Po vjen dimri! Përgatituni për nesër, furtunë dhe rrebeshe shiu

September 25, 2017 16:37

Po vjen dimri! Përgatituni për nesër, furtunë dhe rrebeshe shiu

 

Dita e nesërme do të sjellë një mot me vranësira, që shpeshherë do të fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.

Meteorologët raportojnë se rrebeshe të izoluara shiu do të ketë në zonat qendrore dhe lindore, ndërsa mbrëmja do të shoqërohet me përmirësim të kushteve atmosferike.

Parashikimi i Meteoalb

“E MARTE: vijon moti me alternim kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta që shpeshherë fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu, kryesisht në Juglindje – Qender. Pasditja mbetet me vranësira e rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonat Qendrore – Lindore por intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat perëndimore dhe veriore të vendit.

Në mbrëmje, do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike ku pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e kthjellimeve. Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 2°C por një rritje të lehtë do të sjellin orët e mesditës”.

September 25, 2017 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim