëzimit.

Gjatë ditëve të pashkëve ortodokse ai ka qenë prezent në disa studio televizive. Ajo që të bie në sy: ish-nacionalisti i tërbuar ka kohë që ka ulur tonin. Në emisione me karakter dëfrimi në shoqërinë e yjeve të muzikës popullore apo sportistëve ai të duket si një njeri i mërzitshëm i kohës së shkuar.

Po plaket nacionalisti? Aspak. Vetëm se atij i mungojnë armiqtë e palëkundur. Presidenti që qeveris në mënyrë autoritare, Aleksandar Vuçiç ka qenë pjella politike e Sheshelit. Ai ia ktheu kurrizin babait shpirtëror në vitin 2008 dhe themeloi Partinë e Përparimtare Serbe që qeveris sot.

Nga viti 2014 kur  u lirua nga burgu holandez për shkak të sëmundjes së kancerit, Sheshel ia doli falë ilaçeve ruse të bëjë publik mrekullinë e shërimit, të djegë një flamur kroat, të kërcënojë shqiptarët në Kosovë me përdorimin e armëve, si edhe të kthejë në parlament partinë e tij.

Por njeriun e fortë të Serbisë, presidentin Vuçiç ai nuk e sulmoi asnjëherë frontalisht, as në fazën më të ndezur të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 apo ato presidenciale 2017.

Politikanët e opozitës, kolegë të opozitës përkudrazi ishin në shënjestër të sulmeve verbale e brutale shesheliane. Opozita në Serbi është e dobët, Vuçiç i fortë, Shesheli i urtë. Nga këndvështrimi i Vuçiçit, një gjendje idilike.

Por kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse gjykatësit në Hagë e pranojnë propozimin e aktakuzës dhe e shfuqizojnë lirimin e tij në shkallën e parë në fund të marsit 2016. Dënimi i Sheshelit përmbante 28 vit heqje lirie. Alternativë tjetër është përsëritja e procesit gjyqësor.

Në të dyja rastet, Beogradi zyrtar duhet të dorëzojë Sheshelin. Por ai vetë e ka bërë të qartë, në Hagë nuk kthehet më vullnetarisht.

Vuçiç nuk do donte të humbiste votuesit tradicionalë, shumica fansa të Sheshelit. Në një rast të tillë presidenti serb do të përballej me fajësime si vrasja e babait apo tradhtar.

Kjo është edhe arsyeja pse Vuçiç megjithë retorikën proeruopiane nuk i ka ekstraduar dy ushtarë partie të Sheshelit, megjithëse ata nga viti 2015 kërkohen me akuzën e kërcënimit të dëshmitarëve nga Gjykata Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë.

Nuk mund të përfytyrohet që figurat anësore të mbrohen dhe të dorëzohet protagonisti kryesor.

Shumë vëzhgues e shohin vendimin për lirimin e Vojislav Sheshelit nga viti 2016 si fundin absurd të një procesi të çuditshëm. Edhe sikur ai të dënohej tani me 17 vjet, më shumë se dy të tretat e dënimit ai i ka kaluar pas hekurave. Kështu ai mund të aplikojë për lirimin e parakohshëm.

Dhe siç shkruan Dragoslav Dedović në analizën e botuar nga Deutsche Welle, sido që të jetë vendimi për Sheshelin – për viktimat e urrejtjes që predikon ai prej dekadash ky vendim nuk sjell kushedi çfarë shpagimi.

Shumë e gjatë dhe kontradiktore ka qenë zbardhja juridike e katastrofës  jugosllave.

n.s. / dita

April 11, 2018 08:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*