“Po pres të më arrestojnë”, Izet Haxhia: Do mundohen të më asgjësojnë në Shqipëri

February 8, 2018 19:51

“Po pres të më arrestojnë”, Izet Haxhia: Do mundohen të më asgjësojnë në Shqipëri

 

Izet Haxhia ka marrë në dorë vendimin e gjykatës turke që ka lejuar arrestimin e tij me qëllim ekstradimin ne Shqipëri.

Ish-truproja e Berishës shkruan në Facebook se do të donte të kthehej i lirë në Shqipëri dhe jo në pranga.

Haxhia thekson se “nuk më trembin as armiqtë e shumtë si hijena që do mundohen ta çojnë deri në fund asgjësimin tim të tentuar disa herë prej tyre”.

Duke folur për ata që i cilëson si “hienat politike” thotë se “kur këto hiena t’i kem përballë në sallën e gjyqit atëherë unë do të ballafaqohem me ta me të vërtetat e mia që janë makthi i tyre”.

Megjithatë ai shton se nuk ka besim tek drejtësia, “sepse ajo vazhdon të jetë një patericë e fuqishme e politikës dhe krimit”.

Postimi i plotë i Izet Haxhisë:

Të nderuar miqtë e mi, sapo më erdhi vendimi i gjykatës vendore të qytetit Aydin, që kërkon arrestimin tim për qëllim të ekstradimit në Shqipëri.

Të gjitha procedurat e ekstradimit janë të mbyllura pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë Turke që miraton vendimin e gjykatës së lartë. Me një fjalë nga momenti pritet që të vijnë të më arrestojnë policia turke. Jam shumë i qetë dhe nga një ane kam emocionet që pas rreth 19 vitesh do kthehem në atdheun tim të dashur e të vuajtur, në Atdheun tim që zoti e bëri parajsë, por politikanët e paudhë e kthyen në një vend të pabanueshëm. Do doja shumë të kthehesha në Atdhe si çdo bir apo bijë e tij që kthehet i lirë në folenë e vet…

Por fatkeqësisht unë do kthehem me pranga në duar si një i dënuar nga (pa)drejtësia shqiptare, që ka qenë për këto 27 vjet aleate besnike e binomit, politikë-krim.

Prangat nuk më trembin as nuk ma marrin dot lirinë, sepse unë e ndjej veten të qetë përpara zotit dhe juve, se në jetën time nuk kam bërë asnjë krim apo diçka tjetër ta ndjej veten fajtor apo ta mbaj kokën ulur.

Nuk më trembin as armiqtë e shumtë si hijena që do mundohen ta çojnë deri në fund asgjësimin tim të tentuar disa herë prej tyre. Nuk do jem në shërbim të askujt, vetëm të vërtetës. E di që i gjithë llumi që ka në dorë politikën shqiptare, janë një dhe të pandarë, dhe do mundohen me njëmijë mënyra për të më thyer e të hesht. Unë e kam guximin t’i shoh në sy të gjithë ata që më kanë akuzuar me të padrejtë dhe në mënyrë tinzare nëpër godinat e ambasadave të huaja.

Kur këto hiena t’i kem përballë në sallën e gjyqit atëherë unë do të ballafaqohem me ta me të vërtetat e mia që janë makthi i tyre. Nuk kam asnjë besim tek drejtësia, sepse ajo vazhdon të jetë një patericë e fuqishme e politikës dhe krimit.

Ndoshta mund të jetë komunikimi i fundit me juve në liri, por jam i sigurtë se mbështetja juaj do të jetë e pandërprerë.

Ashtu si deri më sot do luftoj vetëm me një armë që kam, të vërtetën.

Ju përshëndes të gjithëve, mirë u takofshim në Atdheun tonë të dashur. Në mënyrë të veçantë përshëndes një njeri shumë të dashur për mua, atë që më bëri të njoh dashurinë, që më bëri të lumtur, që më ndryshoi jetën, ashtu siç më ke dhënë fjalën, dua që të bëhesh e fortë, dashuria jonë do jetë një motiv i madh që do më bëjë të fortë e pamposhtur.

Të përshëndes Franca…

a.s/dita

February 8, 2018 19:51
Komento

20 Komente

  1. FIX316 February 8, 20:04

    Nuk te vret njeri,o mik,n.q.s.thua te verteten.Populli do peshk te madh!..

    Reply to this comment
  2. usali serberisha February 8, 20:09

    I nderuar Izet

    Do hysh ne historine e kombit
    nese arrin ti vesh prangat Berishes

    E keqja eshte se ai mbrohet hapur fare nga dipllomacija euroatllantike..
    .
    Vetem krimi terrorist ndaj kontigjentit gjerman i drejtuar personalisht nga Salihorri nxjerr zbuluar ‘MIQTE TANE” qe ti i ke prekur telat shume keq si me poshte

    pra thjesht shtrigu i tropojes e ka emrin e vertete pas 1991
    .
    USALI SERBERISHA

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldet e Amerikes dhe Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
    ****
    Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
    ****

    Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
    ****

    Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
    ****

    Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
    Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

    Reply to this comment
  3. matjani February 8, 20:18

    Ke dy gjaqe per te lar or cun, nje me fisin Hajdari e tjetrin me fisin Cerja. Por te keqen me te madhe e ke nga ato qe te kane shtrydh si limon e tani do te flakin tej, ato qe te kane shkru hartimet qe ti lexoje ne intervista. Do te qerojne dhe do thone se e vrau Berisha. “Fajin e ka Saliu” do perdoret prap dhe me nje gur vriten dy zogj. Edhe Saliu fajsohet, edhe ti qerohesh si limon i shtrydh.

    Reply to this comment
    • MALLKIM TROPOJE February 8, 20:45

      zoti Mutjan

      ve bast me jeten time se je pjese e grupit ciftelia te Xen Incestit.. qe egzekutoi Kosta Trebicken dhe erdhi tjetri nga Virxhinia -USA dhe beri ekspertize fallco kriminale…
      .
      Berisha dhe Xenat e tij jane TIGRA PREJ LETRE ne mos kishin kete metastaze me emrin Elez biberaj qe eshte shqipfolesi qe i ka bere dem kombit shqiptar me shume nga gjithe armiqte e tij per te gjithe kohrat,
      kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
      Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “

      .
      Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
      .
      Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
      .
      Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
      1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
      .
      2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
      Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
      .
      Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
      Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
      .
      Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
      [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?

      Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
      Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
      .
      Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
      Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
      Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
      A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
      Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
      Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
      K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
      Me ndryshe:
      Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
      A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
      Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

      Reply to this comment
    • Tartufi February 8, 21:06

      Matjani,,, nje shoqeri kur konsumohet nga degjenerimi me
      vite te tera,nxjer nga llumi i degjenerimit sinbolin e degjenerimit per gjoja denancimin e degjenerimit. Ja te ta
      kujtoj,qe te denonconte gjoja qeverisjen komuniste Enveri
      i binte ministrave me radhe per te shpetuar nga degjenerimi i qeverisjes komuniste. Shqiperija sot ka haritur ne kulmin e degjenerimit qeverises se bashku me ata qe e mbeshtetin kete qeverisje. Per te hedhur mjergull,, ju duhet ushqim per kete populli idiot,qe te haje
      karemin per nje kohe te shkurter . Per kete idiotin nuk duhet te flitet fare nga te mencurit,se ky sic ka qene bedel edhe tani eshte po nje soj i tille. Ky si nje bedel nuk i sherben popullit te mjere shqiptar.por banditizmit te radhes,dje ruante banditin ,sot denancon banditin e djeshem,per ti dhene mbrojtje banditit te sotem.

      Reply to this comment
    • rami February 8, 21:30

      Sa i qut konke bre, a kshu jeni te gjith ju klyshat e zogjit? Apo … taj je klysh i Salqenit …

      Reply to this comment
  4. MH February 8, 21:17

    Populli duhet te jete teper teper i kjarte ne lidhje me pergjegjesin e jetes se Izet Haxhise.
    Nese ndodhe tentativa ma e vogel ne eleminimin e Izet Haxhis i takon popullit te ngrihet kunder armiqve dhe hienave ne mbrojtje te Izetit.Sepse ato jane dhe te vete popullit.
    Eleminimi i Izet Haxhise duke u ekzekutue nga mafiozet e Marshallit Berisha tregon bindshem qe Izeti ishte i drejt i sincerte mbi cfare ka deklarue ne cdo kohe.Ekzekutimi i Tije larg kjoft.Mjafiozet padisin veten se jane ashtu sic i ka deklarue Izet Haxhia.
    Garantimi i jetes se Izet Haxhis duhet te bahet nga ministri i rendit me nji perkujdesje teper te sofistikuar ne marreveshje me adminstraten e burgut ku mund te stabilizohet.
    Uroj me gjithe shpirt e zemer te jetosh edhe 100 vite te tjera.Sepse e meriton per burrnin,aftesin intiligjencen ndershmerin dhe trimerin sic i ka hije cdo tropojanit te ndershem e besnik ndaj interresave te atdheut.

    Reply to this comment
  5. MH February 8, 21:21

    matjani. Cfare fis Hajdari.
    Azemi ishte turpi dhe koritja e fisit.E njihte gjithe tropoja hajdut pulash.Njeri i pa ekuilibruar me raporte mjekesore psikopatie.Fisit i kane ba ndere heqjen qafet kete siklet me nji mije te zeza ne karater.

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr February 8, 21:24

    Mirsevjen Izet Haxhia ne atdheun tend !Megjithse me pranga ne duar ti je i lire te flasesh per bemat e nje perbindeshi qe per 28vjet po e torturon kete popull qe e ka katandisur ne shkallen e varferis ekstreme ! Sepse “ngritii piramidat” qe ropen popullin, , organizoi ’97dhe ’98 qe shkaterroi dhe dogji vendin dhe sikur te mos mjaftonin keto hodhi ne ere nji fshat te tere dhe vrau kater te pafajshem dhe plagosi dhjetra te tjere. .Po me mire se kushdo tjeter bemat e ketij perbindeshi i dini ju , prandaj ai ja u ka friken dhe do te beje cdo gje , ashtu sic beri ne Tropojen tende qe ka futur ne grindje gjithe qytetin e s’kane te pushuar vrasjet edhe sot.. Por a do te mundet valle qe te beje te deshtoje misioni yt ! Nuk besoi! Ata qe kane marre persiper udhetimin tend kane pergjegjesi te madhe !

    Reply to this comment
  7. LORA February 8, 21:41

    Izet,besoj fort se ke me shume se nje motiv fundamental per te mos u mposhtur,,,,dhe qe kete t’a siguron arma jote me efikase;perballja me te VERTETEN.
    Mire ardhsh ne vendin tend.

    Reply to this comment
  8. FORSTER February 8, 23:28

    Zoti Izet ,populli thote:”Guri-i rende ne token e vet”,por ti mos u tut prej Saliut,se jeten ta ka dhuruar “ZOTI” dhe ai ka te drejte ta marri,N.Q.S.ne SHqiperi ka shtet ,ty nuk te vret dot Saliu ,ne te kunderten ,ai te vret ,me doren e te tiereve ,ashtu si vrau me 2-Prill,ashtu si vrau Trebicken ,ashtu si vrau me 21 janar ,ashtu si vrau Azemin,ashtu si zhduku fisin e “HAKLAJVE”ashtu si vrau Sokol Olldashin pra ai i ka duart ,trupin ,koken ,kembet te lyera me gjakun e SHqiptareve dhe qendron akoma ne parlamentin SHqiptar ,te cilin e ka kethyer ne nji shtepi private ku shan dhe ofendon ,me nji fjalor prej “rrugaci”,sepse ka akoma zagare si Flamur Noka,apoEDI-PALOKA,qe i mbajne ison,por ti mos ki merak se ke popullin me vete.

    Reply to this comment
  9. tir February 9, 04:34

    Izet Haxhia nuk duhet te te dridhet qerpiku se ekstradimi yt behet per te vene pikat mbi “i “,te zbardhen krimet njehere e mire. Ti fjalen tende e ke thene me shkrim heret dhe askush nuk guxon te te prek dhe nje fije floku, Miresevjen ne Atfheun tend

    Reply to this comment
  10. info analitike February 9, 08:55

    Telenovele turke e Ibret Haxhise… dhe me sa melodramatizem e luan papapapa. Tani per nje moment vihuni ne pozitat e ketij kriminelit qe nuk ka asgje per te humbur dhe te vetmen shprese e ka tek kjo telenovele qe ka nisur me kohe nen dirigjimin e mediave proqeveritare. Tashme kjo eshte e vetmja rruge qe mund ti ndeze ndonje drite shprese Ibretit qe te mos qendroje per nje kohe te gjate ne qeline e burgut. Si thoni ju a nuk do te ishte gati ai te pohonte gjithcka vetem e vetem qe ti shpetonte burgut? Pastaj ne ketu nuk kemi gjyqtare si Falcone e Borselino por nje drejtesi qe i sherben me zell pushtetit te radhes.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 9, 09:48

      info berisha
      që izeti po përdoret nga rama,këtë nuk e vë në dyshim!!se kush ka qënë e ka thënë vetë dhe se i ka shërbyer atij perëndisë tënde të ndershmërisë,sali gjith të këqijat!prandaj mos u mërzit fare!!
      pra nuk është se ndyrësitë që i ka bërë i ka private!!kanë qënë të urdhëruara prej berishës!
      mos e rruj fare se berishën nuk e dënojnë o ifnfo berisha!!do të bëjë komproimsin e radhës dhe do ta kalojë lumin!!izeti do të përfundojë si hajduti dritan prifti që dilte në fushatë elektorale në krah të ramës!!
      i vetmi problem që shoh unë është se izeti ka probleme private!pra probleme gjaku,jo shtetërorë si llupo e prendi,por direkt privatisht!!është biseduar me të dy gjaksit që të mos preket përsa kohë ti duhet ramës,në momentin që mbaron “lëngun” do tu lihet dorë e lirë gjaksve!!
      shpresoj që izeti të jetë akoma i shkathët dhe ti ketë parashikuar rrugët e shpëtimit!
      mos shaj dorën vrastare o info berisha,dëno mëndjen që e urdhëroi!!
      ps:nuk të them dot “më vejn keq për ty izet”,ke bërë shumë gabime e faje,shpresoj që të kesh mundësi ti shlyesh!varet në dorën tënde!!deri tashti vazhdon të përdoresh nga politika!!
      nesër se di!!ndoshta gjen dhe ti rrugën tënde!!

      Reply to this comment
  11. fteri February 9, 09:34

    Bandat e Sali Berishës i torturuan shqipëtarët për 25 vjet ,ata erdhën me urën e zjarritnë dorë ,dogjën .vodhën , vranë e persukutuen me qindra e mijra shqipëtar .Edhe varri sot ju ashtë zhdukur.

    S.Berisha dhe A.Hajdari ishin të pa mëshirshëm .Kudo që shkeli këmba e tyre ,fillonte një kasapahne rrënqethse .Kjo kasapahanë vazhdoi plot 25 vjet ,vetëm kur trupi i shqipërisë u rrënua ,u la krejt në gjak.Vetëm ngjarjet tragjike ,luftarake të v. 1997-98-tën varrosën mbi 10000 vetë.Kjo fortunë terori të S.Berishës i rrëmbeu e përlau vendit gjithë teritorin e shqipërisë së jugut,pa përfshirë urdhrin për hapjen e depove të ushtrisë në tërë teriritorin e shtetit shqiptar ,duke vrarë njëri tjetrin me pushkë e bajonetë.

    Për ti shpëtuar vdekjes u larguan me qindra shqipëtar që të mos ndëshkoheshin e vriteshin për së dyti nga gjykatat e korruptuara e të kalbura të Sali-Satrapit.Ata që qëndruan ishin njerëz të vdekur për së gjalli.Një pjesë e madhe e popullësisë shqipëtare morën arratinë mbas v.1997-98-tës,një pjesë e vogël blinin viza gjermane e amerikane me çmime të kripura ,disa u mbytën në detë ,të tjerët mbas një udhëtimi të vështirë nëpër male me dëborë ,pa buk të zhveshur e të zbathur ,kaluan në teritorin grek ,serb e maqedonas.

    Populli kujtë ti qahej ?Kujtë ti ankoheshin ? Qarqet kriminale të S.Berishës ishin blinduar me gjykata të korruptuara ,dhe krerët e politikanve të djathtë e të majtë kudo heshtënin .Klasa politike e S.Berisha donte vetëm klyshët e tijë dhe jo popullin që vuante.E tillë është edhe sot natyra e këtijë krimineli,që persekutoi IZET HAXHINË e vrau edhe A.Hajdarin dhe të tjerë.

    Në këtë gjendje mbështesë thirrjen e IZET HAXHISË dërguar popullit shqipëtarë ku kërkon mbështetje dhe drejtësi dhe na porositë : Po të fillojnë armiqët provokaciuonet të mbroni të drejtën dhe jetën e IZET Haxhisë me ashpërsinë më të madhe të ngrihemi në këmbë dhe tu presim duartë bandës së S.SHpellarit ,pasi nuk do lë intrigë pa përdorur kundër veprimtarisë e figurës së Izet Haxhisë.

    Nuk mund ti nënshtrohemi drejtësisë së korruptuar që na vret përditë.Ne kërkojmë lirin e pamvarsinë e Izet Haxhisë rreptësisht njeriu që nuk kursej asëgjë për mbrojtjen e shqipërisë nga banda kriminale e S.Berishës.THuj Salisë qi ma shehë sherrin ! Jan gati të gjitha krahinat e malësisë gjakovës kundër masakrave të Salisë.

    Reply to this comment
  12. tomsojeri February 9, 10:29

    O info alergjike !!! Qenke kurva me e madhe e kti blogu e je pjes e atij krimi qe do shfarosur deri ne rrenj ! Shpresoj te te vi radha or mut i Saliut , mi kenete Myzeqeje, transeksual postkomunist i gardes vrasese te largqofturit ! E nxore ftyren or vemje e pabes !! Izet Haxhiu esht sot per shqiptaret e ndershem nje Ylber mbas shiut Berishian qe do ndricoj rugen e felliqur e te ndyr qe ndoqei ne kte 30 vjecar e ndaj ste pelqen or/oj horre ! Ke zili ter ata qe sjan si ty ne kte glob ,ke zili poetin dhe e shan ,ke zili Izetin burreror e hero dhe e shan ,urren ter shqiptaret qe duan Shqiperin dhe i shan, Ptuuuuuuu rrac kenete ……..

    Reply to this comment
  13. rudi February 9, 12:17

    je i mirpritur dhe shum i besushem mirse te vish dhe duhet te dish qe ujkut tash i kane rene dhembet dhe vehtem leh por nuk kafshon dot jo me von se dje kercenoj ne leter dhe gazetarin tan hoxha por mos haro se tani ai esht nje limon i shtydhur qe dhe zeni nuk ja vershellen me pa le biberanjte

    Reply to this comment
  14. Azemi February 9, 15:16

    E shikon si te presin shqiptaret, siç kane bere gjithmone kriminelet i presin me krah hapur,kriminelet i vene ne pushtet…Po qe i drejte, i ndershem dhe i ditur nuk ke asnje vlere ketu ka perfunduar populli yne, vendi yne.
    Jua ke bere mire te gjitheve qe i ke rrahur, bere ligjin me nder me thene q… robt e shtepise shume prej shqiptareve ne jug e veri e mbi te gjitha i ke duart me gjate.Eja mos u shqeteso nuk i flliq kush duart me ty po mos prit te te behesh hero se bisht qeni ngelesh.Nuk kam asgje personale me ty por me ka habitur fakti sesi nje njeri mund te mos kete piken e dinjitetit.Nuk te detyroi kush te viheshe ne sherbim te Saliut apo Azemit etj .Ishte zgjdhja jote personale…Si ke fetyre dhe thua do te vija i lire si bijt e tjere.Bijte e tjere more djale nuk i kane duart me gjak po kane ikur e kane punuar nate e dite qe tja dalin mban me mund e djerse e vine te lire e me koken lart…
    Eja mos u frikeso se po te donin te eliminonin dhe aty ku ishe se nuk je Al Kapone, nuk je askushi e jam e sigurte qe nuk i hyn kujt gjemb ne kembe prej thashave te tua…Nejse keqardhjen nuk e kam per ty e kam per vendin tim, per popullin tim….Kemi perfunduar keq e kujt gje nuk i duhemi.

    Reply to this comment
  15. ETHEM February 9, 15:16

    PO PRESIM ME PA DURIM ARDHJEN E IZET HAXHIS NE SHQIPERI PER TE DENONCUAR KRIMINELIN BERISHOVIÇ NE 25 VJET NE KETE VEND.POR QEVERIA KA DETYREN TA MBROJ IZETIN ME ÇDO KUSHT.DHE SEDYTI TE BEHET NJE GJYQ I DREJT DHE I HAPUR QE TA DEGJOJ I GJITHE POPULLI BEMAT E SB.
    DHE SALIU DO BEJ ÇMOS TA ELEMINOJ IZETIN ME ÇDO ÇMIM PASI IZETI DI CDO GJE TE BERE NGA SALIU KETO VITE.
    DHE NESE DO DEGJOHET JZETI PERSA KA DENONCUAR NE VITE TE D I T A…SALIU MER FUND…NESE SHBA JEP OK.SE ATY ESHTE E.BIBERAJ QE E EMROJ DHE E MBRON SALIUN E UDB.
    POPULLI PO PRET KETE NGJARJE TE SHEKULLIT.ME ELEMINIMIN E SALIUT DO SHPETOI SHQIPERIA.SE SALIU E KRIMINIZOJ KETE VEND QE NGA DITA QE H BE PRESIDENT NGA BIBERAJ-RAJERSON

    Reply to this comment
  16. Asd February 9, 18:25

    Guximi per te thene te verteten do tju shpetoje nderin dhe jeten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*