Po shfryhet flluska? Bitcoin në pak orë zhvlerësohet me 30 për qind

December 23, 2017 11:33

Po shfryhet flluska? Bitcoin në pak orë zhvlerësohet me 30 për qind

Këtë të premte, Bitcoin ka rënë në nivelin e 14 mijë dollarëve, duke u zhvlerësuat me 30% nga niveli më i lartë të cilën e shënoi të dielën.

Kriptomonedha ra në nivelin e 13,300 dollarëve, me një zhvlerësim thuajse 33% nga niveli më i lartë prej 19,666 dollarë të dielën, raporton Financial Times.

Interesi në rritje i monedhës dixhitale tepër të paqëndrueshme bëri që çmimi i monedhës të rritej në muajt e fundit, edhe pse e nisi vitin në nivelin e 1000 dollarëve.

Cboe Global Markets dhe CME Group kanë prezantuar kontratat Future të Bitcoin këtë muaj, dhe Goldman Sachs thuhet se po krijon një tavolinë tregtare të fshehtë.

Megjithatë, monedha dixhitale ka pasur probleme këtë javë. Një shkëmbim i kriptomonedhave në Korenë e Jugut u detyrua të falimentojë të mërkurën pas një sulmi kibernetik.

Ky njoftim erdhi nga kompania Coinbase me bazë në San Francisko, një nga kompanitë më të njohura në botë për tregtimin e monedhave dixhitale, duke thënë se po hetonte stafin e saj për shkak të një rritjeje të papritur të çmimeve për “paratë e Bitcoin”.

Bankat e kanë paralajmëruar me kohë rrezikun

Monedha virtuale ka ngritur shqetësim ndër institucionet kryesore financiare në botë dhe vend. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar rrezikun e investimit në para virtuale dhe ka njoftuar se në Shqipëri nuk ka të licencuar asnjë kompani që merret me tregtimin e tyre. Për rrjedhojë, konsumatorët nuk janë të mbrojtur kur hyjnë në transaksion me to.

Edhe bankat e tjera qendrore kanë lajmëruar rrezikun që vjen nga kriptomonedha, që nuk është asgjë tjetër veçse një kod kompjuterik. Sipas tyre, rreziku më i madh i kësaj monedhe mbetej paqëndrueshmëria e saj. Çmimet u rritën çmendurisht, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht se rritja e shpejtë e tyre mund të sjellë një zhvlerësim të menjëhershëm të monedhës virtuale. Humbjet do të jenë të larta.

December 23, 2017 11:33
Komento

1 Koment

  1. Arben December 23, 20:39

    Po qe ka rritje vjetore 2000%, apo nuk ka gje.

    Bankieret e ndjejne fundin e vet, prandaj “paralajmerojne”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*