Po s’u turbullua, nuk pastrohet (Nga ÇEZ-i mund të fillojë pastrimi i madh i Shqipërisë)

Arben Duka September 26, 2015 19:25

Po s’u turbullua, nuk pastrohet (Nga ÇEZ-i mund të fillojë pastrimi i madh i Shqipërisë)

Vjedhja e madhe te ÇEZ-i,
polemikat flakë i ndezi,
mund ta shohë Shqipëria,
si është bërë batërdia!

I gjithë shteti-me ç’shikohet,
rreth korrentit rrotullohet,
pasuria më e madhe,
ishte në hidrocentrale!

Ato që Enveri ngriti,
Sali kafsha i grabiti,
Sali kafsha dhe të tjerë,
që u bënë milionerë!

Këto fytyra të ndyra,
shpikën me qindra mënyra,
të vidhnin pa sens e masë,
gjithë paratë e fukarasë!

Ato qindra miliona,
kanë qenë paratë tona,
i vodhi pushteti-gjarpër,
ndaj ne jemi kaq të varfër!

Miliona-miliona,
u vodhën nga xhepat tona,
për kampionët e rrënimit,
erdhi koha e shpagimit!

Letrat janë të pastra fare,
si janë bërë ato zarare,
si është bërë vjedhja e madhe,
mbi asetet kombëtare!

Është shkruar radhë-radhë,
e zeza përmbi të bardhë,
e gjithë vjedhja-babëzia,
të çon drejt tek qeveria!

Ne kërkojmë drejtësi,
mos kursehet asnjeri,
duhet zhbërë amnistia,
që ka nxjerrë qeveria!

Jo qeveri e doktorit,
po ajo e pas Qershorit,
një amnisti e çuditshme,
për vjedhjen e pamëshirshme!

Kontrata që na vë flamën,
implikon dhe Edi Ramën,
amnistia për hajdutë,
mbron të kuqtë edhe blutë!

Mbron edhe kusarët çekë,
ata që na lanë pa brekë,
erdhën dhe sa deshën vodhën,
dhe së fundi paq ja hodhën!

Vodhën sa i lojtën fenë,
me vete kishin ERE-në,
kishin gjithë qeverinë,
Ridvan Boden dhe Salinë!

Të thotë Bode mulahimi,
pse u ul dy herë çmimi,
që ta blinin lirë çekët,
si ç’u bë dhe me fishekët!

Blenin lirë e shtrenjtë shisnin,
hanin shumë e vetëm dhisnin,
s’i dhanë hajnat e Çekisë,
asnjë qindarkë qeverisë!

Qeveria s’ua kërkonte,
nga aferat përfitonte,
gjithë lekët e vegjëlisë,
ndaj erdhën vitet e zisë!

Po këtu çdo gjë është vjedhur,
dhe kusarët ia kanë hedhur,
gjithë ngjyrat janë në listë,
në aleancën e pistë!

Aleanca e kusarëve,
kob i madh i gjithë shqiptarëve,
gjithë këto miliona,
janë vjedhur nga xhepat tona!

Ulërijnë fort kusarët,
të vijnë ndërkombëtarët,
se besim kërmat nuk kanë,
hiç tek prokurorët tanë!

Kot që bën stilin e ngjalës,
them se ky është fund’ i Salës,
dhe i gjithëve që na vodhën,
që shpirt e zemër na lodhën!

Arben Duka September 26, 2015 19:25
Komento

4 Komente

  1. iliri tjeter September 27, 01:24

    Bejtexhiut: po nje fare zv kryeministri me emrin Ilir Meta dhe qe ka qene dhe eshte mik me Kastriotin e Islamajve dhe qe bashke me te shkuan ne Prage per bisedime, e njeh ti?
    Prandaj ne Shqiperi nuk behet asgje ashtu si duhet,se ne nuk shikojme dhe nuk duam te gjejme te verteten dhe as kerkojme fajtoret ashtu si eshte ne fakt, por fajtor bejme vetem ate qe nuk na pelqen apo qe eshte kundershtar i partise politike qe preferojme.
    Po si nuk fole njehere persembari dhe drejt e drejt ore bejtexhi. Pse ore shpata qe mendon qe ke te pret vetem nga nje ane?
    Ja u denua Berisha dhe mire behet te denohet, po ky Ilir floriri, Ilir blloku i hallvaxhiut, po ky Iliri i ngjalave apo ky Iliri i zyres te punes, si mendon ti, te mos denohet?

    Reply to this comment
    • LOVE September 27, 10:23

      @ Iliri tjeter ,
      mos u merzit ,duro dhe pak ,se do vije direktiva e re nga pushteti [popullor]
      pastaj do e ckrijme talentin …e kujton Nolin e madh

      “hall i madh me skraparllinj
      ka rrezik te hash dhe dru
      dy ministra le te rrine
      se na duhen dhe pa tru ”

      ne 1982 ne Singapor u implemetua ligji antikorrupsion
      142 ministra dhe zyrtare te korruptuar u arrestuan ne nje dite !!!!!!!!!!!!!
      sot ai shtet ka 92% te popullsise me shkollim [92% me kristal ne ]
      1% ne varferi [ne 1% multimiliarder kane 25 vjet qe na shtypin ]
      90% eshte para me qarkullim te rregullt [ne kemi rregullin of shore]

      po dale njeher e pyesim Koqo Kokedhine ,cfare mendimi ka per ngjalat
      se ti e di ,sekretar partie mor shok ,urte e bute e plot tigani ….
      ne kemi kanabisin ,do na nxjerre nga situata ,dhe partia lulekuqe mblidhte
      heroine e paster dilte ,po kete nuk jua kemi thene ndonjeher
      pastaj bir o bir thote Koqoja ,se mos na hapet ndonje karte e ALB Petrolit
      se kjo e CEZ do duket si loje kalamajsh 😛

      Reply to this comment
  2. ivani i madh September 27, 11:39

    E mor poet shume shkruan theret e godet po kush te degjon Shqiperia eshte bere nje vend i ifektuar ku duhet futur plugu dhe disifektuar se dhe ata persona qe kane qene jashte ne emigracion dhe studime po sa jane kethyer ketu kane thithur e mare mikrobet e felliqur te asaj toke te ifektuar dhe semure deri sa te jape shpirt.Ju jeni vetem nje bilbil qe mundoheni te kendoni ne nje vend te djegur,shkretuar e te semure ku cakejte ujqerit e hienat po shqyejne dhe koskat e fundit deri sa te vije dita te shqyejne njeri tjetrin.Pershendetje poet.Ivani i Madh!

    Reply to this comment
  3. lato September 27, 18:31

    Ilir hajduti eshte si letra kopjatif qe del ne cdo flete…Cfaredo scandali te zbuloni,Ilir bllokun do ta gjeni me ze e figure! Edi Rama kerko zgjedhje te reja per te qeverisur pa Ilir Meten.Neqoftese ky popull e voton,paste fatin e zi se vete e kerkon,pesofte si Siria,Afganistani.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*