Poeti dhe Pranvera…

Arben Duka March 4, 2016 17:08

Poeti dhe Pranvera…

Dhe Shkurti derën mbylli,
tani i thonë Mars,
Pranvera-kjo Pranvera,
si virgjëreshë u mbars.

Dhe dallëndyshet erdhën,
në qiell varg e varg,
Pranvera-kjo Pranvera,
tani nuk është larg.

Dhe lulet nëpër sythe,
dhe bari sapo mbirë,
përhapin anë e mbanë,
një erëz kaq të mirë.

Pranvera i këputi,
të dimrit plot zinxhirë,
gjithçka po gjallërohet,
poeti dergjet shtrirë.

Pranvera-kjo Pranvera,
me gjuhë drite flet:
“Ti ngrihu dhe këndo,
për mua-o Poet!”

Ti ngrihu dhe këndo,
si zogjtë në agim,
pa këngën tënde-jo,
nuk vlen ky lulëzim!

Pranvera-kjo Pranvera,
me gjuhë drite flet:
“Ti shtratin e mallkuar,
braktise-o Poet!”

Largoje ti mërzinë,
nga sytë e venitur,
kaq shumë-këtë stinë,
i dashur e ke pritur.

Largoje ti mërzinë,
dhe çeli sytë e zinj,
ti ngrihu edhe tretu,
tek unë nëpër gjinj!

Ti ngrihu edhe tretu,
dhe mos më lër të vetëm,
në gji të njëri-tjetrit,
gjithë jetën neve mbetëm!

Pranvera-kjo Pranvera,
me gjuhë drite fle:
“Unë s’mund të jem Pranverë,
pa Tyja-o Poet!”

Pranvera-kjo Pranvera,
hap gjirin plot magji:
“Ti s’mund të jesh Poet,
pa mua kurrsesi!”

Në këmbë u ngrit Poeti,
të keqes ju mbyll dera,
dashnorë të përjetshëm,
Poeti dhe Pranvera!

4 Mars 2008

Arben Duka March 4, 2016 17:08
Komento

5 Komente

  1. Emigrantit March 4, 17:47

    Idashur Arben! vargjet e bukura qe Ju kini shkruar jane gjithe energji plot optimizem,ato te karikojme te mobilizojne per te ecur perpara.Si emigrant keto vargje me kane mbushur mushkerite plot okasigjen dhe me kane rritur mallin per bukurite mahnitese te atdheut tone te dashur,atdheut te shqiponjave.Te falenderoj me shume respekt emigranti ITALI

    Reply to this comment
    • tom March 5, 14:59

      Kjo po ,Ben!
      Per respekt po shtoj nje varg nga vetja.Ky ishte ideali yt i rinise.Enkas per respekt,

      Kam nevoj ta toleroj zemren e harbuar
      Aq me shume kur gjethet e gjelberta po vijne,
      Ku dimri qyrkun e ftohte ka harruar
      Kur rrezet dhe qielli pranveren pijne.

      Tom.

      Reply to this comment
  2. une March 4, 18:46

    kodosh! ja ben qejfin edhe stines edhe gruas.

    Reply to this comment
  3. NETI VJOSA March 4, 21:08

    Nje Lirike e mrekullueshme!
    Fjala rrjedh natyrshem, me muzikalitet, me nje kolorit figurash, ngjyrash, siç eshte dhe vet Pranvera!
    Akoma me te bukur dhe me te ndjere e ben poezine nje detaj i veçantë, që vjen e qartesohet ne strofat e fundit…Ne mos gaboj , Poeti ben nje paralelizem brilant duke i kenduar tok me Pranveren dhe dhe shoqes se vet te Jetes….qe ka te njejtin Simbol.
    Keshtu poezia bie me shume emocion, me shume drite, me shume ngrohtesi kur ka ne themel ndjenjen me te Madherishme te vet Jetes, Dashurine!…
    Nje Poezi e denje që mund te krahasohet me ato te Mjeshtrave te Medhenj te Poezisë!

    Reply to this comment
  4. llirjan March 5, 16:29

    Faleminderit Arden Duka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*