PO VJEN DARDHAXHIU…

Vargje nga Petrit Zili September 28, 2013 13:49

PO VJEN DARDHAXHIU…

Po vjen dardhaxhiu

Dardha me na shit

Nuk ka punë tjetër

Është “në opozitë”.

 

Po vjen dardhaxhiu

Përralla po na shet:

“Nuk di qeveria

Si të bëjë shtet”.

 

Po vjen dardhaxhiu

Bën qejfin e vet:

“Jemi ne që dinim

Se si bëhet shtet”.

 

Po vjen dardhaxhiu

Po vijnë dardhaxhinjtë

Mend duan të japin

Gjithë delenxhinjtë.

 

Ah, kur ishim ne

Mburret dardhaxhiu:

Si princ e si  mbret

Jetonte njeriu

 

Paj kur ishim ne

Të ikte fiqiri

Mbushur ishte sofra

Me pirun floriri.

 

Mburret dardhaxhiu

Si bishti i dhisë

Për vendin e dytë

Prapa Gjermanisë.

 

Flet dardhaxhiu

Fare nuk pushon

Ëndërra të bukura

Nis e numëron.

 

Vazhdojnë dardhaxhinjtë

T’i bien legenit

Harrojnë se na kthyen

Kohën e Migjenit.

 

Së bashku të gjithë

I bien tupanit

Sa shpejt i harruan

Listat e dyqanit.

 

Vazhdojnë dardhaxhinjtë

Me lojën e pistë

Bëjn’ gjasme  harruan

Dhe bukën me listë.

 

Shesin dardhaxhinjtë

S’e ulin pazarin

Kujtojn’ se harruam

21 janarin.

 

Duan të na shesin

Gjellëra me  spec

Kujtojn’ se harruam

Ç’ndodhi në Gërdec.

 

Rreken dardhaxhinjtë

Të japin leksion

Mendja i gënjen:

“Populli harron”

 

Kush janë dardhaxhinjtë

Që dëgjojmë çdo ditë?

Ata që ti popull

Çove n’opozitë!

 

Vargje nga Petrit Zili September 28, 2013 13:49
Komento

20 Komente

  1. andi September 28, 14:39

    Te pergezoj ashtu si te gjithe sa ju lexojne, apo presin me padurim tju lexojne cdo dite. Une mendoj se ketyne Dardhaxhijve me shume u shkon fjala Delenxhijt. Me shume rrespekt z. Petrit

    Reply to this comment
  2. miklovan September 28, 16:16

    Ky soj dardhaxhiu, e ka vendin atje te vendi o Petrit.. Po kush ta fusi – thuaj. E kam zili ate Greqine. Cope cope jane katandisur dhe njerez te ligj jane shume, por e rrasen ne burg ate qelbesiren e Agimit te Arte. A do vije dita edhe tek ne qe keto lidera naziste te urryer qe ngjallin percarje ne popull te na hiqen qafe??

    Reply to this comment
    • kokpalari i 21 janarit September 29, 00:01

      nuk ka Shqiperi pa DREJTESI. Le te thone cfare te duan e le te bejne sikur jane burra te mire shume keta te majtet. Por prape po e falin kriminelin, si ne 1997-n. Dhe prape po gabojne. Cfare trishtimi! Si ka mundesi te mos denohesh kur vret njerez!!!??? A ma shpjegon ndokush kete gje??

      Reply to this comment
      • tiranalbuls September 29, 00:08

        Çka i mungoi post-totalitarizmit në Shqipëri ishte një tribunal civil i krimeve të komunizmit, ose një përpjekje e organizuar për të evidentuar dhe bërë publike krimet e periudhës totalitare, emrat e autorëve të tyre dhe emrat e viktimave. Të famshme gjyqe “të kafeve” u treguan kundërprodhuese, madje fyese për të gjithë ata që e kishin provuar në kurriz kamzhikun totalitar.

        Dihet sa e vështirë është të dënohen ligjërisht udhëheqësit politikë të një diktature. E tregon vetë përvoja e gjyqit të Hagës me Milosheviçin dhe tani e gjyqit në Bagdad kundër Sadamit. Por një tribunal civil nuk do t’i kishte kufizimet, as do të haste në pengesat e një gjykimi penal. Ky tribunal vetëm do t’i përafrohej të vërtetës e do ta bënte publike në mënyrë të tillë, që drama politike e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe e të tjerëve të përjetohej natyrshëm në kontekstin e dramës së viktimave të panumërta të këtyre dy komisarëve të dhunës totalitare. Prej mosdenimeve te djeshme, vijne mosdenimet e sotme

        Reply to this comment
        • Siri Sulejmani. September 29, 00:12

          Dekada me parë, ndërsa gërmoja në biblotekën e vjehrrit tim, ish-student i teknikës së Fullcit, brenda revistës “Laboremus”, gjej një shkrim të prerë nga një gazetë, ku një ekonomist i lartë italian, pas një studimi tre mujor në Shqipëri, shprehte bindjen se me pasuritë, mbi e nën tokësore që kishte Shqipëria, ky popull i vogël mund të gezonte një standard të lartë jetik. Përmendte: kromin, bakrin, naftën, ziftin e Selenicës, pasuritë ujore, pyjore, turizmin dhe zhvllimin modern të blegtorisë. Për fat te keq, “fara” e keqe e udhëheqësve tanë kadilerë, kurrë nuk u vu në shërbim të një jete dinjitoze për popullin! Veçanërisht gjatë këtyre njëzet viteve të demoanarshisë, të gjitha këto dhurata të Zotit, u vodhën, u shitën dhe u shkatërruan në mënyre kriminale, aq sa fara e keqe na prishi edhe arën. Deri kur vallë do vazhdojmë të zvarritemi?

          Reply to this comment
  3. tefta September 28, 19:02

    bravo popull poet qe te shume mire nji portret

    Reply to this comment
  4. pelivan September 28, 21:08

    Me humor do kish, (Po vijne denglaxit,te na shesin dengla …)

    Reply to this comment
  5. katerina kavaje September 29, 00:02

    Shpirtin me zeher
    xhepat me para
    qeveri halldupja
    nga pushteti ra.

    Akoma s’kuptojnë
    Që jan’ të urryer
    për gjakun e derdhur
    krimet që kan’kryer!

    Me premtime boshe
    Gënjeu qafiri
    Do hani o popull
    Me lugë floriri!

    Ia shkruaj këto vargje
    (Ç)qeverisë që iku
    Iu këndua kënga:
    Ra faja prej fiku.

    Reply to this comment
  6. juna September 29, 00:04

    Ndoshta edhe opozita do të bënte mirë të përqendrohej sado pak në këto përcaktime, në vend që ta kalonte kohën duke bubullitur kundër Edi Ramës

    Reply to this comment
  7. opozitar i sfilitur September 29, 00:06

    Shumë pak vlera u kanë mbetur të shenjta shqiptarëve sot. Po te ishte ndryshe keta zaberhane si Saliu me shoke nuk do ishin aty ku jane, por tjeterkund. Faleminderit Dita

    Reply to this comment
  8. kapo labi September 29, 00:11

    E dashur DITË! Pse nuk reagon Saliu kur DITA ja bën të qartë për firmën e zezë që hodhi në vitin nëntëdhjetë e shtatë? O Asad i Shqipërisë, si nuk t’u dhimbsën fëmija kur dhe urdhër që në Vlorë te helmohet popullsia? Veç Hitlerin ke ortak, tjetër nuk njeh historia, more kremineli plak. S’do të harrojë drejtesia, ke lyer duart me gjak, ndaj të urren Shqipëria! DITA, urimet e mia! Kapo Labi. Tërbaç, Vlorë.

    Reply to this comment
  9. kavajasi i vertete September 29, 00:14

    ore thame se shpetuam nga ai qe peshtynte me pare ketu, po poetat komuniste nuk paskan te sosur ktu tek ju. nji bie, qindra ngrihen. Grini sallate grini, se ate pushtet per nji vit do ta lini

    Reply to this comment
    • Gjemb Murrizi September 29, 00:17

      o kavajasi medemek i vertet. O Salistaaaaa! Kot lehni e pëllisni. Bëhuni burra, shtrëngoni bythën, kush ka bërë të zeza, të zezat do ta gjejnë, cilido qoftë ai.Përshëndetje ‘DITA’! Gjemb Murrizi.

      Reply to this comment
  10. cen lukani September 29, 00:18

    E dashur DITA! Jam një mësues nga Elbasani. Dëgjoj këto ditë nga këta horrat e morrit Sali se u ardhka keq për administratën, po ju mua më transferuat vetëm se isha anëtar i PS-së dhe më zëvendësuat me një me të mesme. Si nuk kanë turp! Pa le kur dëgjojmë që një nga këta inspektorët e pa anshëm veteran në drejtori dashka dhe drejtor. Turp të kenë!

    Reply to this comment
  11. vicishta September 29, 00:20

    Po vjen dardhaxhiu… Jo o poet vllai jo. Dardhaxhiu ka ikur njeher e mire, ju qerrua popullit nga shpina qelbesira. Une do thosha “po pjerdh dardhaxhiu”

    Reply to this comment
    • horri bulevardit 2 September 29, 00:25

      je i sigurt qe iku o vicisht?? Se mua me duket se akoma mes nesh eshte. Kur te veje atje ku ven ata qe vrasin popullin e tyre, atehere mund te themi qe “iku” o vicisht. Urime poetit, te pakten heqim pak stresin qe na shkakton paburreria e me nder politikes shqiptare

      Reply to this comment
  12. lali K September 29, 00:32

    ore ky basha si mund te jete kaq vemje njeriu sa ky. degjenerojeni kete qelbesire, se esht simbol i rinise qe i lepin fundbarkun brezit te komunisteve te Ramiz Alis si forme per te ecur perpara ne jete. Ky model po na shkaterron

    Reply to this comment
  13. Topi 152 m/m. September 29, 01:56

    Lali k. Nderro ne koment fundbarkun me fundkurrizin !

    Reply to this comment
  14. Azemi September 29, 08:19

    O Berish,Berish qeni

    asnjehere mos te zente fjale kuvendi

    si ne rini dhe pleqeri

    kurre mos u befsh 2 shtepi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin