Po vetë At Zef Pllumi çfarë ka shkruar për hetuesin e tij? Po për Berishën?

December 18, 2015 21:12

Po vetë At Zef Pllumi çfarë ka shkruar për hetuesin e tij? Po për Berishën?

Dhënia e disa medaljeve të mirënjohjes për kontribut në luftën për çlirimin e Atdheut në 1944 vazhdon të trajtohet në media.

Përflitet veçanërisht një nga të dekoruarit.

Bëhet fjalë për Shyqyri Çokun, ish-hetues, për të cilin thonë që ka torturuar at Zef Pllumin

Por vetë at Zef Pllumi çfarë ka thënë për ish-hetuesin e tij?  Në librin “Rrno vetëm per me tregue”, At Zef Pllumi shkruan se individi në fjalë nuk e ka dhunuar, madje as nuk i kërkoi të pranonte akuzat, por e ka kërcënuar të mos përmendte apo komentonte gjatë gjyqit fjalimet e Enver Hoxhës:

Shyqyri Çoku

Shyqyri Çoku

“Më foli (Shyqyri Çoku) pa u ulur në karrike: Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht, si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rast se i përmend fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojm ta shajsh publikisht”.

Ironike është që për Berishën, i cili ka rrëmbyer flamurin e denoncimit të rastit, At Zef Pllumi ka shkruar se  “fenomeni Berisha do të jetë përpjekja e fundit otomane për mbijetesë në Shqipëri”.

Në një nga pasazhet e librit të Spartak Ngjelës “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, autori rrëfen një takim që ka pasur me fratin e njohur françeskan në 1992.

Kish disa muaj që Sali Berisha ishte zgjedhur President, dhe ishin dhënë disa prova prej tij në qeverisje. Këto prova e kishin shqetësuar shumë At Zef Pllumin, dhe në një bisedë me Spartak Ngjelën, kish thënë:

“Tash ka marrë fund gjithçka; në Shqipëri, për herë të tretë pas një përmbysjeje, ka fituar orienti; por ky orientalizëm i tanishëm, me anë të këtij njeru t’lig e impulsiv, do të jetë ma i rrezikshmi”. / Dita / 

 

 

December 18, 2015 21:12
Komento

18 Komente

  1. Mark uk December 18, 21:27

    po 83 te tjer qe ky kryeminel ka torturuar??
    Shyqyri Coku nuk duhet fajsuar se pretendon se ka zbatuar ligjin.Po ky kryemineli qe e dekoroj nuk duhet falur.

    Reply to this comment
    • zani December 18, 22:13

      O Mark gomari!
      A e lexon se cfare shkruan vete At Zefi per Shyqin dhe Berishen???
      Ne se je gomar me gjithe samar,mos e prano!
      Kesaj historie i shkon per shtat fjala popullore qe:
      -Hedh nje budalla nje GUR ne lume,hidhen 100 te mencur dhe nuk e gjejne dot!!!
      Keshtu edhe me Berishen!
      Por ne fakt BUDALLENJTE jane keta te mazhorances dhe medias , qe i marrin shume seriozisht te gjitha cfare derdellit Berisha!

      Reply to this comment
  2. G.Karagjozi December 18, 22:45

    At Zef Pllumi,me nje fjali ka percaktuar ne kohe dhe sakte te arthmen e Shqiperise ne duart e Kriminelit Berisha. Partia Demokratike me Berishe e kompani eshte nje Amalgame e ndertuar me kriminele.injorante,Intelektuale me “kuriz te thyer”,pa personalitet,qe mendojne se jane te djathte por ne fakt shumica e Antareve te asaj Partie nuk njeh kriteret dhe kerkesat qe ka nje Parti e djathte. Ne Perendim Partite e Djathta mbrojne pronen private e cila eshte e shenjte,antaret e saj jane kryesisht shtresa e mesme e me lart,ose Biznesmene,Fermere,Nenpunes Shteti,etj,etj. Partia e Berishes spekulloi me Pronen qe eshte. Simboli dhe Stolia e te Djathtes. Partite e Djathta Perendimore mbrojne interesat e Atdheut dhe nuk i shesin ato,luftojne per shtresen e Popullsise qe i mbeshtet ,kryesisht shtresen e mesme. Personalisht e njoh veten Social- Demokrat me prirje te Djathta,per efekt te Origjines,Formimit e Edukimit, por edhe kur kam pasur mundesine te votoj ne Atdhe nuk kam votuar kurre Partine e Kriminelit Berisha,(jo se kam simpati per Socialistet se edhe Ata nje Kazan Plehrash jane), por se kam alergji per anti-Shqiptarin dhe shkaterusin e Shtetit nga Krimineli dhe i pa Udhi Sali Berisha. I uroj Popullit tim te vuajtur,te civilizohet,demokratizoet e zhvillohet , e te hapi syte duke mos duartokitur cdo “Ulerime” nga PD apo PS por te ndergjegjesohet ne interes te Atdheut e te Tij…

    Reply to this comment
  3. plaku December 18, 23:18

    Edi Rama rezulton te jete nje konformist dhe ne rastin konkret po aq i poshter sa te poshterit dhe kriminelet qe shkaterruan e dogjen cdo gje te mire ne kete vend, nxiten e ushqejne vellavrasjen e imoralitetin, kane vjedhur e pervetsuar pasuri marramendese dhe ulurijne ne sheshe se ju digjet shpirti per liri e drejtesi. C’ironi e c’poshtersi. Dhe Edi ne vend qe te mbaje premtimet per te vene shperdoruesit e pushtetit para detyrimit ligjor per t’u [pergjigjur, prrallis kodra pas bregut me debate e batuta shterpe, deri ne perulje si ne rastin qe peshkruan ky shkrim. Turp.

    Reply to this comment
  4. zaku December 18, 23:29

    po gjithe keto media si TCH Klan ABC News 24 qe kane bere kaq zhurme per torturusin e Zef Pllumit pse nuk i nxjerrin tash keto fjalet e at Zef Pllumit?
    A ka deshmi me te forte se kjo qe ai nuk e ka torturuar??
    Vete i torturuari nuk e pranon dhe kete na e thenkan ata qe kane 25 vjet qe na tirturojne Sali Rama Meta me shoke???

    Reply to this comment
  5. kaleci December 18, 23:35

    Bravo DITA…….i pafajshem SH.Coku,N.Haznedari dhe shume hetues te tjere????ti propozojme Papes ti shpalli shenjtore,dhe Z.Pllumin dhe te tjere ish te burgosur mekatare dhe mashtrues qe regjimi i ka majt ne pllembe te dores.e shfajsuat krejt regjimin e eterve tuaj nga diktatura c’njerezore dhe krimet qe bene vegat qorre dhe besnike te P.P.SH-se si hetuesia dhe sigurimi,dhe u gjend fajtori ai eshte S.Berisha…..keni te drejte te keni nje urrejtje pathologjike ndaj Berishes,se ai ia u rrezoi eterit nga pushteti dhe ju nuk ia falni kurre kete bile dhe e quani tradhtare pse iku qe ne fillim te 90-tes nga P.P.SH-ja duke ia kujtuar fotot qe ka bere me disa femije te ish-bllokut duke e demaskuar dhe duke ia vene flete-rrufene,si armik i partise…ia keni kaluar edhe te famshmit Zeri i Popullit te asaj kohe qe themeloj udheheqesi i madh sh.Enver……jeni katandisur nje uturak mediatik i Edvinit,qe s’beni gje tjeter vetem shkruani dhe demaskoni Saliun,se te gjitha fajet i ka ai ,dhe nuk po le Edvinin te qeverise…..kurse per sarajet e Surrelit,dhe 400milionet pasuri te vella Olsit ne SH.B.A asnje fjale……..nuk them qe Berisha ska gjynahet e tij por ju si vegel qorre e shokut Edvin ne nje vrime i bini fyellit.kurse per SH.Cokun e te tjere duhet partia dhe sh Edvin ti demshperbleje materialisht tani,se jane te pafajshem dhe ish te persekutuarit ata qe i vune flaken vetes per te sjelle ne pushtet Edvinin ti fusni ne burg se ata kane qene hajdute lopesh,sic ka thene sh Nexhmije disa kohe me pare,dhe jo te persekutuar politike,vecanerisht ata qe u vetedogjen mund te kete qene te tille……

    Reply to this comment
  6. mali mebore December 18, 23:45

    Ooooooooooooooo plak !
    Ne anet tona thone nje llaf aq sa eshte toka e vjeter:
    U plake- U kake !
    hahahahahahahahahahahahahahahaahahahaahaaa plako !

    Reply to this comment
  7. Edi December 18, 23:48

    Askush nuk e di se ç’ka ndodhur në të vërtetë dhe askush nuk ka bërë akuza direkte për tortura, kështu që nuk ka asnjë kuptim që të përfliten njerëzit lart e poshtë e të poshtërohen në mënyrë publike kur nuk ka as hetime ligjore dhe as vendim gjykate.
    Ashtu siç Edi Rama hodhi në gjyq Palokën dhe Ristanin për shpifje, ashtu duhet edhe ky Shyqyriu të hedhë në gjyq edhe Salën edhe Ramën për shpifje sepse e kanë qelbur fare. Sala është i qelbur por nga Rama nuk e prisja.

    Reply to this comment
  8. nuse armina December 18, 23:51

    Po tani do ti kerkoj falje basketbollisti piktor edhe familjes se Shyqyriut?

    Reply to this comment
  9. D O K L E A T I December 19, 00:00

    Po Berisha deshi te zhduki nga historia Dede Gjon Lulin, Luigj Gurakuqin, Anton Zako Cajupin, Fan Nolin… Deshti te formoi nje komb boshnjakl ne mes te shqiptareve Nje komb te identifikuar ne baze te religjioni. Sheshet e Shqiperise u dukesh si sheshe te Arabise.Nai pruri jidistet ne trojet shqtare ne Ballkan.

    Reply to this comment
  10. aladin December 19, 08:56

    Se mos eshte hera e pare qe ngrehen furtuna ne gote.
    Faktet injorohen ose harrohen shpejt
    Pellet Saliu dhe merret gjithe media sikur cka zbuluar Sali trapi
    Edhe Rama qe hiqe sikur e percmon kete, prape ne fund fare ne kurthin e Saliut bie dhe shon e kerkon falje si bole qe eshte.
    Si nuk i vjen turp njehere
    Mire qe ne burg nuk e fut dot sic premtoi, po tani heq dhe poturet para tij.
    I rofshin kostumet e bukura dhe batutat

    Reply to this comment
  11. E verteta December 19, 10:25

    E ka njohur dhe e ka pershkruar tamam Sali Kriminelin,nje njeri I lig,impulsiv dhe teper I rrezikshem,nje pleher,monster,djalli vete.

    Reply to this comment
  12. Plaku i mencur December 19, 10:28

    Fjale te arta ka shkruar At Zef Pllumi per Sali Shpellarin,kriminelin, monstren e te gjithe kohrave,njeri I lig percares,goje hale e shpirt katran.

    Reply to this comment
  13. asi December 19, 14:45

    Kur ambulanca mori me vehte At Zef Pllumin,afer Kishes Franceskane ne Shkoder,po kaloja me ca eskursioniste rastesisht.U ndalem ne rruge e morem vesh se eshte rende,ose ka nderruar jete.Ne rruge-heshtje varri,heshtje varri,po ju them.Na erdhi vertet keq.Ai njeri nuk mund te gaboje,jeta e ka mesuar te dalloje te mirin nga i keqi.Shikoni si flet per ate hetuesin,realisht,si ka ndodhur,ne nje kohe qe dhe mund te mbante qendrim me armiqsor.Por jo,eshte mjaftuar me realitetin e presionit,sic ndodhte rendom.Por,por,osmanlliu i fundit,ka qene nje zbulim i hershem i shqiptarit te vertete.kaq mjafton per tu shporrur nga skena,me shprese se jane perpelitjet e fundit-ik nga Doli Vici,merr dhe Uk-un me vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*