Po rol edukues, apo parandalues nuk ka media?

October 29, 2018 00:50

Po rol edukues, apo parandalues nuk ka media?

I nderuar z.Kryeredaktor

10-vjeçari vret me thikë vëllain e tij 13-vjeçar në Fier. Përveç ngushëllimeve për familjen, që është a-ja e mirësjelljes nga çdo organ shtypi, na habit fakti që TV-të kanë hequr fare dorë nga roli edukues i medias. Eshte e çuditshme që edhe për një rast të tillë, drejtuesja e emisionit të lajmeve shtjellon e shtjellon me shumë fjalë ngjarjen, i kërkon edhe korrespondentit të saj që të pyes e gërmojë si një plakë llafazane që merret me thashetheme, kur ngjarja siç na u paraqit, ishte tepër e thjeshtë.

Na duket se media, në vend të rolit edukues, apo dhe parandalues per ngjarje te tilla, merr përsipër të shuaj kuriozitetin e vet dhe te dëgjuesve me gjëra aq të parendesishme dhe që të ngrejnë nervat sepse duket sikur tallen me shikuesit dhe degjuesit. Kështu do të vazhdojmë?

Të mos harrojmë faktet se ngjarja ishte e thjeshtë: Dy fëmijët po qeronin peshk dhe, si fëmijë, u grindën, ndërkohë që prindërit ishin në punë. Në këtë rast dalin disa probleme, ku duhet të ndalet, qoftë edhe drejtuesi i emisionit të lajmeve.

E para, ana e etikës së lajmit dhe sa mund te dalesh nga ai. Në çfarë përfundimi del spikerja e lajmit tek bën intervistë me korrespondentin e saj, apo ka hall më shumë te pyes xhaxhanë apo ndonjë tjetër për te shtuar kuriozitetin e ngjarjes se sa të interesohet se si duhet t’i parandalojmë fatkeqësi të tilla, apo si të parandalojmë që ato të mos përfundojnë në mënyrë fatale.

E dyta, ku ishte ndihma e shpejtë për fëmijën e plagosur që kishte rrjedhje gjaku? Jeta e tij mund te kishte shpëtuar vetëm nga një veprim i thjeshtë: duke shtypur vendin ku u godit me thikë, apo duke e lidhur këmbën me lart nga vendi i goditjes (me që thika ishte ngulur në këmbë).

Sa e rëndësishme është që TV-të të kenë emisione të veçanta për t’u mësuar të gjithë shikuesve, të mëdhenj e të vegjël se si duhet të veprojnë në këto raste.

Nuk është ndihmë ajo që e merr të plagosurin dhe i drejtohesh qendrës më të afërt shëndetësore. Ndihma e parë çdo të plagosuri i jepet në vend. Për kete është e udhës që TV-të, redaksite e gazetave të kenë më shumë hapësira për mësimin, edukimin dhe praktikën e ndihmës së shpejtë. Dhe po të kryhej ai veprim i vogël në duke, por shumë efikas, do ta kishim mes nesh përsëri 13 – vjeçarin që u godit me thike nga vëllai, që si gjithë të tjerët edhe ai tashmë është shumë i tronditur për pasojën që solli veprimi i tij.

Aleksandër Papa

October 29, 2018 00:50
Komento

4 Komente

  1. katarakti October 30, 13:23

    Rol edukues dhe prandalues media dhe shoqeria kishte ne kohen e Enver Hoxhes. Sot eshte kohe tjeter. Kohe kur baxhellat, çiljetat, kallashet dhe kompani japin tonin. Kur mendohet vetem si te fitohet paraja. Ku nuk ka as moral dhe as vlera. Koha e banditeve dhe lavireve, njerezve pa moral dhe pa skrupuj, biznesmeneve bandite dhe politikaneve hajdute.

    Reply to this comment
  2. intelektuali October 30, 19:05

    Degjo o zoti Papa, ju keni shume te drejte nje veprim fare i thjeshte mund te kishte shpetuar jeten e nje femije,

    por:

    Kur Kryeministri i vendit, socialisti Fatos Nano goditi me fuoristraden e tij lluksoze nje kalimtar ne autostrade ne gjendje te dehur, gjithashtu nuk i dha ndihmen e pare, por e kapi me Blendi Klosin e Edvinit kete mjeran nga koka dhe kembet dhe e hodhi ne kanal te gjalle, ai u perpelit shume kohe derisa i doli shpirti ne mundime te llahtarshme, Fatos Nano u largua si frikacak dhe nuk i hyri asnje gjemb per aktin e tij kriminal.

    APELI JUAJ I DREJTE ESHTE SI NJE ZE NE SHKRETETIRE

    Reply to this comment
  3. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit October 31, 17:05

    ky ka mbetur me diktatorin akoma.jo mor zotni.sot roli eshte ndryshe.femrat mesohen site behen vipe,estetiste mer sherbime te vecanta.meshkujtpor edhe femrat nuk perjashtohen,si te mostrojne te fortin,si te organizojne vjedhje te medha.(na merziten hajdutet e xhepave apo te shtepive.).si te kryejme vrasje me pagese,te shtypim me makine,etj.sa shume horizont na japin.jane bere si shkolla instruktazhi.lum si ti moj shqiperi.

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr November 1, 15:43

    Edukimi!Gati -gati po e harrojme si kuptim ;nga familja , shkolla ,por edhe media e shkruar dhe ajo vizive ! Rastet e dhunes ne shkolla apo i ashtuquajturi ‘bulizem “por edhe nga vete mesusit . qe jepen me aq hollesi neper Tv,.sikur duan te japin leksione apo pervoje qe te perhapet edhe atje ku nuk njihet.. Te mos permendim rastet e shemtuara te ‘erotizmit”qe shkon deri ne pornografi neper ekranet e TV qe kane marre edhe statusin “kombetar”, por qe mbeten te pandeshkuar nga AMAqe nuk dihet c’rol luan ne keto raste ;te kontrollit apo te spektatorit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?