Po të kishte qenë Berisha më i ndërgjegjshëm…

Ilir Meta - Intervistë July 26, 2013 09:44

Po të kishte qenë Berisha më i ndërgjegjshëm…

Në këtë intervistë dhënë dje për DITA, Ilir Meta flet për strukturën e sapo prezantuar të qeverisë së re. Besoj se kjo është një strukturë e menduar mirë dhe natyrisht që do të provohet – thotë Meta, i cili në shtator do mbajë postin e Kryetarit të Kuvendit. “Do të jetë një qeveri e cila do të di të administrojë shumë më mirë kapacitetet e gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të partive politike – premton kreu i LSI-së”.

 

Zoti Meta, sapo është prezantuar struktura e re e qeverisë. Është sulmuar, siç pritej, për rritjen e numrit të ministrive. Do ketë rritje shpenzimesh, siç pretendon opozita e re e zhurmshme e zotit Berisha?

Çdo mazhorancë e re, çdo qeveri e re, dhe çdo kryeministër i ri ka prioritetet e veta. Në harmoni me to ka të drejtën të bëj edhe reforma në strukturën e qeverisë. Mund të them se shpenzimet nuk varen nga numri i ministrave apo dhe i ministrive, përkundrazi. Ky është thjesht një spekulim sipërfaqësor. Do të kemi mundësi të vëmë re edhe me prezantimin e programit të qeverisë, dhe me prezantimin të buxhetit të parë të vitit të ardhshëm se kjo është një qeveri e cila synon të shkurtojë shpenzimet sa më shumë të jetë të mundur, dhe të maksimalizoj efektivitetin e qeverisë dhe gjithë strukturave.

 

Zoti Meta, sa ministri do drejtojë LSI-ja?

Kjo nuk është tema kryesore. Ky nuk është shqetësimi ynë kryesor dhe asnjëherë s’ka qenë i tillë. Për ne e rëndësishme është mbarëvajtja e qeverisë, mbajtja e premtimeve, cilësia e përfaqësimit tonë dhe të gjithë ekipit qeverisës, pra performanca e saj. Këto janë çështje të cilat do të jenë në varësi të rrethanave të mundësive për të realizuar ekipin më të mirë të mundshëm qeverisës.

 

Por zoti Meta ju kini një nga premtimet më mbresëlënëse në fushatë, që ndoshta ka qenë dhe një arsyet e rezultatit spektakolar të LSI-së në këto zgjedhje, premtuat punësim. A do reflektohet kjo në ndarjen e ministrive, sepse duam s’duam disa ministri jo vetëm nga numri i të punësuarve por dhe nga vendimmarrjet politike që prodhojnë vende pune kanë më tepër mundësi se disa të tjera. Pra a do reflektohet premtimi i fushatës në ministritë që do drejtoj LSI-ja?

Ky objektiv do të jetë në qendër të vëmendjes të LSI-së por edhe timit si kryetar i saj, por pavarësisht nga pozicionet ku do të drejtojnë përfaqësuesit e LSI-së ky do jetë një prioritet madhor për të gjithë vendin. Kjo qeveri do të funksionoj si një e tërë, pra edhe ky prioritet madhor i LSI për rritjen e punësimit në vend do të realizohet përmes përmbushjes së politikave ekonomike dhe sociale konkrete për të gjithë.

 

Pse u nda ministria e Ekonomisë me Energjetikën?

Natyrisht ka disa prioritete të veçanta që meritojnë një angazhim më të përqendruar. Mendoj se rasti i ndarjes së ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës është një rast i tillë pasi sektori i Energjisë është sot më strategjik se kurrë më parë. Besoj se METE ishte një ministri mjaft e madhe, mjaft komplekse. Sektori i energjisë ka marrë përparësi të madhe jo vetëm për zhvillimin e vendit por edhe për fuqizimin e rolit të Shqipërisë në rajon. Po flasim në planin gjeostrategjik edhe ekonomik dhe të bashkëpunimit rajonal. Pra sfidat janë të shumta. Padyshim që kjo ndarje është shumë e motivuar.

 

Gjatë prezantimit të strukturës së re zoti Rama përdori shumë shpesh termin “reformë e brendshme strukturore”. Çfarë do të thotë kjo?

Mendoj se kjo është një pyetje që i takon zotit Rama të përgjigjet. Nëse ai e ka gjykuar kështu mendoj se i ka idetë e qarta për këtë.

 

Do të ketë lëvizje të mëdha të administratës aktuale?

Kjo është një pyetje që do të marrë përgjigje me vetë formësimin e kabinetit të ri, të emrave përgjegjës për çdo dikaster dhe të përfundimit të programit qeverisës dhe prezantimit të tij. Unë i qëndroj bindjes se ne duhet të ruajmë dhe të motivojmë të gjitha kapacitetet që kemi në administratën publike, sepse është shumë e rëndësishme vazhdimësia, memoria administrative ashtu siç është e rëndësishme që kjo administratë të kuptoj dhe të ndjej që po vjen një qeveri e cila kërkon ritme të reja dhe dinamikë tjetër, kërkon një disiplinë shumë më të madhe profesionale, një etikë morale dhe profesionale të shkallës më të lartë, dhe mbi të gjitha efektivitet, por absolutisht çdo përmirësim duhet bërë përmes respektimit të ligjit, dhe përmes prurjeve të reja të ekspertizës e cila është sot jashtë administratës edhe për shkak se nuk e ka gjetur veten deri tani.

 

A ka pasur dakordësi të plotë mes jush dhe zotit Rama për këtë strukturë të qeverisë?

Nuk kemi patur debate lidhur me strukturën e qeverisë. Sepse unë besoj që ajo është një përgjegjësi kryesore e kryeministrit. Përderisa merr përgjegjësinë e qeverisjes së vendit natyrisht që ka të drejtën legjitime për të propozuar strukturën me të cilën mendon se do të arrijë më me efikasitet objektivat e qeverisë.

 

Është strukturë e mirë?

Besoj se kjo është një strukturë e menduar mirë dhe natyrisht që do të provohet.

 

Ju personalisht zoti Meta, cilat mendoni se do jenë rezultatet e para të dukshme të qeverisë së re, pra cilat janë pritshmëritë tuaja fillestare?

Pritëshmëritë e mia janë që kjo qeveri do të sjellë dukshëm një frymë më gjithëpërfshirëse. Pra do të inkurajoj shumë kapacitete të fjetura deri tani, intelektualë të shoqërisë civile, ekspertë që përfshihen në qeverisjen e vendit. Jo vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe përmes konsultave, dëgjimit të ideve të tyre. Pra, do të jetë një qeveri e cila do të di të administrojë shumë më mirë kapacitetet e gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të partive politike.

 

U tha se do të jetë qeveria me më shumë gra në historinë e Shqipërisë, është e vërtet?

Duhet të presim kur të shpallen emrat e kabinetit të ri qeveritar. Me sa duket do të duhet ende kohë për të bërë një vlerësim të tillë. Por sigurisht qeveria s’mund të ketë vetëm një grua.

 

Ju si e parashikoni këtë ekip qeverisës që do të jetë një ekip afatgjatë apo qeverisja do t’i nënshtrohet shpesh ndryshimeve?

Më e rëndësishëm është që qeveria të përmbush objektivat e saj. Nevoja për përmirësime do të imponohet nga performanca e gjithsecilit.

 

Mendoni se do të jetë afat gjatë si ekip?

Mendoj se ky është një koalicion afatgjatë.

 

E kam fjalën për ekipin e qeverisë…

Ende nuk e dimë se cili do të jetë ekipi. Do të bëhet publik pas bisedimeve. Pra kur kryeministri do të krijojë bindjen përfundimtare.

 

Zoti Meta ju keni qenë një ndër mbështetësit më aktiv të partive të vogla aleate në koalicion. Si do të jetë formula e përfshirjes së tyre në strukturën e re?

Është një çështje e negociatave të kryeministrit me të gjithë forcat aleate. Besoj se do të jetë me gjithëpërfshirje e merituar dhe dinjitoze e bazuar mbi kontributet që janë dhënë dhe që mund të vazhdojnë të jepen.

 

Një pyetje të fundit… Cilat janë sipas jush arsyet e radikalizimit të papritur të qëndrimeve nga ana e zotit Berisha?

Këto kanë të bëjnë me mungesën e kulturës demokratike e reflektuar për fat të keq prej tij. Të mos pranimit të humbjes…

 

U duk se e pranoi fillimisht….

Ishte një pranim i imponuar për shkak të një humbje tepër të thellë, por natyrisht e ka të vështirë të pranojë rotacionin, të pranoj vendimin e drejtë dhe plebishitar të qytetarëve.

 

Duket sikur nuk është ende i ndërgjegjshëm për atë që ka ndodhur…

Në rast se do kishte qenë më i ndërgjegjshëm sigurisht nuk do të kishte kandiduar për herë të tretë për kryeministër.

******

Më shumë, në DITA print – Intervistoi Adrian Thano

 

Ilir Meta - Intervistë July 26, 2013 09:44
Komento

8 Komente

  1. TIGER July 26, 09:52

    Like per Liken 🙂

    Reply to this comment
  2. tol francezi it July 26, 10:29

    Rilindje me lilon ,stento a credere .

    Reply to this comment
  3. Dashamir July 26, 10:31

    Zoti Meta,Berisha e barazoi politiken me poezine.Dallimi qendron ne faktin se e fundit mund te behet edhe larg njerezve,kurse politika jo.Po bere politike larg njerezve,rezultati dihet:gjithmone i humbur.Uroj te mos ndiqni te njejten rruge.

    Reply to this comment
  4. Pellumb zaimi July 26, 10:50

    Z. Meta thotê: “…sikur të ishte më i ndérgjegjshém z. Berisha”. E para une nuk do ta quaja “zotéri” berishen. Nje vrasési,terroristi,hajduti,puçisti e ku di une çfarë nuk do ti thosha kurrë “zoteri”,e dyta,-béhet fjale per “ndergjegje” tek berisha! Po a ka ndergjegje ky njeri? Nuk éshté e mundur? Ky ka veten subkoshiencë kriminale dhe instiktive por jo koshiencé. Koshienca karakterizohet nga kontrolli i arsyes…? Ky ka vetem arsye te mosarsyes ose ka vetem kontroll nepërmjet arsyes kriminale. Edhe kur asyeja perpiqet ti dale ndonjeheré ,menjeheré berishés i futet në veprim mosarsyeja dhe ja shkatérron arsyen??? Pér te tjerat qe thote z. Meta le te presim por nga “plani pér veprim” i tij as sot nuk kemi ndonje gjé të re. Veçanerisht ne ushtarakeve plani i tij për veprim nuk na solli jo vetèm ndonje permirësim por na çoi disa vjet mbrapa. Kuptohet se ky plan ishte nen kontrollin e bashkéqeverisjes me berishen por sidoqofte nuk dëgjuam edhe nje heré té vetme qe bashkëqeverisja te kushtezohej dhe me kerkesat e programit te lsi. Z. Meta nuk kushtezoi ne asnjé rast ! Per ne ushtaraket nuk i tha te paktén ” çfare ben more sal,ti po shkatérron edhe standartet minimaliste te natos me sjelljen ndaj ushtarakéve”? Saliu beri si i deshi kaplloqja dhe lsi nuk u ndje..!!!. Sidoqofte te shpresojme por jemi te permbytur në shpresë. Uroj qé në të ardhmen te mos na thone se saliu ju ka lenë nje tokë të djegur. Nuk pi mé ujë ky justifikim…sepse përmbytet dhe vetë “rilindja”..!!?

    Reply to this comment
  5. [email protected] July 26, 11:28

    Po,besoj se do te jete nje ekip qeverisës i shkallës më të lartë të mundëshme.Këta janë te rinj,me aftësi qeverisëse dhe drejtuese të lartë,të provuar,dhe të ndërgjegjësuar se është e turpëshme të vazhddohet si deri tani,me një shtet ku çdo gjë duket e shpërdoruar,që nga vetë liria,shkalla e demokracisë,ligji dhe zbatimi i tij,pasuritë e këtij vëndi,elitat intelektuale e shkencore,deri tek raporti mes të moralëshmes dhe të pa moraleshmes,midis të vërtetës dhe gënjeshtrës,midis pronarëve realë dhe pseudopronarëve,midis fajtorit dhe viktimës.
    Keta burra shteti të rinj,të guximshëm,vizionarë,që kanë parë me sytë e tyre duke qënë edhe vetë brënda këtyre sjelljeve,gabime të shumta,padijeni,mungesë patriotizmi për të mos thënë më teper,duke qënë në moshën kur mund të bëjnë kapërxime epokale dhe t’a nxjerrin Shqipërinë e vuajtur e të mbetur në fund të Europës dhe mbas shteteve të Europës lindore,përreth 23 vite në tranzicion të sëmurë,besoj se janë shumë të motivuar për këtë mision.
    Ajo që më bind më shumë është deklarimi jashtëzakonisht me vend,i angazhimit të kapaciteteve intelektuale më të mëdha të vendit,kudo ku janë,dhe të kujtdo përkatësie politike,në shërbim të popullit dhe të atdheut,te ligjit e demokracise,këjo tregon se ata,pra ekipi i ri udhëheqës e kanë urgjente një ndryshim të madh që nuk do ngjajë me të kaluarën.
    E kaluara.u bë,çu bë, do të mbetet e kaluar me gjithë të mirat dhe të këqiat e veta.
    Do ketë një rilindje pra,diçka që do ketë të gjitha të mirat e të kaluarës dhe gjithshka tjetër te re,të avancuar, moderne,Europiane.
    Por do ketë punë ama,do ketë ligj dhe zbatim korrekt të tij,do ketë liri,demokraci por me ligj, jo gallatë siç duan shqiptarët,hajde të bëjnë gallatë,të bëjmë siç kemi bërë.Këjo do t’i përkasë të kaluarës.
    Këjo do të transformojë krejt shoqërinë shqiptare,përfshirë edhe vetë partitë politike,deri te individi.
    Këjo do të jetë etapa Europiane e shqiptarëve.Mjaft më!
    Këtë do ta beje ky ekip,kam besim,dhe i uroj fat të mbarë,

    Reply to this comment
  6. Mark uk July 26, 16:01

    Vertet Meta: Sikur Berisha te ishte treguar i ndergjegjeshem ju duhet te ishit duke vuajtur denimin per jete nga vjedhjet qe keni bere me arin e Krrabes e te atyre qe ju pane te gjithe te filmuar nga shoku juaj vjedhes Prifti.Me kujtohet nje e fort e Edi Rames ku tha ne prani te gazetarve iku prifti po ngeli djalli e kish fjalen per Meten qe sot ket djall e ka ne qeveri.:;

    Reply to this comment
  7. tol francezi it July 26, 19:02

    PER FAJIN TEND O LILO ME 21JANAR U VRANE KATER QYTETAR PAFAJSHEM, NGA KMERET BLU DHE LEDERI TYRE POL POT BERISHOVICI ,PER TE MBROJTUR TY NGA AFERAT KORRUPTIVE QE BEJE DHE MBAJTJEN PUSHTETIT TE TIJ VRASTAR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*