Poeti tribun Arben Duka

Dilaver Goxhaj December 6, 2015 10:23

Poeti tribun Arben Duka

Shkrimtarët e mëdhenj nuk shfaqen rastësisht. Me këtë nuk dua të them se ekziston një farë mishërimi i papritur i “frymës së shenjtë” në trupin e këtij apo atij personi që të bëhet shkrimtar a poet,i cili të ndriçoi me shkëlqimin e tij mjedisin rrethues. Në çdo epokë njerëzore kanë lindur e lindin një përqindje njerëzish të aftë për një punë më të rëndësishme, me prirje të veçanta. Sigurisht që në këtë çështje ndikojnë, së pari, kushtet e zhvillimit familjar e shoqëror, të cilat paraqesin kërkesa maksimale për talente të përgjithshëm ose talente të llojit të veçantë (shkencëtarë, shkrimtarë, poetë, muzikantë, skulptorë etj), talente të cilat pasqyrohen në cilësitë biologjike të këtij apo atij individi. Ashtu sikundër ndodh e kundërta, ka epoka ku degë të veçanta të kulturës kalojnë në plan të dytë, ose kur zhvillimi shoqëror është i ngadaltë, i sëmurë, individët e talentuar nuk gjejnë fushë të gjerë dhe, si rrjedhojë, shumë prej këtyre talenteve humbasin, ikin pa lënë gjurmë.

Dhe këto ndodhin se zhvillimi i shoqërisë nuk bëhet kurrë në një vijë të drejtë, ngaqë përcaktuese janë forcat e ndërlikuara të zhvillimit shoqëror. Dhe në bazë të tyre qëndron progresi dhe regresi ekonomik, nëpërmjet kontradiktave të shumta. Historia është e mbushur me këtë luftë të ashpër midis të kundërtave, të silat bëhen pasqyra kryesore dhe sunduese e proceseve historike.

Duke i hedhur një vështrim historisë së zhvillimit të kulturës dhe letërsisë shqipe, konstatojmë se në ato periudha historike ku kontradiktat shoqërore kanë arritur apogjeun e vet, janë shfaqur të ashtuquajturat talente klasike, të cilët kanë krijuar vepra të përsosura emocionuese. Shkrimtarët dhe poetët tanë më të mëdhenj janë shfaqur më së shumti në kohën e këtyre krizave të ashpra shoqërore, kur shpirti kombëtar është copëtuar më dysh si rrjedhojë e këtyre kontradiktave. Të mbushur me përshtypje të mprehta dhe me dhimbje, ato talente, të pajisura edhe me guximin e mjaftueshëm qytetar, përpiqen të shprehin ndjenjat e tyre, duke u bërë në këtë mënyrë zëdhënës të masave të gjera, të cilët u shëmbëllejnë atyre. Këto talente i pushton malli dhe dëshira për të krijuar disa vlera të qëndrueshme morale dhe shoqërore, me të cilat ata kundërshtojnë kohën, duke e goditur atë me armën e kritikës më të ashpër, por dhe artistikisht.

Një shfaqje tipike të krizës shoqërore në të cilën ndodhemi e shikojmë te poeti ynë Arben Duka, poezia e të cilit s’është asgjë më shumë se pjellë e kësaj krize shoqërore që po kalon Shqipëria në këta 25 vjet pluralizëm politik, i cili e pasqyron këtë krizë si një qytetar idealist i kulturuar, por i revoltuar.

Disa orvatje të Arben Dukës në vitet e para të pluralizmit për t’u kapur pas së majtës moderuese, e cila nuk i përshtatej kërkesave të masave popullore, nuk duhet të na turbullojnë, pasi ai ngelet si tip social idealist. Arbeni, duke e parë se Shqipëria po përfshihej gjithnjë e më shumë nga shtrëngata e shkatërrimit të gjithçkaje që kish ndërtuar ky popull gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të XX, shtrëngatë që e shkatërroi fshatin dhe shpopulloi Shqipërinë, ku qendra e saj po mblidhej dhe po mblidhet në qytete, (sidomos me reformën e fundit territoriale), ku çdo intelektual filloi të luftonte për karrierë, vetëm e vetëm për të pasur pushtet e pasuri, Arben Duka çdo ditë e më shumë po bëhej përfaqësuesi i popullit të tij. Kjo përsosmëri e tij ka arritur kulmet e saj, sa tashti e ka zhveshur haptas shpatën, duke filluar nga poezia “Rebelohuni” në Majin e vitit 2013, ku me vargjet e mëposhtme na kujton vargjet e Fan Nolit, vargje me të cilat poeti Arben Duka ka për qëllim transformimin krejtësisht të Shqipërisë:

 

Zgjohu sot-o popull-zgjohu,

në beteja rebelohu,

zgjohu vetë e ngri furtunë,

pa liderët në tribunë!

 

Se të hodhën në greminë,

ta përmbysën drejtësinë,

se të vranë e të pështynë,

dil të shembësh tiraninë!

 

Ndërsa tek poezia “Tufa e çakejve dhe kryeçakalli”, ai përdor fjalët e thjeshta, por me gjuhë poezie. Ndërtimi i frazave me këto fjalë është krejt i papritur, një prej veçorive karakteristike të poezisë së Arben Dukës; ato nuk janë fjalë të vdekura, por fjalë të gjalla, sepse vetëm me fjalë të tilla dhe jo me fjalë të lëmuara ai arrin ta shpreh fuqishëm zhgënjimin popullor.

Kurrë s’e menduam,

neve budallenjtë,

se në vend të qenve,

do vinin çakejtë!

 

Sovranin e shkretë,

përsëri e talli,

tufë e babëzitur,

dhe Kryeçakalli!

 

Përsa i përket poezisë “Barka e qeverisë është mbushur me ujë”, ai tregohet virtuoz dhe krijues frazash interesante, ku tregon se në ndërtimin e qeverisë kemi të bëjmë me një pazar të vërtetë.

Në gjithë kabinetin,

gjen dhe ndonjë kokërr,

po pjesa dërrmuese,

janë mediokër!

 

Vërtetë që u ra,

një letër me vrimë,

po femrat e Ramës,

janë ulërimë!

 

Ndërsa në poezinë “Një të lodhuri prej mundit, i merr qindarkën e fundit”, Arbeni përdor mjeshtërisht rimën. Edhe kjo është një karakteristikë tjetër e vargut rebel të këtij poeti, dhe këtë e bën me qëllimin që vargu i tij të mbahet mirë mend, të ruhet në kujtesën e popullit. Ai përdor një rimë të tillë, e cila i përshtatet një oshëtime me të vërtetë të re, aq origjinale sa të shkakton habinë, se vetëm në këtë mënyrë poezia mbahet mend nga njerëzit. Madje në këtë poezi çdo strofë e saj është një aforizëm.

Shqipëria shkëmb e maja,

mbytur në hallet e saja,

me hallet më të mëdhaja,

sikur t’i ketë rënë damllaja!

 

Dje Sali-dreq e më dreq,

sot Edvin-keq e më keq,

Eh, një racë vërtet’ e pjerdhur,

njeri-tjetrit për t’ja hedhur!

 

Në çdo poezi të Arben Dukës shohim një model të ri. E tillë është edhe poezia “O Kryeministri ynë, u trete për Shqipërinë!”, me të cilën e ka ngritur në majat më të larta ironinë dhe sarkazmën e Çajupit. Është interesante sesi në të gjithë poezinë e tij, nuk gjen kurrë vargje bosh. Kjo poezi na jep të drejtën të themi se lidhja e Arben Dukës me shqetësimin popullor nuk është një gjë e rastit, por diçka e domosdoshme, një fenomen i mrekullueshëm.

Ruaje pak veten,

o Edvini ynë,

u thinje – u trete,

veç për Shqipërinë!

 

Mos puno kaq shumë,

bir-o biri ynë,

erdhe nga Hong Kongu,

ike prapë në Kinë!

 

Që kur erdhe ti,

këtu s’ka më lista,

dhe gjysmë e shqiptarëve,

kanë shkuar turista!

 

Poezia e Arben Dukës është gjithmonë paraqitja e konkretes jetësore të vendit, ai nuk ka frikë aspak nga konkretja. Kjo ndodh ngaqë ai jeton me popullin, pulsi i tij rreh me pulsin e populli. Dhe këtë e shohim shumë qartë tek poezia “Mbasi e ke vrarë, nuk mund ta ringjallësh!”

S’u krijua asnjë ditë,

klimë besimi-dashurie,

po të gjithë kemi parë,

pa fund akte marrëzie!

 

Ndaj njerëzit pa asnjë shpresë,

ikin këtej edhe natën,

se “Rilindja” gjer tani,

e ka shkelur gjithë KONTRATËN!

 

Çdo shqiptar e di që Arben Duka është edhe poet i mirëfilltë lirik, në të cilën ai di të përkëdheli e ledhatoi më mirë se çdo lirik tjetër. Por në poezinë politike kemi një Arben poet tjetër, i cili nuk di të përkëdheli e të ledhatojë. Pse është poet i tillë, Arben Duka është bërë poeti më karakteristik për periudhën kalimtare të Shqipërisë nga monizmi në pluralizmin politik. Ai çdo ditë shkon në luftë kundër mashtruesve të popullit. Rast unikal. Dhe nuk bën luftë të shkurtër (me pak vargje), por luftë të gjatë, tamam luftë popullore, sikundër janë tribunët popullorë, duke u frymëzuar në popull. Luftërat e gjata popullore kanë mundur edhe perandori. Këtë besoj se e kanë të qartë politikanët tanë. Në qoftë se Arbeni nuk do të ecte duke luftuar ashpër e çdo ditë; në qoftë se ai do ta kish goditur me lehtësi të madhe këtë borgjezi grabitqare të pashoqe në Evropë, ai nuk do të ishte bërë poet tribun. Ai nuk resht së luftuari duke e shtrënguar për fyti klasën aktuale politike të këtyre 25 viteve. Këtë e sheh kushdo sikur të lexoi qoftë edhe vetëm disa prej vargje të poezisë “Dy Rilindjet”; gjë që tregon se Arben Duka nuk ia ka frikën as edhe më të fuqishmit të vendit, Kryeministrit:

Abdyl trete pasurinë,

një barrë flori,

këta tretën Shqipërinë,

bënë pasuri!

 

Vetëm ideali juaj,

ishte i pa njollë,

ndaj ai që vodhi emrin,

e kish tjerrur hollë!

– – – – – – – –

Mbetet Rilindja e Parë,

një dritë e pashuar,

me Rilindjen e tanishme,

s’duhet ngatërruar!

 

Pas shumë kohësh, kur demokracia do ta ketë bërë punën e vet dhe, nëse Shqipëria do të shndërrohet në shtet ligjor, brezat që do të vinë, kur të lexojnë poezinë politike të Arben Dukës, do ta quajnë atë “epoka e poezisë së Arben Dukës”, një poezi shumë interesante, e cila ndriçon me një dritë shumë të fuqishme,.

 

Dilaver Goxhaj December 6, 2015 10:23
Komento

50 Komente

  1. rudi December 6, 15:29

    Ke haruar bejten e lulit dhe te saliut z.Goxhaj! Del kY djal i bojatisur, si nje kukull e kurdisur, Llogari nuk na dhe kure,se u bere i semure! Per Saline;Evropa kerkon te na pranoje!Po nuk di ke te besoje!Te gjith thrasin kapni hajdutin!Sala thret te me hani mutin! Edhe haron njeriu,skleroza fillon heret!Te besoj! Me qellim ti nuk e ke haruar!

    Reply to this comment
    • DIELLI mbi KORAB December 7, 21:40

      Arben Duka eshte nje POET LEGJENDE çdo thurrje qe ai u ben fjalve kthehet menjeher ne nje veper artistike te mirfillt .
      Ai do te mbetet i pavdekshm per mua me keto vargje.
      Rri aty tek “Opinioni”
      rri aty ku pate fatin,
      se Enveri, o Fevzi,
      sa ç’je ti, kishte Hallatin

      Reply to this comment
  2. iliri tjeter December 6, 15:54

    Ne se dikush e quan bejtet apo romuzet mes krushqve ne dasma, ne se dikush quan poet nje bejtexhi te coroditur, nje bejtexhi qe baze ka fyerjet, sharjet,fjalet vulgare, anesine ne nje krah politik teper te theksuar, nje bejtexhi qe zotohet se do te beje kete dhe ate ne krye te turmave, kur ne te kundert as qe e shikojme edhe rrugeve, ateher ky dikush eshte b….lepires, apo njer qe nuk mer vesh nga leterijsa por eshte thjesht nje militant injorant i partise qe simpatizon apo ku eshte antar!

    Reply to this comment
    • era December 6, 16:05

      mjeran , e ke nga injoranca, kush ka lexuar “Gjirin e Virgjereshes,” mbetet pa fryme nga poezia e Arben Dukes.
      Kur lexuam grek o kgrek o koke gorice ec me puth ne prapanice perseri menduam se eshte ndjenja e forte kombetare ajo qe i dha forec vargut. Por poezia politike A.Duka eshte vertet si e shkruan z D.Goxhaj.

      ps kisha vetem nje verejtje Albin Kurtin nuk mund ta krahasosh kurre me ISIS apo USIS Ai eshte krenaria e kombit shqiptar

      Reply to this comment
      • shqipe December 6, 19:55

        era!
        Te admiroj per llogjiken. Eshte pikerisht sic po thua. Duka,s’eshte i teri i perkryer,por eshte i perkryer! Une,per sa e ndjej poezin,ne te shumtat e rasteve Benin e vlersoj dhe e perqafoj… Me ndonje raste, me eshte dashur edhe ta fshikulloj,sic qe rasti, qe dhe ju e permendet,per A.Kurtin,apo kur beni,(Acarohem),vetmburret, e s’na le radhe t’a mburrim ne!… S’e kam fjalen per Lovet a tartufet,qe kane marre urdher,doemos,(jasht deshires se tyre),te nxijne cdo varg Te A. Dukes. Por e kam fjalen per ne qe e duam poezin e tij,te mos na ler asnje shkas per sa thash me larte. Kaq.

        Reply to this comment
        • dilaver goxhaj December 6, 21:58

          Bashkohem me ju, lidhur me poezine e Arbenit kunder Albin Kurtit; ate rast une do ta quaja lajthitje te Arbenit, si rrjedhoje e keqinformimit qe i eshte bere per Albinin nga ndonje gazetar i kesaj gazete qe e urren Albinin si rrjedhoje e kompleksit te inferioritetit te tij. Albin Kurti dhe opozita e atjeshme kane shume te drejte ne veprimet kunder qeverise Mustafa-Thaci. Per kete kam shkruar dy artikuj, por gazeta nuk i botoi, ndoshta si ndikim i atij gazetari qe folapak me larte.

          Reply to this comment
          • anticensurë 25642654 December 7, 13:11

            ben duka është i madh por jo i pagabueshëm!!
            këtë duhet të shohim tek njeriu!!
            askush nuk është i pagabueshëm!!
            vetëm një është i pa gabueshëm!!
            AI QË NUK EGZISTON!!vetëm ai nuk mund të gabojë!!
            legjenda është e pagabueshme sepse asaj i mveshim në kohë gjithë anët më të mira!
            idealen!

      • iliri tieter December 7, 18:23

        Po pse poezi e quan ti kete sharje” o grek o kokegorice / eja me puth ne prapanice?” Vetem injorantet mendojne se keto jane vargje poezije!

        Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 December 7, 13:06

      liro
      ça me t’thon??
      na rofsh olet??

      Reply to this comment
  3. ronco December 6, 16:32

    Eshtë për të ardhur keq që gazeta juaj,në të cilën shkruajnë pena të mençura,të botojë e,për më tepër,të mbështesi me ndonjë shkrim të tillë,një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me poezinë.Ai ka të drejtë të jetë me komunizmin e Enverin sa të dojë,këtë ia njeh Kushtetuta.Por të rimosh muhabetet,nuk është letërsi,por kapardisje mediokri.

    Reply to this comment
  4. Shahisti December 6, 16:34

    Hahahahahahahahaha, ç’na dhjete gazit!

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist December 6, 19:31

      Nuk eshte se u dhjeve sot
      ti perhere i dhjere ke qene
      per cdo vjershe a poezi
      nuk ke lene gje pa thene..

      Madje te shkoj pak me tutje
      ti duket i dhjere ke lindur
      kete e them me garanci
      dhe jam 100% I bindur!!

      Pa jeni bere ‘nje dore’
      Ti – ‘Love’ edhe ‘tartufi’
      bashke me ju ‘iliri tjeter’
      qe nuk sheh me shume se bufi!!

      Keni dhe nje pisqolle tjeter
      qe eshte kryedallkauk
      me i dhjeri i te dhjerve..
      i mbaron emri me uk!

      Kini dale nga gopi i semes
      lyrashe edhe te dhjere
      sa here qe komentoni
      forumit i jepni ere..!!

      Per ju ka shume per te shkruar
      po sharjet po ua kursej
      jo se nuk i meritoni
      apo llafet dot si gjej..!!

      Ju e kini hak te sharet
      nga mengjesi gjer ne darke
      te gjithe si dore qe jeni
      keni shejtanin ne bark….

      Ndoshta dhe do komentoni
      nga inati do me shani
      po ju jeni ai llum
      vete e beni vete e hani…

      Ndonje e share nga ju
      s’me ben asnje fare qederi
      s’e ka thene kot i pari
      “ Nuk te gjen gje nga i dhjeri ”…

      Reply to this comment
      • LOVE P A R I S December 6, 20:14

        ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahha
        s’rri dot pa mua ti 😛

        mire se ne kemi dale andej nga thua ti ….
        po per ty ka shpik jotem ndonje gje qe se dime ende ??
        As as asgje , mbaje pak frerin ne goje ,pa fyerje familjare
        shaj deri neser dhe sa te kesh jeten ,se andej nga ne themi
        “te shan i shari ” .merre me qete ,se nuk jam gjithmone kaq e mire
        dhe mos harro ,kane mbaruar mbledhjet e lagjes
        tani secili ka te drejte te thote mendimin e tij ,qofte edhe banal si keto llogjet e tua .

        me mua s’ke pune fare ,more vesh apo jo ,se une mos te ishte shoku Duka qe shkruante per xhaxhi Envorrin ,asqe e dija qe kishte gazete shqiptare dhe aq me pak blog …po nejse mire se keshtu nuk harroj as shqipen 😛 ….
        se kam fajin une qe e komentoj ,e ka fajin Ai qe shkruan 😛
        mua me ka shkruar dhe vecmas ne fakt …ahahhahahahhahahaa
        me DUKEN e kam tel une ,po me jane pakesuar enferristat
        se te shikoje ti cfare zbori ju beja …me ka ik dhe Neti …
        ika tani se me bere per te qare 😛 ….[sillu mire ,mos harro ]

        Reply to this comment
      • shqipe December 6, 21:19

        Poet As dhe si analist As… I dashur ,por, edhe theres kur duhet!…

        Reply to this comment
      • Tartufi December 6, 21:42

        Ne vertete kemi dale nga gopi i nenes,si dalin te gjithe kjo bote.
        Po ti ke dale nga { gopi i putanes } Ky eshte ndryshime qe kemi.
        ne nga ju mbeturinat e kurverise komuniste.

        Reply to this comment
        • Agjenti 009 December 6, 23:55

          O Tartuf,nuk e ke kuptuar,o avdall kete thenien,qe
          – KENI DALE NGA GOPI I S’EMES!
          Me fjalen GOP nenkuptohet se ke dale nga NENA PROSTITUTE,o krric!
          Pra nuk ke vend ku te mbrohesh!
          E ke brenda manallin e ZI!

          Reply to this comment
        • shqipe December 7, 01:15

          O love! Me ke e ke?

          Reply to this comment
          • LOVE P A R I S December 7, 09:12

            kjo pyetje merr pergjigje vetem
            1] ne gjykate
            2] ne rrefim te prifti
            ti nuk je gjykates dhe une nuk rrefehem 😛

  5. LABI December 6, 16:54

    Poeti ne turme
    pushket nuk i mori,
    vergun e fuqishem,
    si armate e nxori!

    S’eshte faj i poetit
    kur disa miope,
    heqin edhe syzet,
    e nuk duan shkope!

    S’eshte faj i poetit,
    per ca te semure,
    qe duan te vdesin,
    vec ne diktature!

    Vargu i Arbenit,
    kohen ka sfiduar,
    kush ka mend ne koke,
    mire e ka kuptuar!

    Shkelqim i Arbenit,
    verbon gjithe planetin,
    fjale e prere e vargut,
    eshte arme e poetit!

    Fiqia e armes,
    qe shkateron planetin,
    ne gjunje eshte ulur,
    te vergut, te poetit!

    Reply to this comment
  6. katarakti December 6, 18:57

    Arben Duka eshte doktori i te semurit qe lengon ne shtrat dhe qe quhet Shqiperi. Eshte ai qe e jep diagnozen e sakte. eshte ai qe kupton dhe tregon se si ka ardhur kjo semundje, kush, si dhe pse e solli. Arben Duka eshte pasqyra e shpirtit te popullit. E atyre qe u dhimbset Shqiperia dhe jo vetem bytha e tyre. Eshte ai qe i qan edhe me shume hallin fukarait sot. Njelloj si Migjeni dje. Se eshte ai qe nuk ka frike te godase nga te dyja anet. Edhe kunder “Qenerise”, edhe kunder ketyre te sotmeve. Qe e kane shkelur “Kontraten” me te dyja kembet – siç thote poeti. Po te donja te hiqnja nje paralele do ta krahasonja Arben Duken me Daj Cenin tek Epopeja e Balllit Kombetar. Vetem llumi dhe njerezit pa karakter nuk e duan Arben Duken. Se ai i ka çjerre masken kesaj demon-kracie qe pasuroi vetem dobiçet, banditet, te degjeneruarit, hajdutet dhe kriminelet. Dhe qe me se keqi e ktheu Shqiperine saktesisht nje shekull prapa, – me 1915-ten.

    Reply to this comment
  7. kastrioti December 6, 19:06

    O Lab, o njeri pa tru, po si ore thua se “Shkelqim i Arbenit,
    verbon gjithe planetin”?
    Po kush e njeh kete bejtexhi muhabete kafenesh pervec disa injoranteve qe kanaqen nga sharjet dhe fjalet vulgare qe perdor ky bejtexhiu arben?
    Jak ore ne vete, dhe lexo ndonje liber me poezi qe te kuptosh c’eshte poezija.
    Ti ke nje gje shume te mire qe bejtet e tua jane me te mira se te arben dukes. Per kete te vleresoj!

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist December 6, 19:55

      Kisha kohe qe s’te lexoja
      gati te kisha harruar
      do te kisha vene te ‘grupi’
      qe pak me siper kam shkruar..

      Po njelloj si ‘dora’ larte
      kam per ty te njejtat fjale
      i dhjere qe ne gop te semes
      me ate grup te bej pale!!…

      Reply to this comment
      • kastrioti December 7, 12:55

        O ti, qe nuk je “as poet, as analist”
        Je ne nje linje me bejtexhiun persa i perket fjaleve te ndyra dhe sharjeve pa dogane. Jeni si tenxherja me kapakun.Ka lloj lloj njerzish dhe midis tyre me te dalluarit jane ata qe kur nuk kane argumente perdorin sharje dmth keta qe shajne jane injorante, dhe me te vertet nuk jane as poete dhe as analiste. Thjesht jane injorante.
        Por nejse, sejcili tregon lulturen e tij dhe te familjes nga ka dale.
        POR NJE GJE TE MIRE QE KE TI ESHTE SE: TI BEN BEJTE ME TE MIRA SE TE BEJTEXHIUT. PER KETE TE SIGUROJ.

        Reply to this comment
  8. Baba Ali Tomorri December 6, 20:18

    Mos o Arben Duke
    Se te zu veremi
    Ketu, o i dashur
    Eshte kalbur Sistemi.

    Eshte kalbur Sistemi
    Helmuar ne rrenje
    Edhe Zoti lart
    Nuk ka se c’tu beje.

    Na duhet Enveri
    I biri Anese
    Ndersa ti dhe une
    I bjeme teneqese.

    I bjeme teneqese
    Bejme kot gam-gam
    Rri o Arben Duke
    T’u befsha kurban.

    Reply to this comment
  9. intelektuali December 6, 20:51

    Nje vjershe per poetin tribun enverist Arben Duka:

    ARBEN DUKA SI BEJTEXHI NGA ENVERIZMI
    MERR ME VETE TOLLONAT QE LA KOMUNIZMI
    DHE BUNKERET SI KEPURDHA DEBILIZMI
    DHE IK NE RUSI KU ESHTE PUTINIZMI
    SE SHQYPNIA S’DO ME VEMJE BOLSHEVIZMI
    POR DO BE-NE SI SHPETIM NGA FANATIZMI

    Reply to this comment
  10. shqipe December 6, 21:14

    Djaj,hej more hej…
    Djaj dhe vetem djaj!
    Djajt’,gjithandej,
    Djajte s’jane me faj…
    ***
    Te gjithe ne udhekryq,
    Ulur kembe kryq,
    Pa, bejne dhe kryq!
    Dhe hane fjale kryq…
    ***

    Pse, o Zot na ke mallkuar
    Dhe per dite,na dergon nema!
    Ne ke fjetur me Djalleshen,
    C’fan kam une,qe ngjaj nga nena?!

    Apo mos me Perendine
    Ka fjetur djalli me brire?!
    Se nga bemat ca shqipetare
    ornok babes ja kane fshire…

    Ne te dy rastet me siper,
    Dalim pjell’ e pjelle e dreqit.
    Qe te gjithe mbi kuaj hipur!
    Qe te gjithe me palle sheshit.

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist December 6, 21:51

      Nese je me origjine
      nga malet e laberise
      nga ‘ornok’ beje ‘orrnok’
      beje me ‘rr’ qe te ngjise!!

      Nga kjo fjale dialektore
      dukesh nga anet e mia
      nga dialekti i fjales
      me dukesh nga laberia!!

      Ne ke rrenje ne ato ane
      ne malet e laberise
      lum nena qe te ka lindur
      lum gjijte qe te kane dhene sise..

      Reply to this comment
      • Tartufi December 6, 22:46

        Jeni nga balta e shkelur me kembe e paderastit gjirokastrit.
        Nuk jeni nga Laberia trimereshe e burrave te fjales e te kuvendit.
        Jeni nga llumi bastarde te zene me shume pika fare { sllave muzhike

        Reply to this comment
      • shqipe December 7, 01:18

        Faleminderit,vertete duhet me dy (rr) Ke te drejte Poet As!…jm i grykes se lumit…

        Reply to this comment
  11. ´´ December 6, 22:48

    Ás Poet ,as Analist + Shqipe,
    jane me te afte se Rilindasi “Prizrenit”

    Reply to this comment
  12. xhabir December 6, 23:57

    Shkrim i bukur e i sakte

    Reply to this comment
  13. Ligji. December 7, 00:52

    Z.Arben Duka eshte shqiptar i vertete 25 karat,me te tille birra Shqiperia ka te sigurt begatine e popullit,urimet me te mira Z. Duka.

    Reply to this comment
  14. Pellumb Zaimi December 7, 01:09

    Shkrim i nevojshem dhe i domosdoshem ky per Arben Duken. Arbeni eshte nje njeri politik dhe nje krijues artistik, nje luftetar per drejtesi dhe nje ironizues mjeshteror i padrejtesise,nje pene artistike dhe nje pushke politike pa te cilen skena e sotme e shoqerise shqiptare do te ishte e sunduar nga morali i kusarise politike. Arben Duka nje nga penat me te guximshme nuk e ka lejuar lexuesin te bjere viktime e ketij sundimi.Ja ka cjerre atij masken pa meshire dhe ka mbajtur ne kembe moralin e nje mase te madhe njerezore qe e lexon dhe qe e ndjek ne betejen e tij. Nderime autorit Goxhaj qe ka arritur te tregoje forcen e penes dhe te luftes politike te ketij krijuesi !

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi December 7, 01:33

      Nuk ka pene tjeter qe ti kete goditur aq fort veset dhe moralin e politikes dhe te pushtetareve shqiptare si Arben Duka . Po kaq fort ka mbajtur lart moralin e njerezve dhe te lexuesve te tij qe nuk jane te paket. E meriton “dekoraten” e larte qe i jep autori i shkrimi “Poet Tribun”.Edhe une bej pjese ne ate shumice popullore qe e miraton dhe ja jep kete “Dekorate” . Nderime !

      Reply to this comment
  15. Shahisti December 7, 01:12

    Po mjaft, or bejtexhinj ju lutem. C’faj ju kam qe me late tere diten ne nevojtore sot, po me dhjete gazit fare, ore me dhjete. Ty vellait te bejtexhiut As ashtu, e as Keshtu, vetem nja dy fjale kam per te te thene, te tere ne kete bote lindin te dhjere dhe nga gopi i nenes se vet lindin, keshtu e ka dhene Zoti, doni s’doni ju lukunia e bejtexhinjve medioker. Po juve ju hyn vehtja aq shume ne qejf dhe kujtoni se kushedi nga keni dale. E gjithe dora juaj jeni ca kapadainj me koken bosh, nga ata sekretaret e PPSH te Kooperativave bujqesore te Qoftelargut Enver Gjirokastra, dhe trongellimat e qypit tuaj bosh i merrni per poezi me vlera. E c’tu thuash tjeter juve vec bejtexhinj medioker, pertoj edhe t’ju them ndonje gje tjeter tani.

    Reply to this comment
  16. padrino December 7, 03:04

    Arben Duka, eshte nga te paktet shqiptare, idealist qe flet te drejten, dhe mbron te drejten, dhe qe i dhimset, vendi dhe shumica popullit qe vuan, dhe vazhdon te emigroje ne mase. I Nderuar, dhe i respektuar ky poet. Mallkuar qofshin, socialiste, e demokrate, me soj, e sorollop per gjithe te keqijat qe i kane popullit keto 25vjet demokraci hajdutash.

    Reply to this comment
  17. N.VJOSA December 7, 04:17

    Pershendetje autorit te shkrimit,
    Pershendetje edhe Poetit Ben Duka,
    ketij Zeri teper te veçante dhe shume popullor te Poezis shqipe, i denje te radhitet nder me te miret Poet shqiptare te gjinis per te cilen shkruan, si Nolit , Driteroit, Ali Asllanit, Musarajt e te tjere…, natyrisht nuk eshte me i miri,
    POR LUFTON SHUMET TË JETE ME I MIRI…
    Po te shkruaja une, do te thosha shume me teper se sa ka shkruar z. D. Goxhaj.
    Ne radhe te pare i uroj me gjithe shpirt Ditlindjen Poetit, (isha me pushime disa jave, ne nje kontinent tjeter, atje ku Zoti apo Natyra ka krijuar per Planetin tone Veren dhe Pranveren e perjetshme…, interneti funksiononte dobet dhe mezi arrija te lexoja sadopak DITA-n tone te dashur…)
    Nejse, kam shkruar edhe here tjeter per Poezine e Arben Dukes, ketij
    TRIBUNI TE VERTETE TE POPULLIT TE VET,
    AQ I DASHUR ME NJERZIT E THJESHTE DHE KAUZEN E TYRE ME TE MADHE PER TA JETUAR JETEN ASHTU SIC E MERITOJNE
    DHE JO ASHTU SIC I DENON SHPESH HERE FATI, jo vetem ne shqiptaret…
    Poetet jane si macet, thote i mençuri, ata jane teper te ndjeshem, e duane perkedheljen…
    E duane perkedheljen sepse i japin Shoqeris ate çfare kane me te shtrenjte ,
    vet nektarin e jetes, qe e mbledhin si Bleta,
    vet shpirin e tyre ,
    qe e thote vetem poezia,
    si nje lloj teper spezifik dhe i koncentruar i Artit dhe Kultures njerzore.
    Ben Duka eshte nje Poet qe ka per Perendi te Verteten,
    ai shkruan per ngjarjet e Dites,
    flake perflake,
    i ngjan me shume Luftetarit apo Kronistit qe flet nga fusha e Betejes…, shpesh here pa patur mundesi ta ledhatoje Vargun, por fal Talentit te tij, Vargu vjen shume i fuqishem, e, pikerisht ketu qendron edhe perjetimi që të lë Krijimtaria e tij…Bio, Live, ashtu siç zhvillohet Beteja,
    e qe Njerzit kane aq shume nevoje ta shohin Boten ashtu siç eshte,
    jo te zbukuruar, por sic eshte vet Realiteti…
    Poezia e Ben Dukes eshte Zerii Luftetarit Aktiv,
    ai nuk eshte thjesht Spektator, por shpreh fuqishem, pa dorashka qendrimin e vet politik, ne anen e atyre Njerzve qe mbajne Boten mbi Supe…
    Kjo e ben Poezine e tij te ket nerv, te te zgjoje, te te detyroje te mos rrish indiferent, por te perfshihesh ne debat, te rreshtohesh dhe ti ne luften e madhe te Jetes…
    Ben Duka eshte edhe nje Poet i Ndjenjes se holle, Dashuris Njerzore, eshte nje lloj Esenini, por nje Esenin shqiptar, ku dallon shume qarte jo vetem fjalen e embel, intime, detajin, ngrohtesine dhe gjithcka te mire qe lidh si çimento Dashurine dhe Humanitetin Njerzor…
    Ben Duka e ndjen fort Angazhimin e tij shoqeror,
    nuk eshte nga ata qe flë gjume, kur njerzit vriten ne mes te rruges , ne hallin e tyre,
    kur poshterohen vetem se nuk kane fuqi te organizohen dhe te mbrohen,
    kur protestojne ndaj Krimit, Hajduterise, Poshtersise, Genjeshtres, Mashtrimit…
    Jo, Ben Duka eshte ata qe do ti bjere me grusht Malit te Mjerimit,…
    ai do te digjet dalengadale si Qiriu i Naimit, per tu bere Njerzve pak Drite, pak drite, pak drite…, sidomos kur Deti i madh i Pesimizmit duket sikur i rremben ne thellesine e vet…
    Vargjet e Arben Dukës , te cilat jane larg çdo hermetizmi, i kupton qe nga ai i pashkolluari e deri tek Filozofi, sepse ai shkruan thjeshte, Vargui tij ka nje koncentrim dhe fuqi shprehse qe te ben per vehte…
    E te tjera, e te tjera…
    Shikoj ketu me larte qe ka shume mendime te kunderta…Ka nga ata qe shajne pa fre, por ka dhe nga ata qe e mbrojne Poetin e tyre, me te gjitha baterit…
    Në keta te dytet , ju lutem, me pranoni dhe mua…
    Per ata te paret, , sigurisht eshte e drejte e tyre, te shprehin mendimin e tyre, por mua me shume me duken te motivuar politikisht, dhe nuk jane nga ajo Sërë,qe dine te bejne kritiken letrare te Poezise…
    Me ndonje perjashtim , disa prej tyre me ngjajne si ai Qeni i zgjidhur nga Zinxhiri,
    qe vetem leh dhe do te kafshoje,
    por harrojne se ka dhembe Qeni,
    por ka dhe Shkop qe ti thyen dhembet….!
    Eshte njeri nga keta Zagare qe do te luftoje Enver Gjirokatren, sot pasi Enveri ka 30 vjet që i ka mbire bari…edhe pse atehere kur ish koha per lufte ,
    ky lloj Zagari i lepinte Bithen…dhe krenohej se e perkthente ate qe shan ne çdo koment…( e lufton si Don Kishotua i Mançes se Servantesit…me vjen keq vetem per nje gje , qe taksapaguesit shqiptare paguajne para per te reabilituar kete lloj ZagariKameleon…) Nuk dua ti fuse te gjithe ne nje kallep, se ka dhe nga ata qe e meritojne te lehin…!
    …Ndersa ata te terbuarit, hane bukë veç, ata te jeni te bindur se nuk i do ASNJE LLOJ SHOQERIE,
    kudo ku lind e perendon,
    ata do rrotullohen ca kohe duke lehur, por te hane Munë, se po te behen te rrezikshem , shkojne prape tek Zinxhiri…
    Edhe nje here Peshendetje Poetit, Ti e ke venë Zemren tende te punoje ne nje ritem me Zemren e Popullit qe i perket, ndaj dhe je shume i suksesshem, shume vargje te tuat shqiptaret i dine permendesh…
    Dhe ky eshte Nderi me i madh qe te ben Oqeani i Madh,
    teper i madh, i Njezve qe te duanë…
    ——————-
    Ndjese Lexuesit, per ortografine, une e ngaterroj ate me drejtshkrimin e gjermanishtes, por ata qe duane te me kuptojne, besoj se me kuptojne…

    Reply to this comment
  18. style December 7, 04:50

    Perse e keni marre kaq inat z.Duka .Ai ka stililn e tij te shkrimit po nuk te pelqeu mos e hap fare ate blog cjan gjithe keto te shara kot pa arsye e ben medioker e lidh me doktrinat e sistemit komunist pse duhet te shkojne gjerat kaq larg nuk te detyron njeri ta lexosh dhe ske te drejte ta shash.Keput kopace per kedo qe te del kunder kush je Ti nxirre emrin e vertete mos fol pa torua .perse godet nje njeri qe tu nuk te ka demtuar personalisht
    Ai shte nje pene e shkelqyer ne perjeton situatat qe ndodhin ne shqiperi si gjithe pupulli i verfer te cilin e perfaqeson denjesisht atu ketu perdor ndonje ndonje fjale fuerje ndonje sharje ato te gjitha te verteta jane,Pena e tij eshte fjala e popullitqe po vuan .
    Pershendetjet mija ZArben presim te shohim edhe poezi te tjera qe na kenaqin.

    Reply to this comment
  19. uahaaaaahahahahahahah December 7, 09:08

    yxhyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyym mamluk
    jeni pothuaj disa hapa larg ,
    aq pran majmunit

    Reply to this comment
  20. dilaver goxhaj December 7, 13:09

    Personi qe fyen ASrben Duken, bazuar ne fjalorin qe perdor, eshte i njejti person,por perdor pseudonime te ndryshme, vetem e vetem qe te ndikoi sadopak ne uljen e figurse se Arbenit, po ku pyesin lisat nga ererat sado te fuqishme qe te jene. Arben Duka eshte nje lis qe nuk ka rrufe qe ta rrezoje.

    Reply to this comment
  21. mazllum -He ? c'kemi ..Hic ! December 7, 13:59

    e po ktu me duket se kemi te bojm me tipa alla Shaban qosja

    edhe ku laveri edhe ky xhaferri i ngref si cazzo ,

    m’duket se i pelqen me ja rras at shkelm bythve .

    kush do me dit ktu mer jaho se cfar shkru patrioti me lesh apo laveri pa lesh .

    leni mer shqiptare me shkrujt si i pelqe robit ,

    jan rraca e mazllumave kto mer

    nqs doni me bo gallat ktu ,mos i kundershtoni bejdet poetit te shqum,

    por thjesht dy fjal , ej ,qeke RrOT kARI !

    ja keshtu i hidhet benzin zjarrit jo bla bla kot ,

    shife tani flaket kann me u ngrit aq lart sa do rrezikojn mi percellu lesht

    hajt pra shnet debila

    Reply to this comment
  22. N. December 7, 14:34

    O @Shahisti medioker,
    Qenke fare i rrjedhur…Une nuk kam nevoje te shkruaj me nicknamen e dy miqve te mi virtuale, per te cilet kam respekt, do me vinte turp te perdorja ata, por ti i ngaterron librat…,kujdes ne Shah, se ne vend tja futesh Mretereshes , ta fut Kali, dhe Kalin nuk e mban dot se …
    (Mos ta them , me mire , se te rendoj shume…)

    Reply to this comment
  23. Kusaxhe December 7, 15:09

    Te pergezoj per komentin qe keni bere per poetin Arben , por edhe Ju me kete koment e ngreni ne l’atteso e e duhur Arbenin edhe veten tuaj , bravo

    Reply to this comment
  24. LABI December 7, 17:34

    @ Kastrioti

    Nuk ke faj, kur je i mjere,
    kur nga nena keshtu ke lere,
    nuk ke faj, kur je miope,
    e nuk do syze, as shkope!

    Te me fale e arta nene,
    per ket shprehje qe kam thene,
    s’dua nenat te lendoje,
    por te shkuaren te kujtoje,

    Koha kur ne u gatuem,
    eshte large, nga sa ne shkuam,
    dhe s’ka faj nena e arte,
    qe mundin, ja kthyem ne balte…

    Vargu kohen sot pershkon,
    lume ai qe e kuptone,
    nese nga vjen ti, harone,
    po te them, se s’di ku shkone!

    Kastriot mos u merzite,
    se nuk dua te te nxite,
    besoj qe ti e kuptone,
    fjala jote s’me tundone!

    Me vjen keq or mik suljoti,
    qe mban llagep Kastrioti,
    te kesh tru te atrofizuar,
    Duken te mos kesh kuptuar?

    Po vertet dua te them,
    fjale jote per mua s’vlen,
    Arben Duka eshte gjeni,
    varet, si e shikon ti!

    Reply to this comment
  25. LABI December 7, 19:23

    “Poet Tribun”
    Ndere, nga gjithe vegjelia,
    ne te tille tribune,
    eshte dhe Perendia!

    Ti je Perendi!
    qe mbyte lukunite,
    pena Juaj e arte,
    ben apel cdo dite!

    Rezatimi i valeve,
    qe truri leshun,
    eshte mesazh jetike,
    per kush e kuptone!

    Mesazhi i qarte,
    dhe realitetit,
    eshte ushqim i duhur,
    qe kerkone miletit!

    Ti, kur nuk u lodhe,
    t’ua dergosh, ku jane,
    Ti, kurr nuk u theve,
    edhe kur te shane!

    Se meraku Yt,
    eshte vertete shterngata,
    ndaj Ti, s’u krekose,
    as dhe nga lavderata!

    Se qellimi yt
    nuk eshte jo, tribuna
    por ceshtaj Shqiperi,
    qe e shkunde furtuna!

    Se qellimi yt,
    eshte ceshtje vatanit,
    qe digjet pa reshtur,
    nga llave e vullkanit!

    Ti kur pas s’u ktheve,
    se je burre zemani,
    s’je sahan lepires,
    as, dhe race shejtani!

    Pena jote e arte,
    pishtare i pashuar,
    me naten zeze,
    udhen ka ndricuar!

    Eh, eshte ajo udhe,
    ku shkone vegjelia,
    ndaj gjithe te urojne,
    Ty, tu shtofte LAVDIA!

    Reply to this comment
    • hop nji komerdare shpetimi December 7, 19:36

      bejdet jane nji art interesant i gures popullit shqiptare ,nji lloj krijimi rapsodike
      eshte nji vler kombetare shqiptare , por qe ndryshon nga poezia
      e mirefillt ,pra ajo e koheve mbas mesjetes .
      Poezia eshte nji kulture ndryshe se bejdja ,
      jo vetem ne strukture por ka edhe ate art te veten romantike te shkrimit .
      Nqs arrini te beni dot dallimin .

      Reply to this comment
    • kastrioti December 7, 22:13

      Per Labin:
      1. Cfar kane zgjidhur gjith ato bejte qe kane te njejtin problem, cfar kane zgjidhur ne favor te popullit?
      Pse ti, ai, ajo, une, ne, ata, ato nuk i dime edhe pa keto bejte te bejtexhiut? Po i dime ore te gjithe, te gjithe i dime dhe s’ka nevoje te na i thote askush.
      2. Ne si popull, duhet te mos shikojme interesin e krereve te partise, qe duan te rine ne pushtet per perfitime personale ( te dyja apo te treja palet)por te shikojme interesin tone. Dhe shqetesimin tone t’a konkretizojme me voten tone.
      3. Bejtexhiu dhkruan kaq shpesh ne gazete, kuptohet lehte, per interesin e tij personal, se per cdo bejte paguhet. Prandaj dhe si s’pushon se shkruari te njejtat gjera.
      4. Ti dhe disa te tjere shkruani bejte me te mira, por hajt te themi qe shkruani bejte po aq te mira sa bejtexhiu. Vetem se ty nuk t’i boton njeri. Ky eshte ndryshimi.
      5. Pse te armiqesohemi me njeri tjetrin per ” mustaqet e Celos”? Sejcili le te cfaqe mendimin e tij dhe te kuptojme te gjithe se mendimet tona, bile dhe te bejtexhiut as qe i mer njeri parasysh.
      Pershendetje miqesore.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*