Po, po, por jo unë se ashtu është një punë!

August 22, 2016 13:51

Po, po, por jo unë se ashtu është një punë!

Charles Blondin mbahet si pehlivani më i famshëm në botë (quajtur The Great Blondin) (link is external) si i pari përshkues i ujvarës së Niagarës nëpërmjet një litari të varur nga një breg në tjetrin rreth 340m të gjate dhe 50m mbi ujë. Në këto kushte rreziku tepër i lartë shtohet skajshëm prej shtjellave e fuqishme të ajrit – shkaktuar prej turbolencës se rënies se ujit -, të cilat e bënin gati të pamundur mbajtjen e ekuilibrit sepse litari lëkundet vazhdimisht dehshëm sa andej këndej. Shtuar në hesap që Blondin bënte pehlivanin pa denjuar të mirrte masa sigurimi teknik, ai preferonte të punonte i pa lidhur me litar sigurie si rëndom bëjnë kolegët e tij.

Por Blondin nuk u mjaftua vetëm me thjeshtë kalim, ujvarën në fjalë e përshkoi kushedi sa herë të tjera në mënyra nga më të ndryshmet: me sy të lidhur me fashë, futur brënda në thes, duke shtyrë një karrocë dore, mbi këmbalka, në ekuiliber mbi një karrike, ndalur në mes kalimi për të skuqur vezë në fërnellë vajguri dhe më pas ngrënë ato etj. Guxoi, me gjithfarlloj pehlivanllëqesh ekstravagante të ngjashme, gjithsejt 21 herë.

Një herë, mbasi përfundoi trimërinë pehlivane të radhës, provokoi publikun që e duartrokiste i magjepsur:

– Si thoni, a mund ta kaloj ujvarën mbi litar me ndonjërin hipur kalaqafë?

– Po, po, e kalon! Po, po! – bërtiste publiku me entuziazëm.

– A ka ndonjë pretendent nga ju? – pyeti Blondin.

Asnjë pipëtimë, heshtje varri në mes zhurmës së ujvarës…

 

peshkupauje.com

August 22, 2016 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*