Po yti është në listë? Publikohet renditja e 15 telefonave me më shumë rrezatim

September 6, 2018 21:53

Po yti është në listë? Publikohet renditja e 15 telefonave me më shumë rrezatim

Portali statistikor gjerman “Statista” publikoi më 24 gusht listën me 15 modelet e telefonave që lëshojnë më shumë rrezatim gjatë kohës që një përdorues kryen një telefonatë,  bazuar në të dhënat e Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtje nga Rrezatimi.

Agjencia ka një bazë të dhënash të plota ku përfshihen të gjitha llojet e smartphone-ve, nga më të vjetrit deri tek më modernët, shoqëruar me nivelin e rrezatimit që transmetojnë.

Sipas listës së përpunuar nga Statista, telefoni inteligjent me nivelin më të lartë të rrezatimit është Mi A1 i kompanisë kineze Xiaomi, që kryeson listën, në të cilën 12 nga 15 celularët janë të kompanive si Huawei, ZTE ose OnePlus të gjitha me seli në vendin aziatik .

Megjithatë, të tjerë telefona të kategorisë së parë si iPhone 7 ose iPhone 8, të dy të Apple apo Sony Xperia XZ1 Compact, gjithashtu përfshihen në  listën negative.

Sipas portalit gjerman edhe pse nuk ekziston një direktivë universale për nivelin e sigurt të rrezatimit, Blauer Engel, certifikimi gjerman për produktet dhe shërbimet që respektojnë mjedisin, miraton vetëm ato pajisje norma e përthithjes specifike të të cilëve është më pak se 0.60 wat për kilogram, një kërkesë që nuk i plotëson asnjë nga ata telefona që janë në listë.

 

o.j/dita

 

September 6, 2018 21:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*