“Po*dhë me rigon, mediokër”, Debati i plotë Kokëdhima-Nazarko

March 6, 2018 14:19

“Po*dhë me rigon, mediokër”, Debati i plotë Kokëdhima-Nazarko

Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima, aktualisht kreu i Lëvizjes ‘Zgjidhja’ deklaroi se emisioni ishte sponsorizuar nga kasta.

Kaq mjaftoi që në studio të ‘shpërthejë’ debati, midis Kokëdhimës dhe Shpëtim Nazarkos.

DEBATI

Kokëdhima: Më duket se ky debat është i sponsorizuar nga kasta aktuale politike.

Nazarko: Ti Koço ke eksperiencë për të gjetur diversantë. Nuk ta kemi ngenë tani.

Kokëdhima: Mos më ndërprisni, ju lutem.

Nazarko: Po ç’të ndërpres, po ik o Koço se nuk është histori diversantësh kjo. Tërë jetën ke qenë në kastë dhe më thua mua të ka sponsporizuar kasta. Ç’të dëgjoj.

Kokëdhima: Po më dëgjo tani.

Nazarko: E ke pafillon në vend mo, i ke trutë në vend? Pordhë me rigon.

Kokëdhima: Unë besoj që emisioni ka moderator tjetër.

Nazarko: Nëse moderatori dëgjon përrallat e tua, unë nuk i vij më kurrë.

Vasili: Të lutem Kokëdhima, unë e pranova kërkesën tuaj të vini në emision, por nëse sulmoni panelin është e pamundur t’ju dëgjoj.

Kokëdhima: Të dëgjosh, është më elementarja.

Eni Vasili: Ju e sulmuat panelin, nuk mund të rrinë pa u përgjigjur ata.

Nazarko: Po ç’të dëgjojmë ne tani.

Vasili: Nëse sulmoni panelin, do e keni të vështirë të dëgjoheni.

Kokëdhima: Paneli duhet të heshtë kur flas unë.

Cani: O Koço, për kë e ke kur thua jeni të sponsorizuar nga kasta.

Kokëdhima: Më dëgjo ti mua njëherë.

Cani: Më thuaj për kë e kishe vlla?

Kokëdhima: Lubonja tha se shqiptarët në Shqipëri nuk kanë pluralizëm mendimi…

Vasili: Pse sipas jush ne jemi të sponsorizuar nga kasta?

Cani: Çfarë donte të thoshte më këtë?

Vasili: Po të na e thotë pra.

Kokëdhima: Është turp për ju që të krahasoni Beppe Grillon me Edi Ramën. Ky është turp për ju.

Nazarko: Ti e ke pasur mik.

Kokëdhima: Kur jeni me mua në tavolinë u jap përgjigje të gjithëve.

Nazarko: Po ti e kishe mik Edi Ramën deri dje.

Kokëdhima: Mik e ke ti. Unë e kisha mik kur ai ishte pa pushtet, jo kur donte të bëhej drejtues i Shqipërisë.

Nazarko: Unë e kam mik, nuk e mohoj. Po pse mo me këtë punë merrem unë, sa herë prishesh ti me Ramën?

Kokëdhima: Ti nuk je inteligjent, ti je mediokër prandaj dëgjo.

Nazarko: Po ashtu mund të them edhe unë për ty që je mediokër.

s.a/dita

March 6, 2018 14:19
Komento

5 Komente

  1. Tartufi March 6, 14:42

    Nuk ka se si ta quash [ elite ] mbeturinen ,qe eshte endur pas shtipjes me vite te tera !!! Kjo shoqeri,qe u gjend e pa pregatitur per nje rend te lire dhe demokratik,ra viktime e nje mbeturine shoqerore shtipese pa moral,qe po ju dha rasti,ben te pamunuren te dali ne krye te turrmave,per te deformuar ate
    qe quhet ,, [ lirizmi intelektual ] Fatkeqesija e madhe e ketij populli eshte shterimi dhe deformimi i elites se ketij populli. Nuk ka gje me te shemtuar ne mes te ketij populli te gjendesh prane ketij deformimi dhe te
    degjoshe predikimet e kesaj shemtire te shtipjes.

    Reply to this comment
  2. specialisti March 6, 17:40

    Rri o Koco. Mik e kishe Edi Ramen edhe kur ishte kryetar bashkie. Jo pak. por mbi 10 vjet. Merrje pune prej tij. Si e pse u prishe, e di ti dhe ai.
    Mos akuzo njerez te tjere .
    E dime te gjithe se ku ke punuar dhe cfare ke qene ne kohen e monizmit.
    Mos i impono njerezit qe te flasin vetem sipas deshires e oreksit tend.
    Po nuk i le te flasin, edhe ato nuk te lejne ty.

    Reply to this comment
  3. Jimi March 6, 19:35

    O Koqo! Melidhi dhite! Me Nazarkon, jo ti por edhe shume analiste te tjere jeni vite drite larg! Nazarko nuk duhet te mburret me Ramen, por duhet te mburret me ty qe te ket mik!? Ty te kesh mik te prish pune, te kesh armik te ha mune! Mire qe te sajdisin ndonjehere e te nxjerrin ne ekran se na kerren malle.
    Harro mushke Valarene, se Ali Pashne e prene!

    Reply to this comment
  4. sopiqoti March 6, 23:35

    KOKEDHIMA ?? Nje medioker,me mungese t theksuar inteligjence qe nga prejardgja si kambist i regjur prandaj dhe nivelin e gjy kimit e ka gjysmak.

    Reply to this comment
  5. Drini March 7, 07:50

    Pse merreni me Kocon o njerez?
    Shikojeni nga mbiemri “Koke i dhime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*