Po vjen “Hanibali!” Një i nxehtë i pazakontë pritet të prekë Shqipërinë

March 25, 2018 10:11

Po vjen “Hanibali!” Një i nxehtë i pazakontë pritet të prekë Shqipërinë

 

Xhupat e xhaketat i kemi ende veshur pasi Pranvera duket se nuk dëshiron të vijë dhe na ka lënë në “mëshirën” e një dimri të vonë, por sipas parashikimeve duket se temperaturat e ftohta i kanë orët e numëruara.

Sipas mediave italiane dhe Meteo.it, agjencia meteorologjike në vendin fqinj, një valë e nxehtë afrikane do të mbërrijë në Mesdhe, Gadishullin Apenin dhe atë të Ballkanit në periudhën midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

Stuhia e ngrohtë quhet ‘Hannibal’ dhe do të mbërrijë nga Afrika rreth të shtunës, më 31 mars, duke sjellë për Pashkët temperatura akoma më të pazakonta se aktualet dhe që do t’i përngjajnë më tepër verës sesa pranverës.

Anticikloni do të ushqejë në ajër një rrymë të nxehti, që e ka burimin nga shkretëtira Saharasë dhe temperaturat mund të arrijnë deri në 33 ° gradë në jug e deri në 26/27 ° në pjesën qendrore të vendit.

Ndryshe nga Shqipëria, Italia dhe shumë vende të tjera që do të prekë “Hannibali”, ku i ngrohti do të jetë i denjë për të bërë plazh, Evropa veriore dhe perëndimore do të vazhdojë të dominohet nga rryma ajrore të ftohta atlantike, që do të sjellin shi dhe dëborë.

a.s/dita

March 25, 2018 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*