Po sikur Nexhmije Hoxha ta kishte ‘shitur’ Enverin?

Amarildo Pregapuca February 10, 2016 13:51

Po sikur Nexhmije Hoxha ta kishte ‘shitur’ Enverin?

Më në fund arrita ta takoj, pikërisht atë, Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës.

Të gjithë ne, i bëjmë me mijëra e mijëra pyetje vetvetes dhe për to, kemi marrë ato mijëra e mijëra përgjigje “të duhura” por shumë pak prej nesh i vënë në pikëpyetje përgjigjet, të cilat mendojmë se i dimë.
Kjo është ABC-ja e zhvillimit të mendimit personal apo shoqëror dhe shoqëritë që arrijnë ta bëjnë këtë janë ato më të suksesshmet.
E pra unë isha atje, pikërisht për këtë arsye.
Në fakt, që të jem i sinqertë me ju, pavarësisht se takimi me të qe i rastësishëm, dëshira për ta takuar, nuk ishte e tillë, madje mund të shtoj, se më ishte bërë qëllim në vetvete.

Ka kohë që e doja këtë, ndoshta që nga vitet ‘90.
Por, më mirë që nuk m’u mundësua. Atëherë ishte ndryshe, unë isha ndryshe.
E tani, shumë më ndryshe edhe koha, edhe unë.
Tashmë mosha tek unë, ka bërë punën e saj, jeta, puna, biznesi, emigrimi, ngjarjet etj.
Shumë pyetje të atëhershme, e kanë marrë tashmë përgjigjen e tyre dhe patetizmi i tyre do të më bënte të ndieja turp nga vetja.
Atëherë ndoshta do ta filloja bisedën me një pyetje të tipit:
“Si ndiheni tani që Amerika do na sjellë Çekun e bardhë dhe më në fund do të modernizohet gjithçka sa hap e mbyll sytë?
Tani që edhe punëtori më i thjeshtë do të ketë mundësinë e një shtëpie të madhe dhe të mirë, të mbushur plot e përplot me gjëra të shtrenjta dhe të mira, me një ose dy makina etj. (si jashtë në Perëndim)?
Tani që ai mund të dalë të shkojë ku të dojë nëpër botën e qytetëruar dhe të punojë disa vite dhe të bëhet i pasur, shumë i pasur?!
Si ndiheni tani, ju që na thoshit se “armiqtë e huaj” nuk e duan Shqipërinë, por janë të interesuar vetëm për pasuritë e saj, duke i përvetësuar ato nëpërmjet koncesioneve?!
Si ndiheni tani, ju që na thoshit se shoqëria perëndimore është e infektuar nga borxhet, droga, papunësia, bixhozi, veset, divorcet, vetmia dhe njeriu për njeriun është një ujk?!
Si ndiheni tani ju që na flisnit për korrupsionin që do të pushtojë çdo aspekt të jetës që nga drejtësia e gjithçka tjetër?

Pra, si ndjeheni tani? A nuk ju vjen turp?”
Dhe kështu do të qëndroja dhe ta shikoja në sy, teksa do të ulte shikimin përdhe…
Të kuptohemi të dashur lexues, këto ishin pyetjet e mia të asaj kohe.
Pyetje, të cilat nuk ishin rrjedhojë e fantazisë sime, por në fakt, ajo se çfarë thuhej se do të ndodhte me Shqipërinë, fill pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pluralizmit dhe nga ku ne do të bashkoheshim me Europën, e cila na priste krahëhapur dhe me padurim në gjirin e saj të dashur.
Në atë kohë nuk flitej për krime. Për to u fol shumë më vonë, nuk u fol asnjëherë juridikisht, por në formë barcaletash idiote dhe të përsëritura shumë herë e përditë.
Ato tani ju “i dini” aq mirë”, por përsëri jo juridikisht.
Çudi?! Ndoshta.
Sidomos po të marrësh për bazë faktin, se dokumentacioni i kohës ka qenë aq i rregullt dhe i përpiktë sa në gjyqin ndaj saj, doli saktësisht çmimi i çdo kafeje apo uji të gazuar për të cilat mori dënimin 11 vite burg.
Por, ky takim nuk ndodhi atëherë dhe kështu, m’i kurseu edhe pyetjet e dikurshme. Po ndodhte tani.
Ja edhe pak dhe do të mbërrija në shtëpinë e saj.
Një shtëpi më se e thjeshtë. Përdora fjalën “e thjeshtë” për të përshkruar një shtëpi, e cila do të quhej “shtëpi turpi” për çdo deputet, politikan, gjykatës, prokuror, avokat, mjek, kryetar komune, drejtor apo gazetar qe mbush ditën tuaj me terror dhe tmerre “shqiptarësh”, madje edhe për një ish-punonjës hipoteke apo Aluizni.

I ulur përballë njeriut që dikur në fantazinë time dhe të shumë e shumë shqiptarëve, ishte pengesa mes nesh dhe dashurisë së madhe platonike me parajsën e premtuar.
Mendoja se biseda do të ndërtohej dhe do të merrte ritëm me vështirësi, duke kaluar nëpër pyetjet që kisha ndërtuar në kokën time, për shkak të moshës së saj apo faktit se unë isha një i panjohur për të. por nuk ndodhi kështu.
Mënyra e artikulimit të mendimit dhe vija logjike e shprehjes së këtij mendimi, një mënyrë aq moderne dhe e përpiktë nga ana e saj, “familjariteti” aq i natyrshëm qe i dha bisedës, bënë që brenda pak minutash, unë të mos kisha me asnjë dyshim, se kisha të bëja me një “Grua Shteti”, një grua të fortë shteti, e cila do të mund të thërrmonte pa diskutim, në çdo kohë, edhe vetë “Zonjën e Hekurt” Thatcher.
Ishte ky moment, ku mendova se ndoshta fati “nuk ishte me të” kur e përzgjodhi të bëhej “Grua e parë” apo e lindi në një vend kaq të vogël. Ndoshta, ndoshta po të mos ishte “prodhim” i kësaj toke, i këtij vendi “të vogël”, nuk do të ish e tillë.
Tashmë “fokusi” i takimit, kishte kaluar në një tjetër drejtim, pasi pyetjet e ndërtuara me pare në kokën time, po i merrnin përgjigjet pa qenë nevoja për t’i thënë ato.
Ajo ishte një oratore e rrallë.
Nuk mbaj mend aspak kur ka qenë hera e fundit që më ka ndodhur të bisedoj me një të tillë.
Isha përqendruar tek kjo grua dhe më pushtuan mendime të tipit: “Një jetë të tërë në hije, një grua e këtij kapaciteti. Pa të drejtën e ligjshme që të jep të qenit “Grua e parë” për të shpenzuar, në çfarë dhe sa të donte, për të shëtitur botën si dhe sa të donte. Pa “të drejtën” që të jep mëmësia për trajtimin e fëmijëve të saj si të “veçantë”, në shkolla apo punëra”.
Privilegje “të vogla” këto që çdo “Grua e parë” e botës (qofte edhe në vendet e Lindjes) i shfrytëzoi dhe do t’i shfrytëzojë, pa mënuar aspak.

Nuk di te them, nëse i shoqi do të jepte idenë për dhënien me koncesion të fushave naftëmbajtëse, a do t’i ishte pastruar biografia e tij “si diktator”? Si mendoni?! Sa nga ju që po me lexoni, nuk do ta bënit?
Pastaj? Le të mos luajmë injorantin, jetojmë në botën e biznesit.
A nuk ju duken arsye të mjaftueshme këto për çdo grua, për ta shpallur të shoqin “Diktator”? Besoj se po.
Por, ajo vazhdonte të fliste duke më argumentuar se kishin punuar shumë për të ndërtuar gjithçka s’ishte në Shqipëri, gjithçka që e bënte të dukej Shqipëri “e vogël” (si sot).
Ndërsa unë, mundohesha të gjeja arsyen se ç’e shtynte këtë grua për të mos “e shitur” të shoqin.
Pse nuk e “shiti” që në ‘90-n, siç bëmë të gjithë ne? Ata që e bënë në mënyrë konstante dhe me përkushtim, sot gëzojnë frytet, si biznesmenë, gazetarë, opinionistë, si intelektualë apo si shkrimtarë në të tjera shtëpi, rezidenca e me fëmijë të rehatuar ndoshta përjetë.
Ta “shiste” për egon e saj.
Ndaj tij (Enverit ) apo të gjithë ata që i kanë ndërtuar jetët e tyre pikërisht ne përbaltjen e të shoqit të saj dhe të asaj vetë.
Do të mjaftonte vetëm një fjali e tipit: “Enveri shpesh më gërthiste, më thoshte të pushoj e të mos flas shumë” apo: “Enverin nuk e kam dashur, por këto ishin kushtet”. Kaq, kaq pak dhe milionat nga donatorët do të vërshonin drejt saj. Milionat për “projekte” për libra dhe intervista, për të cilat do ta zgjidhte ajo shumën dhe Blendi Fevziu do të dukej si një tregtar tezgash, para pasurisë së saj.
Pra ç’e shtyu të mos e bënte? Ç’e shtyn të mos e bëjë sot? Tani?
Përse?
Përse nuk e “shet” për hir të fëmijëve të saj, të nipërve e të mbesave?
Do t’ua ndryshonte jetën përgjithmonë. I nipi do të dilte nga burgu sa hap e mbyll sytë.
Mos shkaku është dashuria për atë burrë? Betimi para shokëve dhe shoqeve të atij ideali? Bindja në të drejtën? Dashuria për atdheun?
A nuk ju duken të gjitha këto pak si shumë demode për këtë kohë?
S’e di.

Ndoshta të gjitha bashkë, por ndoshta edhe njohja e mirë e ligjit të pashkruar të biznesit: “Shit atë që do të mundesh ta blesh përsëri, me një çmim më të ulët se ai fillestari. Por a blihet dot sërish vetvetja?!” do te argumentonte dikush.
Di të them, se duke jetuar për 22-vite në një shoqëri skeptike dhe kalkuluese si ajo Anglezja, ku gjithçka shikohet në prizmin e dyshimit dhe fitimit, “mbyllja” e figurave të tilla të mëdha, në thjeshtë “diktatorë”, nuk i shërben aspak “biznesit” tonë të vogël Shqipëri. Dikujt po, natyrisht.
Edhe për figurën e Henrit VIII, ata kanë diçka më shumë për të shkruar se thjeshtë diktator.
Pastaj rrjedhimisht lind pyetja.
Kur thuhet diktaturë, cili është ekzaktësisht etaloni i krahasimit?!

 

Amarildo Pregapuca February 10, 2016 13:51
Komento

24 Komente

  1. Ela February 10, 14:11

    shum bukur shkrimi skemi ci shtojme me ,bravo

    Reply to this comment
    • A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku February 10, 22:50

      @Pellum Kulles.
      Or Pllum,te kom dasht shum,
      na boje humor te kanshem n’diktatur.
      Ather me lot na boje te qeshim,
      sot na bon politik qe te dhjesim

      Po lene mor burr Nexhmijen
      nji plak 95 vjeçare.
      A mos ta ka mbyll deren Xhuljeta
      ndaj ke fillu tu knu me dajre !!

      Reply to this comment
  2. BLACK SWAN February 10, 14:30

    Amarildo -emer me prejardhje te paqarte ,shume i perdorur nga romet
    Pregaprezervativ-mbiemrin
    enderra e madhe – te takoj Nexhmijen
    jo vetem ender …e kishte qellim te takonte versionin femeror te -Stalinit
    dhe biznesmen ,dhe emigrant ,dhe komunist -trap

    SEPSE ASKUSH NUK ESHTE AQ I PASUR SA TE BLEJE TE SHKUAREN E VET !!!!!

    prandaj nuk e shet , po derisa te kete jovertebrore si ty ,krimba ne zhargon popullor , diktatoret do riprodhohen .

    Reply to this comment
    • Bayoneta February 10, 14:50

      @BLACK SWAN-Si mund te shash dike per ROM kur ke pseudonim
      I ZI per veten.Ai jep fakte ti jep britma dhe sharje,Nuk ka faj nexhmia se ti qenke nje qelbesire e pa shkolluar..
      Na tregon se asnje nuk mund te blej te shkuaren e vet,Ti e paske blere tenden dhe nga nje mi kanalesh don te hiqesh nje Black Swan apo sorre e zeze,se per lejlek te zi nuk ka.Nje koqe kandari si ti qe egziston se sistemi i nexhmies te ushqeu tet ate i bleu raki u deh,ja hypi sat eme dhe produkti je ti.mos shaj ata qe te krijuan dhe mos u ndiej vetem se qelbesira dhe minj kanalesh u krijuan shume ne komunizem,po njerez te mire dhe te shkolluar u krijuan me shume dhe ata flasin pa share dhe pa britma.Vetem nje injorant apo nje druvar pa shkolle injoron gjysem shekulli qeverisje te nje shteti 100vjecar.pra ti nuk je asgje je nje plesht para gjigandeve te kombit si Enveri dhe Nexhmia e shume e shume te tjere,me gabimet dhe te mirat e tyre.mos e ha te gjithe zemerimin menjehere se mos te ze barku dhe na qelb forumin me keq se trurin tend prej lajthie.gelltitje te kendeshme.

      Reply to this comment
      • hajdari February 10, 16:01

        Keta “ndertuesit” e filluan me lemshin e reformes agrare (qe e vazhdoi pasardhesi i tyre me i denje, Salehu), e vazhduan me 45 vjet izolim te tipin Kim Jung Un. Rruges i futen edhe ca pushkatime, burgosje dhe internime te gjithe farefisit te “armikut”. Populli e filloi me triska dhe e mbaroi me triska historine e tyre, sic shkruante dje nje analist. Mjaft me Enver, Sali, Fatos dhe Edvin. Skote e nemur komunistesh dhe bijesh…

        Reply to this comment
  3. Nazim February 10, 14:36

    Ideja eshte zhvilluar shume bukur, e le lexuesin te nxjerre vete konkluzione.

    Reply to this comment
  4. SH.K February 10, 14:43

    ,NE VEND TE KOMENTIT….
    Nese shqipetarja Nexhmije Xhuglini qe si intelektuale ne 100 vjet ka njohur eren e barutit e te djerses e ju deshen 25 vjet te jape ‘intervisten e lamtumires’ per ty si gazetare kjo interviste nuk duhet banalizuar aqe me teper te besh replike me fantazma!
    Nga do qe ta rrotullosh ‘historine’ e nje vendi 25 vjet pa histori kush ka tru ne koke arrin te vertetoje nga te gjitha drejtimet qofte besimtar apo ateist laik apo budist se:Nexhmija si femer intelektuale me te mirat e te keqiat do ngelet ne histori duam apo nuk duam ne e aqe me teper nje ‘pakice’ qe eshte pergjegjese e shperberjes se ketij vendi! Duam apo nuk duam ne nje femer tjeter pas 25 vjetesh me emerin Xhunga do ngelet ne histori si ‘marathonomakja’ e rilindjes se shtypit te LIRE,PA VARUR E PROFESIONIST qe pati meriten qe te dale nga xhungla e nje vendi mesjetar gjysem feudal qe e ka pritur e vazhdojne ta presin demokracine tua eksportojne BUSHAT nepermjet Berishajve e Blushave 25 vjet ne stallen e majmerise apo parlaMenopauzen e ‘leshit’ te antikrishtereve TopaLesha!
    ‘Termeti’ artificial si ne kohen e inkujzicionit mesjetar apo ISIS te shekullit te 21-te ne nje ‘gote’ uje lidhur me kete interviste nuk eshte thjesh ndaj 2 FEMRAVE qe 25 vjet trajtohet si kafshe per te terhequr parmenden,si lope laramane e therur ne mes te rruges qe nuk ja hedhin syte as kasapet per mish e as imamet e prifterinjte por eshte nje problem shume me i thelle e tragjik:SHQIPERINE DHE SHQIPETARET NUK I DO ASKUSH TE JENE POPULL SI GJITHE TE TJERET E AE ME TEPER SUPERJORE POR THJESHT NJE POPULL I SHTYPUR PA INTELIGJENCE E I VARFER!Ne sherbim te kesaj teorije ka 25 vjet qe eshte vene tere agjenturat duke perdorur nje pakice qe kane uzurpuar jeten e ketij vendi nga pikepamja politike ekonomike sociale kulturore e fetare!
    NEXHMIJA DHE XHUNGA NE NJE VEND BIBLIK SI KY YNI KANE MARRE RROLIN E Marije Madalenes qe goditen me gure nga te gjitha anet si nga ‘besimtaret’ obskurantiste ashtu dhe ‘pilatet’ te ashtuquajtur ‘intelektuale’me ndryshimin se 2000 vjet perpara lindi nje profet qe quhej Yoshua-Jozef tu thosh:’Kush eshte pa mekate le ta hedhi gurin i pari’,sot tek ne pas 2000 vjetesh jo vetem nuk i ndalon kush ‘perdhunuesit’ e dijes kultures e humanizmit me emerat Babaramo,Baba meto apo BABAQEMO por perkundrazi behet tifozllik duke uleritur :VRITINI KETO RRUSPIJE QE PO DALIN KUNDER ‘KANUNIT’!
    P.S 2 mije vjet me pare dishepulli i ‘dashur’ i Krishtit u be ‘mekatarja Madalena ashtu si pas 2 mije vjetesh tek ne e dashura e ISIS-SLLOBODANKA!

    Reply to this comment
  5. # February 10, 15:58

    Nuk kam cfare te komentoj mbi kete shkrim.Por vetem ne ate frazen mbi shitjen e pare dhe ma von ne blerjen ma lire.
    Shitje ma pa shoqe qe iu ba Berishes nuk gjen ne ftyre te tokes.Tashti ne kohen e kthimit jo ta blesh por dhe te ta falin nuk e pranon asnji pjestar i popullit kete malle te cvleftesuar.Pra kthimi nuk permban vlere cmim blerje.Ket(Berishe) zullap zallamahi te ia falesh dreqit asht pak e jo ma ti shikoj hijen dhe kundermimin e eres se qelbur fasule vicidoli me bajga lope,dhen e dhish..

    Reply to this comment
  6. Shqiptari February 10, 16:41

    Po beheni vertete qesharake duke u mallengjyer per nje moster qe simotren e saj ne Rumani e qeruan bashke me bashkshortin e mbyllen nje here e mire nje epoke kurse ketu vazhdohet me intervista te stisura per te Rilindur nje nostalgji qe behet realitet vetem po te mbyllen kufinjte e te shperndahen tallona ushqimore mujore. Jeni gati? Bejeni!

    Reply to this comment
    • sali serbi February 10, 21:03

      Ti klysh nuk je Shqipyar, te pakten kete emer mos e ndy o ndyresire e pjelle nga skutat me te erreta te antishqiptareve dhe jashteqitjeve te kombit.Tollonat te ushqenin te pakten por sot mor plehra qe po ushqehesh me pare droge dhe prostitucioni nga nderzimi i motres tende, kjo te duket demokratike o plehre e ndyre.

      Reply to this comment
      • Shqiptari February 11, 09:38

        Per droge pyet vejushen e Laverit se nipin atje ja kapen ne Laborator te kokaines ne Xibrake. Ato ushqejne me pare droge ca debile si ti qe ti fshijne bythen kur dhjesin neper gazeta.

        Reply to this comment
  7. Zeus February 10, 16:43

    Nuk e njoh autorin e ketij shkrimi filozofik,Amarildo Pregapuca,por e pershendes dhe e uroj:
    -“JE NJE SHQIPTAR IDEALIST,I ZGJUAR DHE TRIM”!
    Llogjika e autorit eshte aq e forte sa te mberthen ne te gjitha anet me argumente dhe arsyetime tejet njerezore,juridike dhe filozofike!
    Shkruan me kulture e jo me zhargone!
    E ve kundershtarin me shpatulla per muri me njerzillek e jo duke e share apo shpifur!
    Rralle kam lexuar nje shkrim si ky,qe jo vetem te “NGOP” me arsyetime,informacione,por sidomos te mbush SHPIRTERISHT,qe ta ndjesh veten NJERI e jo kafshe prehistorike sic beni disa kanibale ne ZULULAND!
    Shkrime te tilla pasurojne shqiptaret shpirterisht,se kemi 25 vjet qe ne media,ne botimet letrare,po degjojme e lexojme vetej per BURGJE,INTERNIME,KRIME,DIKTASTURE KOMUNISTE,BLLOKMENE,BLLOKQENE etj,por asnje here nuk i kthehemi jetes tone:NJERIU DALLON PREJ KAFSHES NGA LLOGJIKA,NGA MIRESIA,DASHURIA dhe MIREKUPTIMI!
    Boll u moret me “KOMUNIZMIN” dhe “DIKTSATUREN,boll u moret me “UJKUN”,por shikoni se CAKALLI PO BEN KERDINE dhe po na ha jeten perhere e me shume!

    Reply to this comment
  8. aria libéra February 10, 17:12

    Romantik shkrimi por bindes dhe I pershkruar me ngjyra kombetare jam dakort se jam bindur pas intervistes se ajo nuk eshte nje grua e zakonshme por shume e pregatitur politikisht dhe te jep idene se njeh mire lojen e komunikimit politik me pak fjale ajo u shpreh se ne morali i politikanit eshte komplet i ndryshem nga i njerezve te thjeshte gje e cila theksohet ne te gjirha shkollat e shkencave politike ne boten perendimore duke i thene pjeses me te madhe se jane injorante ne kete fushe e cila mbas luftes se dyte boterore eshte kthyer ne shkence eshte pra shkenca me e re kete pikerisht nenvizoi znj Hoxha qe ne kushte normale ajo eshte po aq romantike femer me ndjenja etj por edhe politikane profesioniste kete te fundit shumica nuk e kupton sepse nuk ka kulture ne kete shkence

    Reply to this comment
    • Max February 11, 22:32

      Ajo e shiti kur ishte gjalle .Tani sja vlen se e tregon veten e pabese qe eshte.Ramizin salen e serbe te tjere i kemi peshqesh prej kesaj bushtre

      Reply to this comment
  9. Realiteti shqiptar. February 10, 18:35

    SHQIPERIA KA TRANZICION ME NE KRYE KOMUNISTET.

    nexhmija ka pese lloje maskash ne karakter dhe ne punet e saj nen rogos.
    Tani ka veshur masken e nje gruaje te ndershme,tolerante,bujare,perparimtare,etj,etj,kur katoliket e Shkodres e akuzojne dhe per vjedhje bizhuterish fetare prej floriri.
    Pa kuituar ketu miratimet ne shtratin e gjumit, per vrasjet qe kryen me burrin e saj.
    Kulmi ishte kur prokllamoi ne fillimet e pluralizmit: Te lejosh pluralizmin ne Shqiperi , do te thote tu japesh celsat e pushteti armiqve.
    Eshte realitet qe deri me sot , pushteti ka qene i komunisteve,i nexhmijes,saliut,dokles,pellumbit,rucit,etj,etj,keta vetem kane ndruar veshjet,vilat,gravatat,testrat nuk i dogjen i ruajne tu a japin pjellave te tyre.
    Si do bejne keta shtet me drejtesi te pa varur nga kokat e tyre politike?

    Reply to this comment
  10. LULIETA February 10, 18:55

    nexhmia eshte nje grua zonje ,e thjeshte ,ka qene nje femer e bukur ,po kure nuk e pame te kreur sipas modes te lyer e te perlyer si keto sharabajkat grate e vjedhsave ,duke fillu te liria plaka qe per dite ndronte e vvazhdon te ndroje fustane bizhuteri,apo deputetet grate e deputeteve qe lyen e parfumosen si maskat e karnava,ne nje jetojmeleve ,e kam pas shtepine afer bllokut ,kam qene ne shkollen 11 janari ishin po thuaj se te gjithe femijet e bllokut.nexhmia sic prinderit e mij me tregonin ishte gjithmone ne mes te prinderve te tjere mbante radhen per te pyetur per femijet ,enveri na vurifesten sic koken e kemi jemi nje popull qe sjetojme dot pa diktature ,te gjitha te zezat qe egsistojne ne toke ne i kemi kopiuar , vrasim njeri tjetrin per nje fjale goje,vjedhim ,krimi ka mare permasa te frikeshme ku dhe pjestare te nje familie se kane kursyer njeri tjeterin,duam zduam ne shtetin e pare te vertete e krijoj enveri .ku jane fabrikat kombinatet ? kush i shkateroi kush vrau ata qe e kundershtonin ?ENVERI DHE SALIU i pari vuri regull disipline shkolla 8 vjecare dhe me vone gjimnazi ishin te detyrushme,api shkolla artizanale ku dilnin zanatcinj qe punonin ne gjithe shqiperine,po i dyti saliu nano cbene ? nje vere ne uje ,vodhen vendin e kethyen ne mesejete,kriminelat prostitutat kan mbushur europen .sala si mjaftuan vrasiet vjedhjet shkaterimi total qe i beri vendit shkoi dhe fali detin krasoni se kush eshte shkaktari i gjith te keqiave ,nexhmia eshte 94 vjec zoti ja ka fal vitet lereni te qete dhe kjo pak kohe qe i ka ngelur

    Reply to this comment
  11. intelektuali February 10, 19:21

    Nje shkrim i denje per vrastaret e Korese se Veriut e shkruar nga race e keqe enveriste

    Reply to this comment
  12. Arben February 10, 19:36

    NEXHMIJA VERTET E KA SHITUR ENVERIN, POR JO NE KUPTIMIN FIGURATIV, POR ATE REAL.

    AJO KA BASHKEPUNUAR ME UDB-NE NE ELEMINIMIN FIZIK TE ENVERIT NEPERMJET MJEKUT ISUF KALO, I CILI MORI SHPERBLIMIN E TIJ PER KETE PUNE.

    E EMEROI MOSKA SI “KRYETAR TE AGJENCISE BOTERORE TE SHENDETIT” TE OKB-SE, ME SELI NE DANIMARKE.

    EDHE NEXHMIJA E KA MARRE SHPERBLIMIN E SAJ PER KETE BASHKEPUNIM ME UDB-NE.

    SHPETOI PER VETE DHE KRYESORJA FEMIJET E SAJ, TE PALAGUR NGA KJO HISTORI.

    ALTERNATIVA ISHTE ENVERI DO TE SHPALLEJ ARMIK DHE NE KETE RAST DO TI SHUHEJ FAMILJA.

    KY ISHTE KOMUNIZMI I MILET, NJE MASHTRIM DHE DEMAGOGJI E GJALLE.

    Reply to this comment
  13. alphade February 10, 20:51

    Shitjet e lira apo faljet per hire te kolltukut,kolltukofag, ka
    patur dhe vazhdon jete vetem nje njeri dhe ky eshte Sali
    Berish-Milloshevici !!!! ….

    Reply to this comment
  14. Shahisti February 10, 21:37

    Per ata qe pyesin per origjinen e emrit Amarildo…. Ne vitin 1962 luhej Kupa e Botes ne Kili. Lojtari i madh Brazilian Pele’ u demtua rende qysh ne ndeshjen e pare, dhe u zevendsua nga nje lojtar i quajtur Amarildo. Qysh atehere u shfaq ky emer edhe ne Shqiperi. Ka shume mundesi qe autori te jete i datelindjes 1962 ose 1963. Sa per pacavuren e ketij Amarildos, une nuk do te merrem me thesin me budallalleqe qe shkruan, po te gjitha pyetjet qe kish pergatitur ky per Nexhmijen ne fillim, mund t’i zevendesonte me nje pyetje te vetme: “SI U BO AJO PUNA E LUGES PREJ FLORINI QI DO HAJSHIM KUR TE VISHIN NE PUSHTET KAMUNISTAT”?

    Reply to this comment
  15. Bilbil Sulovari February 10, 22:52

    E pershendes Amarildon per shkrimin,gjithashtu ne veçanti komentuesin BAYINETA.Ka edhe te tjere por me vjen keq qe nuk hengrem me luge floriri sepse i vodhi balli kombetar,atehere dhe tani.

    Reply to this comment
  16. Shaqua February 10, 23:15

    Argumenta kuptimplote qe shume shqiptare, dhe me vjen mire qe ka edhe nga brezi i ri, kane filluar t’i kthjellojne mendjet e tyre te coroditura ne keta 25 vjet vreri te papare, mbas vranesirave te dimrit, vjen e kthjellohet koha e del dielli i paster, i shndritshem, ashtu si eshte ne te vertete. Keshtu, gradualisht po kthjellohet e pastrohet duke u pasuruar edhe historia e Shqiperise.
    Ishte e pashmangeshme, do te ndodhte kjo nje dite, por mendohej se do te ishte e larget, por shqiptaret jane te zgjuar dhe vleresojne drejt kohen, dijne te ndajne shapin nga sheqeri.
    Te lumte Amarildo.

    Reply to this comment
  17. Lu-i demokrat 100 kar-atsh February 11, 12:08

    Ehe nga fundi e kuptova une pse shkruan keshtu ti more zoteri. Po ti jetuake ne Britani! Neve ketu nuk na e mban te shkruajme keshtu or ti lum miku, jo vetem se pse trute na jane shpelare nga bandat e politikaneve qe na sundojne por edhe se kemi frike! Frike ore frike se ca do na thote ambasadori amerikan me pas, ai i BE, ai i OSBE, ore ne fund te fundit ai i Korese te Jugut se edhe pse nuk ka ardhur akoma do vij nje dite ai! Pastaj nuk del vetem komunist po te heqin edhe fondet. Se neve bejme bizines, japim naften, minierat, nen e mbi token dhe i themi; na jep ca te ka le ne zemer. Dhe keta, demokratiket dmth, na japin nje…supost me shije demokracie. Kohe demokracie qe vine ere kakardhie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*