Po udhëtonte me BMW X5, 21 vjeçari arrestohet me TT-në e mbushur me fishekë

July 8, 2018 09:57

Po udhëtonte me BMW X5, 21 vjeçari arrestohet me TT-në e mbushur me fishekë

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia në Dhërmi, pasi po qarkullonte me armë në një automjet tip BMW X5.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, është konstatuar mjeti që dyshohej se lëvizte personi që kishte armë me vete.

Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një krehër me 7 fishekë.

Policia sqaron se ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMW X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rei Vrapi, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

o.j/dita

July 8, 2018 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*