Nuk po shkon për vrasjet, që ka bërë vetë…

March 7, 2015 23:08

Nuk po shkon për vrasjet, që ka bërë vetë…

Arben Duka

Më në fund e kemi,
lajmin më të ri:
“Salën e kanë thirrur,
në Prokurori!.”

Ky është tamam lajm,
ndaj e bëj të ditur,
se nuk e kanë ftuar,
por e kan’ thërritur!.

Nuk dimë se sa ngjyra,
i ka marrë fytyra,
se Sala s’ka shkuar,
kurrë në ato zyra!i

Shokët e pilafit
duhet ta sqarojnë,
se s’është në rrezik,
s’do ta arrestojnë!

Nuk do arrestohet,
s’po ja bëjnë me kast,
kjo gjë mund t’i ndodhë,
por jo nga ky rast!

Një Urdhër i tillë,
nuk është u-bu-bu,
po për herë të parë,
thyhet një tabu!

Bie një tabu,
për mostrën Sali,
që flet kuturu,
dhe s’jep llogari!

Ky është një nga rastet,
që dhe mund t’ja vlejë,
ndaj kanë nisur bastet:
“Do vejë-a s’do vejë?!

Do vejë si ç’i thonë,
krejt vullnetarisht,
apo preferon,
të shkojë forcërisht!

Nëse forcërisht,
do të transportohet,
do thotë-“Opozita
këtu po dhunohet!”

Duhet ta sqarojnë,
seriozish të marrin,
që po shkon për Tomën,
dhe jo për Janarin!

Po shkon për një vrasje,
që s’ndodhi vërtetë,
nuk po shkon për vrasjet,
që ka bërë vetë!

Duhet që t’i thonë,
s’duan të ta ngecin,
se po shkon për Tomën,
s’po shkon për Gërdecin!

Duhet me gajret,
ta mbajnë Saliun,
se askush s’e pyet,
nesër për Remziun!

Për Atë që zhduki,
Berisha i Parë,
dhe gjer sot për të,
s’ka as shënjë-as varr!

Duhet ta sqarojnë,
mirë shokun Sali,
se Nëntdhjet’e Shtata,
ka një amnisti!

Duhet që krejt frikën,
t’ja nxjerrin të marrit,
se s’është në axhendë,
vrasja e Hajdarit!

Në të tjera dité,
këto do tregojë,
po té paktën-nesër,
rrugën të mësojë!

Dhe mësimi i rrugës,
ka një goxha vlerë,
se atë rrugë duhet
që ta bëjë shumë herë!

Paç këmbën e mbarë,
tjetër s’kam ç’i them,
vështirë-her’e parë,
pastaj s’ka problem!

March 7, 2015 23:08
Komento

25 Komente

  1. kubani March 7, 21:16

    Ke talent,s’ta ha njeri hakun.por Sala nuk pjerth nga ngjelkat e sokakut !

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit March 7, 22:25

    Qe Sala do veje
    asqe diskutohet
    porse basti im
    do jete kush largohet.

    Se do filloje Sala
    qe te flase çapraz
    porsi papagalli
    brenda ne kafaz.

    Do bej prokurorin,
    do permendi ligjet,
    vete Sala ben pyetjet
    dhe vete u pergjigjet.

    Qe t’a themi hapur
    u Ben komandanti,
    Sala e ka gojen
    sa goje elefanti.

    Dhe mos u habit
    po te me ndjesh llafin,
    do jene prokuroret
    qe do t’ia mbathin.

    Me nje si Saliu
    s’duhen prokurore
    perveç nje ekipi
    me dyzet doktore.

    Reply to this comment
    • Aua :) March 8, 00:51

      🙂 🙂 🙂

      Reply to this comment
    • N.VJOSA March 8, 08:24

      Që Arbeni eshte nje Talent i Vertete i poezise , duke zgjedhur nje Poezi te levruar edhe nga poet te tjere, me nje F R Y M Ë THELLESISHT POPULLORE,
      gjë qe e ben Pozine tij te kapshme per njerzit e thjeshte,
      por une ketu nuk po ndalem tek Arbeni, por tek ky Komentuesi me Nicknamen @gjermani i fundit… (në mos gabofsha ai ka shkruar dhe me pare tek komentet per Arbenin, por me nickname tjeter….) Por çfare rendesi ka nickname,
      Ai eshte nje talent i vertete. …
      Nuk thuhet me bukur D i a g n o z a e Doktorit tone monster:

      Me një si Saliu,
      S’duhen Prokurorë,
      Përveç një ekipi
      Me dyzet doktorë!…

      Në poezi eshte thene ne menyre figurative!…
      Por une them se vertet nje Ekip mjeksor me mjeket me te mire shqiptare dhe te huaj (them te huaj qe Saliu dhe kulishet e tij te mos mendojne per subjektivizem, se ja kane bere kundershtaret…) dhe ky Ekip, ti percaktoje zyrtarisht e profesionalisht drejt Diagnozen dhe ti kerkoje Parlamentit shqiptar largimin e tij nga jeta politike nje Sahat e më pare….
      Ndryshe, do vertetohet ajo qe thote Poeti yne i shquar Dritero Agolli, SE NJE I MARRE PO ÇMEND NJE POPULL TË TERË…

      Reply to this comment
      • LOVE March 8, 12:58

        per nder te partise tuaj …nqs ka pasur ndonjeher
        me mahnitet dhe mua …qysh nga Bejtezhiu ,Gjermani , Neti …dhe gjithe skuadra e zboristave qe jeni 🙂
        “Fajin e ka Saliu” ,komplotin e zbuloi me sukses partia jone me vigjilente si ju …sepse me duket si Mahmut Shehu ky Tom Doshi .Nga heroi i luftes ne poliagjent … nejse
        se per cfare sherbyen 1 mil shpullat ,ma spjegoni ne bejtet e tjera
        apo gjithmone funksionon “Ne emer te popullit …ha dajak o popull ”
        Mpreheni mire lapsin ,se kam pershtypjen se
        po ju pret rruge e gjate ….ngrini ekipin e doktoreve dhe
        riformuloni kartelen e Piktorit .I beni nje diagnoze te re
        mos harroni ate historine e vjeter
        kur dikur shume vite me pare nje bukurosh kokebosh ,mbiu nga hici dhe ne hic ngelet ,cate bllokaden me forcat tuaja ,sepse 0 kur shumzohet me 0 rezultati dihet
        Juve jo ,e keni te domosdoshme te beni po te njejtin veprim dhe te “pretendoni” rezultat te ndryshem …nejse arrijme ne ditet e aferta
        kur …perseri juve , me nje gjatosh kokebosh ,pa shkolle , me nje histori qe do rrenqethte kedo me dy fije mend
        po ju keni vetem teseren e partise ,nuk ju duhen mend
        ooooooooooooooooooooooo
        cfare neverie !!!

        KA FITORE ME DINJITET ,KA DHE HUMBJE ME DINJITET
        ju fituat ne saje te ngjalave te jargosura dhe ironi e fatit
        per ato do humbisni .Sepse genetikisht ,nuk keni pasur dinjitet .
        Na beni te vetmin nder ,per gjithe ato aq sa moret nga ky vend
        Na u qerroni me deshire nga syte !!!!!!!
        Mblidhuni bashke me ate kryeqelbesiren qe ju solli si kopila mbas vetes dhe kalojeni kohen ne poker , duke kujtuar gjithe ndyresite qe keni bere qysh nga koha e gjysherve .
        PLEHRA !!!!!

        Reply to this comment
    • Eri March 8, 08:53

      E perkryer dhe pergezime per realitetin e ndjenjen e shprehur!

      Te gjithe ata prekurore,
      jane nga kurset 6 mujore te Saliut!
      Ndaj perpara Tij,
      futen ne vrime te miut.

      Reply to this comment
    • dita March 8, 13:05

      SA mire do ishte te shkruante zoteria per 21 janarin sepse i dedikohet Metes dhe vrasjes se 4 fakireve qe Rama i perdori per te mare pushtetin? Nese ke talent shkruaj pak per alencen e qelbesirave dhe jo me si tua zgjatesh jeten ketyre felliqesive qe po na qeverissin me tritol, vrasje e varferi kete popull. Shkruaj per genjeshtrat e Rilindjes dhe vetevrasjet e njerezve te varfer atehere po qe do kishe talent, mjaft me me Saliun se duket qe qenka kaq i rendesishme sa rezikun e ekzistences se tij e shini me kohezgjetjen e qeversijes se alences se qelbesirave

      Reply to this comment
  3. Ann March 7, 22:34

    Ngjelat e sokakut do t’i perdridhen fytit nje dite…. Soj psikopatesh sala dhe compani….

    Reply to this comment
  4. Larry March 7, 22:46

    E mrekullueshme , e shkelqyer, famoze.Larry, USA

    Reply to this comment
  5. ana.tirana March 7, 23:10

    Oh my GOD!
    Arben Duka,nuk te mjafton talenti por je dhe super i guximshem,gje qe rrallekush e merr persiper t’ia perplase ne fytyre ketij trazavaci te ndyre qe u be shkak per ndarjen veri-juge!
    As Enveri nuk e beri kete percarje,as Enveri nuk futi femije,soj e sorrollop ne Partine e tij!
    Mallkuar qofte ky i poshter qe po pregatit tjeter zullum per te shpetuar nga ato qe ka bere!
    Mallkuaaaaaar!!!

    Reply to this comment
  6. lis dushku March 7, 23:45

    Ajo qe nisi me te ulur kembekryq ne Tropoje,me ca pleq te Bajram Currit ne 1968,:-Duam me i shkollu djemt ne Tirane!,perfundoi me Sali Berishen,Azem Hajdarin,Izet Haxhine….Merrnin bursat me te mira,fakultetet me te zgjedhur,;perjashtoheshin si rrugace dhe ktheheshin perseri me bursa te tjera,ne nje kohe kur nip sternipat e Ismail Qemalit punonin ne ferme,femijet e Petro Markos arrestoheshin,Aristokratet me shkollim perendimor nuk mund te perfitonin te drejta studimi nga diktatura..Udheheqja e larte e partise se punes kishte nje komplex faji ndaj Kosoves.Keta shpellaret i moren per kosovare,ju duheshin si kosovare,ju duheshin per te shlyer nje faj te vjeter dhe pollen nje faj te ri.Na bene peshqesh Sali Berishen…O Sali Berisha,o Azem Hajdari!

    Reply to this comment
  7. kalushi March 8, 01:34

    Beni dihet qe ka talent
    Po edhe gjermani i Fundit me duket super i talentuar 🙂
    Lexojani vargjet ketu ca komente me siper
    Bravo per nder

    Reply to this comment
  8. Krraba March 8, 02:07

    Kopeja e species saliere brohorit per vrasjet qe ben kreu i kopese se tyre. Po kjo kope ishte ne hall te madh qe kreu i kopese se derrave, gomereve, dhive e dhenve te dilte i fituar duke i dhuruar detin Greqise.

    Reply to this comment
  9. Mark uk March 8, 07:32

    behuni bash e hajani more spiuna te sigurimit.

    Reply to this comment
  10. durrsaku March 8, 09:07

    shohim endrra me sy hapur !!!!!! kur do vije ajo dite qe saliu te perfundoje ne burg nuk do u besojme syve ..

    Reply to this comment
  11. pro.... March 8, 09:11

    ..ishallah gdhihet shnosh te henen ,e s’peson ndonje atak nga “gezimi”,qe i jepet e drejta per te na sqaruar…

    Reply to this comment
  12. Alphade March 8, 10:12

    Vicidolasi me valice kompesate dhe opinga lope ben thirrje per demostrate diten e enjte,
    12 mars per vrasjen fiktive te Dosh-Kodoshit , ndersa per vrasjet reale te 2 prilit, 97, 98,
    21 janari, Gerdecin….etj.etj. ky kriminel jo vetem qe hesht por hidhet ne sulm ….! Por nje
    ”Dite drejtesia do te trokase ne dere…..”
    Shprehja e njohur ”DHE VJEN NJE DITE…..! Do te jete kurdohere aktuale per kriminelet…!!!

    Reply to this comment
  13. arta March 8, 11:19

    Kjo faqe e Ditës është më e bukura. Pena jote na jep shpresë, është një fije drite në qiellin e zymtë, të kësaj zymtësie që Sala dhe fletushka e tij 55 përpiqet të na e përvehtësojë. Faleminderit poet.

    Reply to this comment
  14. K March 8, 12:15

    SHPELLARI=EBOLA

    Reply to this comment
  15. Goni me March 8, 13:43

    Ti qe vetequhesh “love” ne fakt je nje “hate”,sepse urren popullin tend ,te afermit e tu qe jodoemos jane me ty dhe Saliun e keshtu me radhe.Mos harro si rihypi Sala ne pushtet ne 2005 dhe 2009, me pushta.Pra metodologjia eshte e njejte,por mentalitetet te ndryshme.
    Ben Duka nuk ka teser partie si ti,por ka teseren e mbeshtetjes se te poshteruarit qe eshte populli,nga ju ndryshku shqiptar.

    Reply to this comment
  16. TROJA March 9, 11:24

    Mire o zoti Arben,qe enderon ne gjume bejte,por mos haro se akoma nuk kane lindur ata bij nenash,qe ta therasin Saliun,per ato dhjetra poshtesi qe i numeron sot Bedri Islami.
    Edhe ky brez eshte pjerdhur,eshte merdhire e mos endero me.

    Reply to this comment
  17. tani March 9, 13:52

    o sa u kenaqa ..me te dy ..ja poezite .

    Reply to this comment
  18. sulo permeti March 9, 14:36

    Sa here del Saaliiiu ne opozite kercet tritoli,qe nga shtyllat e tensionit te nalte….deri tek cantat me tritol ne cdo dyqan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*