VARGJET: Po si mund të mblidhen more Kaç i zi, të gjithat të zezat veç tek një njeri?!

Arben Duka July 2, 2015 16:30

VARGJET: Po si mund të mblidhen more Kaç i zi, të gjithat të zezat veç tek një njeri?!

Nuk mund të të ndjekim,
në çdo fjalë e hap,
po tani or Kaçi,
je bërë fare trap!

Askush përmbi ty,
s’ja fut kot katundit,
je degjeneruar,
gjer në gradë të fundit!

Duket që aty,
të kanë lënë pas dore,
o kryekomiku,
i shtëpisë qëndrore!

Nuk është pak të kthehesh,
në kryekomik,
dhe që mos harrohesh,
bën ndonjë grafik!

Bën ndonjë grafik,
në shtëpinë qëndrore,
dhe humbjen e madhe,
e kthen në fitore!

Që t’i kujtosh Bashës,
që vazhdon aty,
dhe pse dot s’të shohin,
të shumtët me sy!

Dhe tek demokratët,
je një alergji,
se u zbythën fare,
që kur vajte ti!

Shkak për këto humbje,
aty je dhe ti,
po ti kurrë nuk skuqesh,
more Kaç i zi!

Ta kam thënë me kohë,
Kaç-o delirant,
aty ku shkon ti,
humbja është garant!

Rama do fitonte,
gjashtë vite më parë,
nëse një tip pushti,
s’do kish këshilltar!

Dhe pa ta kërkuar,
ti ja nxive jetën,
i thoshe: “Fiton,
dhe pa Ilir Metën!”

Ne të gjithë u ngjirëm,
kërkonim bashkim,
po Rama dëgjoi,
ty-o mulahim!

Ti e garantoje,
se s’kishte rreziqe,
dhe e ngatërroje,
me këto grafiqe!

Asnjë fjalë e vetme,
kurrë nuk të ka dalë,
po ti s’di ta mbyllësh,
gojën-o bukëshkalë!

Aty je shpërblim,
i një tradhti,
po ti filozof,
nuk rri dot në hije!

Nuk rri dot në hije,
more Kaç i zi,
dhe do me patjetër,
të biesh në sy!

Do të jesh patjetër,
në rreshtin e parë,
dhe pse duket qartë,
që trutë të janë tharë!

Se me plot ndërgjegje,
ja fut kot katundit,
që t’i bësh Saliut,
shërbimet e fundit!

Do të jesh pa tjetër,
në rreshtin e parë,
dhe pse je në fakt,
një Turp Kombëtar!

Çudi si janë mbledhur,
more Kaç i zi,
të gjitha të zezat,
veç tek një njeri!

Arben Duka July 2, 2015 16:30
Komento

9 Komente

  1. Lleshi July 2, 17:03

    Kaçin mos ma sha
    se eshte biri i Ramizit
    qe ishte race
    nga minjte e gjirizit !

    Mblodhi racen e tij
    dhe Kaçin e vuri
    Kryetar Parlamenti
    kete fare “burri” !

    Pjese e kanaleve
    ka qene Kaçi i gjore
    perse bie erë
    ti vete i ve dore ?

    Po a preket me dore
    kjo gje e bute
    si s’ke frike se ndotesh
    dhe vjen era m… ?

    Reply to this comment
  2. myzeqeja e vogel July 2, 17:09

    Ti i vjen hakut ketij maskarai Sr Duka dhe te gjithe maskarenjve te PeDerave.

    I Madh je Arben, pa meshire mbeturinave

    Reply to this comment
  3. Lm July 2, 20:04

    Per ty Arben Duka bashkimi me Ilir Meten, me kryehajdutin nuk te ben pershtypje, mjafton qe mos te jete njeri tjeter ne pushtet.

    Reply to this comment
  4. LABI July 2, 21:21

    Kacin mos e tut
    Se i pelqene shume
    Qe ne stoned te zi
    Ti beje do pune!

    Nuk eshte faj i tij
    Faj ka njerezia
    Qe besojne marezishte
    Genjeshtrat e tija

    Kur shume genjene
    Mende mir, si mbane
    E te kthehet populli
    Te mer mo, surane

    E shkoj gjithe jeten
    Duke ligjeruar
    Si gjinkalle i gjore
    Me kuriz te cpuar…..

    E ka ardhe momenti
    Mendone cdo njeri
    Ta fshijme pergjithmone
    Kete Kac te zi…

    Ka mbetur i vetem
    Eshte vertete ne halle
    Ndaj lepine Berishen
    Ta beje “GJENERALE”

    Reply to this comment
  5. Ari July 2, 21:27

    Po pse i jepni kaq renci keti legenit
    Kete legen e shau me grua dhe familiar
    Mul osmani ne vlore dhe ky i degeneraría
    Vajti ne prere te Saliut

    Reply to this comment
  6. Moza July 2, 21:34

    Pergezime Arben Dukes dhe komentuesit Llesh!E plote per Kacidhen dhe nuk ka nevoje ti shtoje komente per plehren mi gjirizi.

    Reply to this comment
  7. Dardhari July 3, 04:01

    Jepi dhe mos pusho te gjithe keta laro duhet ti njofe Populli se çfare malli jane
    Eshte njesoj si ato Qeverite qe nderoheshin simbas pushtuesit me te forte qe shkelte Shqiperine dhe tani keta SI puna e Kacit, Berishes dhe Fevziut i quajne ( Atdhetare ) jo ore jo ata dhe keta jane T–R–A–DH–E–T–A–R–E

    Reply to this comment
  8. METEH July 3, 07:51

    A.Duka,ju lumt mendja dhe pena per poezin edhe te KAÇIT TE ZI,si shume te tjerave te botuara ne DITA,etj.Kaçi e beri si puna e PROSTITUTES qe shkone me shume tutor,por ky vetem per nje karrige. Dhe ku? Te Saliu…! Siç duket po e shef se i ka te shkurtera diten ne PD dhe del e ben ndonje grafik-genjeshter duke i bere gallat gjithe dynjaja.Ktij mjerani si duket ju be qejfi se MALLAKASTRA votoi djathtas.Por dhe kjo per fain e ketij far burri,pasi u mashtruan me premtimet e Lulit per faturat elektrike,taksat me te ulta ne bote,rrogat..etj.Dhe Mallakastra nuk e harron bemen e Kaçit:”..Une edhe xhaketen te vendos atje….votat i marr..”Kjo thenie e nje mendjemadhi 100 karatesh po ben qe kjo zone historikisht e majt dhe me tradita te votoi nje parti anti-kombetare..!

    Reply to this comment
  9. adriana July 3, 12:15

    Kaci i zi eshte nga ata profesorat maskarenj qe vjedhin studentet dhe me paret e tyre ka blere tre apartamente perballe juridikit dhe i mbane tenbyllura se mose i thone qe ku i gjete para,i tiile eshte ky maskara dhe ne cfare lagje i ka blere ne tirane te re lagjia 5 ja te tille hajdute kemi ne qe drejtojne popullin dhe flete per te tjeret

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*