Poezia e Moikom Zeqos, drejt universales plot imazhe surrealiste dhe metafizike

September 6, 2018 12:38

Poezia e Moikom Zeqos, drejt universales plot imazhe surrealiste dhe metafizike

 

Nga Lizzie Hutton

Mbi librin Nuk besoj në fantazma të Moikom Zeqos, përkthyer në anglisht nga Waynne Miller

Mbase liria për të luajtur në mënyrë ekstravagante me konceptet e vetvetes dhe eksperiencës është një privilegj dhe mallkimi i të qenit një poet i ri amerikan.

Shqiptari Moikom Zeqo në këtë rrafsh krahasimi, në përkthimin e tij të parë në anglisht vjen tek ne i rrethuar nga situatat e tij në mënyrë të plotë dhe të pashmangshme.

Nuk besoj në fantazmat është përbërë nga ajo që Waynne Miller e quan më të përthyeshmen e poezive të librit të Zeqos Meduza, shkruar në vitet 70 të shekullit të kaluar, libër që autori e quan fillimin e periudhës së maturimit të tij, në kohën kur ai qe përzënë, dëbuar në një skaj të vendit të tij dhe poezia e tij qe censuruar.

Sa shumë duhet të dijë dikush në lidhje me historinë e Moikom Zeqos në mënyrë që të vlerësojë krijimtarinë dhe punën e tij.

Prezantimi, Hyrja, Parathënia koherente, unike e Millerit na ofron faktet e regjimit kapricoz dhe represiv të liderit komunist Hoxha dhe ndërkohë dhe vetë biografinë e Moikom Zeqos, por gjithashtu fatmirësisht nuk na jep rekomandime se si duhen lexuar poezitë e autorit.

Në këtë moment, ne jemi lënë të lirë për të parë vetë poezitë si krijesa të një personi të vetëm dhe jo si krijesa të një trajektoreje të caktuar të një shteti.

Poezitë në vetvete ndihen personale, në një mënyrë konfidenciale, ato janë universale, ato kanë një vështirësi, një arsye të gjallë edhe në pikën e tyre më melankolike.

Poezitë janë të qarta dhe të drejtpërdrejta në gjuhën e tyre, rigoroze, të shkurtra, të mençura dhe jo sentimentale, siç edhe vetë titulli Nuk besoj në fantazma e sugjeron haptazi.

Siç e përmendëm, Moikim Zeqo e quajti koleksionin e tij origjinal. “Meduza” – më shumë në lidhje me të pak më vonë – por dëshira e re e Millerit për një tjetër titull ndihet plotësisht me shumë vend.

Siç Zeqo shkruan në poemën e tij titullare të librit “Legjendat”, siç i quan edhe mite klasike ndryshe, ai i përdor në mënyrë të mençur, shpesh e më shpesh në vijim të përmbledhjes – nuk kanë vdekur, ai argumenton se nuk ka asgjë romantike, ose momentale në lidhje me këtë material kulturor.

Kjo e kaluar antike është e gjallë, e dobishme, e rrezikshme alegorike dhe e nevojshme dhe aq e pashmangshme (e pamohueshme) sa vetë zjarri

 

“Unë që i njoh tërë legjendat e moçme

I fokusoj në mënyrë të çuditshme

si në një lente zmadhuese

të ndez cigaret pa filtër të poezive”.

 

Këtu Zeqo argumenton idenë e tij në mënyrë të qartë dhe me vetëbesim.

Nuk ka magji, as ëndrra, as rreshta fantazmash për këto legjenda, poeti është i gatshëm të kritikojë mënyrën, për shumë e shumë legjenda që u ngurtësuan, edhe ato nëpër ëndrra “fantazmat e çuditshme” të krijuara nga mërzia (monotonia) dhe “fantazmat/njerëzit mendjelehtë që shkrihen në aparencat e tyre”.

Kjo është sigurisht politike në një nivel të caktuar – që kultura, jeta shpirtërore dhe liria kulturore janë aq të nevojshme për shpirtin e njeriut aq sa zjarri është i nevojshëm për ekzistencën fizike të jetës.

Kjo është gjithashtu një lloj poetike që në pozicionet në të të mund të shohësh të shkuarën edhe si diçka të vdekur, të mbaruar në një lloj degradimi.

Zeqo është arkeolog dhe gjithashtu poet, puna e tij është klasike në shumë mënyra – ajo të shpie drejt universales dhe jo biografikes – po nuk është arkaike, ose nostalgjike.

Këto poezi kanë një mbyllje të qartë, të shprehur në mënyrë të bukur nga përkthimi shumë i goditur dhe i shkëlqyer i Waynne Millerit.

Poezitë e para lakonike dhe rigoroze të Zeqos zhvillohen më shumë në vetmi dhe kuptim gjatë kalimit të kohës, por përsëri dhe gjithmonë puna e tij mbetet dhe është idekërkuese, imagjinative dhe energjike, edhe pse konkluzionet finale janë më pak të qarta dhe më shumë të lidhura me izolimin, heshtjen, ankthin dhe anonimatin.

Një nga poezitë në koleksion është e sipërpërmendura “Meduza”

 

Meduza i kthen njerëzit në gurë

A mund të quhet kjo skulpturë?

 

Leximi ynë i shpejtë i poezive mund të jetë një lexim politik – lexim në të cilin pyetja është ironike dhe “të kthyerit e njerëzve në gurë” nuk ka asnjë lidhje pozitive me artin.

Një mënyrë tjetër për ta lexuar këtë vepër është ajo estetike, më shumë vetëanalizuese dhe një zhvillim i ideve në “Nuk besoj në fantazma” është jeta e ngrirë – jeta e vdekur – e vetëmjaftueshme për artin.

Jeta e ngrirë gjithashtu mund të përfaqësojë arratinë dhe gjithashtu pyetjen e poezive, më pas është një sfidë, që i bëhet mendimeve që ne kemi në lidhje me vuajtjen, në mënyrë të veçantë vuajtjet e poetit, që është kuptimplote në vetvete.

Zeqo nuk duket se tenton të na japë një shpjegim të tillë në arrati.

Arti, për të cilin ai diku thotë, është kuptimplotë për shkak të lidhjes së tij me jetën, jo për shkak të magjisë së tij me jetën.

Në mënyrë të ngjashme një poezi tjetër e mëvonshme, e quajtur “Kaktuse dhe Orkide” shpreh sesi poeti në fakt punon kur përballet me rrethana të ndryshme – çfarë poeti ndërmerr, dhe efektet e tij.

Unë po e rishkruar të tërë këtë poezi.

 

Kaktuset – bimë groteske

Të frikshme me rrënjët e tyre

Ato janë mungesa jote

aty ku era është e plagosur!

 

Orkidetë – fragmente Dielli

zjarre të vegjël të nostalgjisë mbi det.

 

Ato janë e qara ime

E cila e bën vdekjen të hidhur!

 

Përsëri, imazhet – materiali i poetit – i bëjnë të vërteta dhe të gjalla dhe aktive këto abstraksione – madje dhe abstraktin e mungesës, ose siç është thënë “të nostalgjisë”, një tjetër lloj mungese.

Në duart e poetit mungesa mund “të plagosë”, nostalgjia “të qajë”.

Në të njëjtën mënyrë si tek poeti John Donne (1571-1623), të cilit rreshti i fundit i Zeqos do t’i dukej si një referencë indirekte, imagjinata në mënyrë metafizike mund t’i japë jetë vdekjes së abstraksionit – dhe vetë abstraksionit të vdekjes po ashtu. Prapëseprapë vargu poetik i fundit i Zeqos tingëllon krejt ndryshe nga John Donne, Zeqo beson në momentin e tanishëm më shumë sesa në premtimin për pasjetën.

Pas së gjithash, për ta bërë “vdekjen të shurdhër” nuk është ekzaktësisht e njëjta gjë si për ta bërë atë impotente.

Metafizika, në këtë moment nuk mund ta shpëtojë Zeqon nga realiteti, vetëm sa mund t’i japë një fuqi të caktuar së bashku me të, siç thuhet në “Botën e lirë”, në të cilën metafora në vetvete është përshkruar në mënyrë metaforike, si

 

“astronautët mposhtin gravitetin e tokës

për të arritur më në fund në Hënë”

 

Mua më pëlqen jashtë mase këtu theksimi, që ai i bën konceptit të Hënës më shumë sesa konceptit mistik.

Ka gjithashtu elementë surreal në punën e tij, por në fund Zeqo është më shumë i interesuar për të kuptuar virtytet e artit, rezultatet aktive të deklarimeve dhe krijimin e imazheve.

Për të gjithë fluturimet e tij metaforike, ai duket më shumë si një realist sesa një magjistar.

Dhe në të kundërt me, mua, Hutton-in, ëndrrat e të cilit janë tërësisht të vetpërmbajtura, Zeqo na mban në tension ndërmjet potencialit inspirues të poezisë dhe realiteteve të momenteve aktuale dhe të vetlimituara.

*Poete dhe eseiste amerikane

 

***

POEZIA E MOIKOM ZEQOS TEJKALON KUFIJTË E KOHËS

 PIOTR FLORCZYK,  UNIVERSITETI I PENSILVANISË, SHBA

Libri poetik i Moikom Zeqos “Unë nuk i besoj fantazmat” përkthyer nga poeti i shquar amerikan Wayne Miller, profesor i letërsisë botërore në Universitetin e Missurit, editor i revistës autoritative “Pleyade” (me bashkëpunëtor poetin tjetër të madh amerikan Kevin Prufer, njëkohësisht editor, përkthyes dhe botues të Antologjisë së Madhe Poetike Europiane në anglisht, ku përfshihen dhe poetë nga Shqipëria dhe Kosova), ka patur jehona në revistat e specializuara amerikane për letërsinë.

Ky libër konkurroi në konkursin e poezisë më të mirë botërore të përkthyer në Amerikë duke arritur në finale si një nga librat më të mirë.

Për këtë libër kanë shkruar esse Lizzie Huton, Sandra Beasley, Kevin Prufer, Stuart Friebert etj. Gjithashtu për librin është shprehur dhe poeti amerikan Charles Simic si dhe Sean Thomas Dougherty.

Gjithashtu është interesuar dhe ka shkruar një esse studimore edhe profesori dhe intelektuali i shquar në Universitetin e Pensilvanisë Piotr Florczyk.

Kjo esse është pjesë e një shkrimi që përbëhet nga tre esse të Piotr Florczyk. Titulli lidhet për Njohjen e Europës tjetër, synon të analizojë poezinë e poetëve që kanë jetuar në diktaturat komuniste të Europës Lindore. Konkretisht bëhet fjalë për poeten nga Bjellorusia, Valzhyna Mort, e cila është martuar me një amerikan dhe jeton sot në Virxhinia. Ajo reflekton ndjesitë nga vendi i saj në mënyrë kriticiste.

Poeti tjetër është polak dhe quhet Tomascz Rozycki dhe ka lindur në vitin 1970 në qytetin Opole. Familja e tij ka lëvizur nga Ukraina në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky poet sot është profesor i gjuhës dhe kulturës frënge në Universitetin e Opoles. Siç shihet, pikërisht në vitin 1970 kur Tomascz kishte lindur, poeti Moikom Zeqo botonte poezitë e tij që më pas u kritikuan ashpër nga Plenumi i katërt i PPSH-së. Për poezitë e tij që u quajtën hermetike, Moikom Zeqo që ishte redaktor në gazetën “Drita”, e dërguan si dënim për tre vjet rresht si mësues i thjeshtë në qytetin e vogël të Rrogozhinës.

Nga të gjitha rrethanat e të tre poetëve, vetëm poeti shqiptar Zeqo i pati absolutisht më të vështira dhe të rrezikshme. Po japim më poshtë tekstin e plotë të essesë që Piotr Florczyk ka shkruar për librin e Moikom Zeqos:

“Për shumë Amerikanë, ideja e Europës Lindore rrallëherë, zgjatet përtej disa stereotipave përkatëse të një rajoni, që duket sikur mbart jo vetëm një pakuptueshmëri historike, por edhe me trazira të shpeshta politike; megjithatë gjithnjë si një rajon me gjurmë kulturore të njëjta. Janë, ato, jo ne, ose ato që themi ne.

Por si mundemi ne t’i kuptojmë, ata njerëz që shkurtojnë zanoret, që pinë shumë vodka ose raki kumbulle, apo që kanë jetuar me vite nën Perden e Hekurt Komuniste?

Milosz është ai që vuri në dukje faktin që askush nuk ka mundësi të zgjedhë, vendin e tij të lindjes dhe përgjigja ndaj fatit të secilit, është një veprim natyral dhe i domosdoshëm.

Kontributi i madh i Milosz-it tregon qartë, mundimin e një njeriu që përpiqet të sqarojë kohën e zhurmshme në të cilën ai vetë jetoi. Ai ishte në dijeni të rreziqeve që prisnin artistët, të cilët adresonin moralin apo flisnin për çështje ekzistenciale, përbrenda kufijve pa ajër të qeverive nazelie dhe represive.

Ashtu si poezitë e Milosz-it, edhe veprat e shkrimtarëve si Ahkmatova, Herbert, Holub, Venclova, Popa, Celan, Brodsky, Kocbek dhe Szymborska, janë të ndërtuara mbi trauma njerëzore dhe çmenduri, mbi një hi të lëvizur nga kundërshtimi i heshtjes së poetëve.

Pavarësisht se sa të suksesshëm mund të ishin poetët, gjithsesi, përdorimi i artit të tyre në shpalosjen e zemrave, mendjeve dhe dëshirave të shtypësve dhe të të shtypurve, është paksa e vështirë, që nëpërmjet tyre të shihen shtetet ose popujt e Europës Lindore, si diçka ndryshe nga heronjtë, ose si në shumë raste si viktima të fatit të tyre tragjik.

Gjithashtu nuk është aspak e çuditshme që disa Amerikanë apo Europiano-Perëndimorë kanë hequr dorë nga përpjekjet për të kuptuar Europën Lindore, dhe ata përdorin termin Ballkanizim në rastet kur një pjesë e jetës së tyre private pëson fragmentime masive, ndonëse përjashtojnë pastrimin e gjakshëm etnik të Jugosllavisë.

Por a është e drejtë t’i vëmë faj poetëve, që i janë përgjigjur kohës së tyre dhe që në mënyrë indirekte kanë influencuar kaq shumë që ne të kuptojmë kulturën e tyre? Padyshim, sepse pa kontributin e tyre ne do të dinim akoma më pak në lidhje me ato kohë, dhe për atë që mund të mësojmë nga to.

Kriticizmi kryesor mbi gjeneratën e vjetër të poetëve të Europës Lindore vinte nga brendësia e kulturave të tyre respektive.

Gjeneratat e re e poetëve, të shtuar nga revolucionet e viteve 1989-1992, refuzoi me vrull poetikën e frikësuar historike dhe filozofike të të parëve të tyre dhe mbështeti një poetikë kuotidiane dhe me nivel bisedimi, gjë që i jepte vlera individit.

Padyshim, një ndryshim estetik i tillë, nuk është një gjë e re; çdo gjeneratë e re lufton për deklasimin e paraardhësve të vet. Poetët e rinj, pjesa më e madhe e të cilëve e lindur në vitet ’60, për shkak të ndryshimeve politike dhe sociale pas rënies së komunizmit dhe për pasojë të ardhjes së republikanizmit politik dhe të ekonomisë së tregut, përfaqësuan më shumë se sa një ndryshim të thjeshtë, ciklik të gjeneratave.

Në Poloni, për shembull, media dhe kritikët i dhanë shumë peshë poetëve të rinj (pavarësisht se tullumbaci i euforisë së atëhershme tashmë është shfryrë), ndonëse shumë prej tyre argumentuan që poezia e re, në krahasim me atë që zëvendësoi, ka mungesë, si në intelekt ashtu edhe në vlerë mesianike.

Të tjerë besonin që poetët e rinj e çliruan artin e tyre nga një pengesë e madhe. Padyshim që e vërteta gjendet diku në mes, siç është edhe rasti me tre poetët që do të diskutohen këtu.

Po ravizoj shkurtimisht disa shënime kritike për vëllimin poetik “Nuk u Besoj Fantazmave” të Moikom Zeqos, botuar në SH.B.A Libri, përkthyer nga Wayne Miller, që është vetë një poet i talentuar, ka 160 faqe dhe kushton 21.95 dollarë.

 

Në rastin e poetit shqiptar Moikom Zeqo, kërkimi është shprehur figurativisht, sidoqoftë zanafilla gjendet në realen. Përdorimi i metaforës nga Zeqo është mburojë ndaj shtypjes së komunizmit dhe elitës diktatoriale.

Pavarësisht se kjo mund të tingëllojë si shmangie, sidomos për ata që kanë lexuar shkrimet e Wayne Miller mbi historinë kulturore të Shqipërisë dhe situatën politike, vendimi i poetit për të shmangur pasqyrimin real të vendit të tij, duhet të shihet me këtë sy.

Të gjithë të ashtuquajturit vendet e Evropës Lindore kanë kaluar periudhën artistike ku realizmi socialist shihej si drejtimi estetik sundues dhe mënyra e dëshiruar e shprehjes artistike. Çdo devijim nga vija zyrtare vijohej nga censurimi ose dënim më i rëndë.

Arti në vetvete ishte ndarë ndërmjet artistëve zyrtar dhe disidentëve.

Herë pas here këta dy grupe përplaseshin me njëri-tjetrin, sidoqoftë situata të tilla nuk zgjatnin aq sa të kishin ndonjë ndikim në ideologjinë kombëtare.

Ishte gjatë një momenti të tillë kur Zeqo filloi të shkruante “Meduzën”, një përmbledhje me njëqind e pesëdhjetë e dy poezi, që doli nga shtypi nga mesi i viteve 1990-të.

Vëllimi “Nuk u Besoj Fantazmave” përmbledh gjashtëdhjetë e shtatë poezitë më “të mirat dhe të përkthyeshmet” të krijimtarisë poetike të autorit ndërmjet viteve 1971-74.

Miller i ka organizuar poezitë kronologjikisht, ku çdo vit përbën një seksion me shpresën që çdo poezi e zgjedhur të krijojë një atmosferë dialogu me përzgjedhjet e tjera.

Përgjithësisht kjo atmosferë është e dukshme, sidoqoftë pyetja se si duhet lexuar një libër i tillë të ngacmon vazhdimisht, dhe fakti që poezitë janë shkruar rreth 30 vjet më parë e bënë përgjigjen akoma më të vështirë.

Shpesh lexojmë libra të përkthyer për të zbuluar kultura të tjera, shpesh herë duke shpresuar që rezultati do pasurojë kulturat tona.

Por në këtë rast, Miller, një poet vërtet i shkëlqyer, na fton të hedhim një hap drejt së kaluarës.

Disa nga lexuesit nuk do ta marrin mundimin, sidomos kur parathënia na bënë të ditur se koleksioni origjinal “ishte tepër problematik, krijonte vështirësi në botim, dhe përfaqëson atë krijimtari që poeti vetë e cilëson si fillimet e punës së tij serioze.”

A janë këto arsye bindëse për të lexuar këtë libër? Jo. Këto janë arsye bindëse vetëm për ata të cilët janë krejtësisht të interesuar të ballafaqojnë jetët njerëzore me politikën dhe historinë.

Fatmirësisht, arti i bukur nuk njeh kufij kohe, dhe ky vëllim i tejkalon kufijtë e kohës.

Poema, titullin e së cilës mban edhe libri, “Nuk u besoj fantazmave” e cila ndeshet herët në koleksion, kontraston realen me fantazmagoriken.

Në strofën e parë, lexojmë që “Mërzitja më krijon shpesh fantazma të çuditshme, / si mjegulla të bardha ku lëkunden pallatet, / çlirohet çdo gjë nga stabiliteti-ligj. / Ku shkon koreografia e lashtë e fantazmave? / Shi në Europë. / Dekore horizontesh/ hapen e mbyllen për tragjeditë e kohës/ Romeot e Zhuljetat tani s’dashurohen, / nën statujën e Shekspirit drogohen!… Shpesh ngrihem natën dhe jam i pagjumë, / por dijeni se somnambul nuk jam, / zgjas duart e mia si dy rrugë / ku gjaku shkon e vjen si me urban./”

Gjendja shpirtërore duket qartë që është e lodhur dhe melankolike. Është tunduese ideja për ta klasifikuar këtë poezi si një tjetër shembull të poezisë së një dëshmie të shkruar nga një folës i përndjekur nga një qeveri represive. Por poeti e ç’armatos këtë supozim nëpërmjet kthimit të së brendshmes. “Atmosfera është e lodhur dhe melankolike. Është tunduese ta klasifikosh këtë krijim si një poezi e një dëshmitari okular i cili i kundërvihet sistemit shtypës, por poeti e mënjanon këtë presupozim duke u kthyer në vetvete – “Shpesh ngrihem natën/…” – pra duke përbrendësuar efektet që klima politike ka patur për trupin dhe mendjen e tij: “I zgjas krahët si dy rrugë/…”. Ai “i beson jetës, gjithçka që do,” pa pasur mundësinë të eci përpara, sepse “Është më e vështirë të ikësh/…”

Për folësin nuk ka shpëtim, por paradoksialisht, mërzia gërryese dhe parashikimshmëria mbytëse janë burimet e forcës dhe përshtatshmërisë prej meduze.

Çka e bën këtë koleksion të fuqishëm është refuzimi i përdorimit të një gjuhe të thjeshtë e të drejtpërdrejtë. Për shembull, poezia “Shqetësim” është një shembull i kundërt. Hyrja, “Kur shkruaj poezi/…/të gjej vetën” për të shtuar, “Po kërkoj/…/shpejt apo lehtë…” Mos ndoshta poeti ka mall për fjalën e thjeshtë, pa zbukurime, por nuk mundet ta gjejë, sepse ky lloj ligjërimi është karakteristikë e gjuhës së Partisë?

Zëri i shumë prej poemave, faktikisht kumbon me një dëshirë për fjalën e lirë pa zbukurime.

Ai gjithashtu e kupton që e bukura gjendet në shtresat e detajuara dhe alegoritë, e jo në shqiptimet e cekëta të propagandës.

Vërtet, karakteret dhe simbolet e parapëlqyer të Zeqos janë Hëna, yjet dhe kuajt.

Në poemën, “Për të arritur”, poezi shumë e bukur që gjendet në seksionin e tretë të librit, zëri thotë, “Kali i trupit tim/…/vetëm, krifa i lulëzon,” një pasazh që tregon përsëri konfliktin midis progresit fizik dhe ngritjes personale.

Sidoqoftë ndihet progresi në të dyja rastet; “Shaloje kalin – “thotë zëri, “E imagjinoj fundin,/” Mos vallë zëri po bëhet gati të ballafaqohet me fundin e jetës? Fundin e shtypjes?

Poeti, në mënyrë të guximshme sugjeron që njeriu mund të luftojë njëkohësisht kohën, armikun e përjetshëm, dhe diçka më abstrakte – për shembull, shtypjen e lirisë së fjalës – dhe këtë e arrin duke u futur thellë në vetvete që mesazhi të hedhë rrënjë e të ushqehet në thellësitë e shpirtit.

Ky lloj vetekzaminimi e bën më të thjeshtë për të kuptuar pse poeti nuk beson në fantazma – por a nuk është Zeqo, ose zëri, që na paraqitet vetë si fantazmë? Për diktatorët paranojakë që drejtojnë kombin e tij – Shqipëria e vogël dhe e varfër ka një nga sistemet më të mëdha të bunkerëve në botë – Zeqo është fantazmë.

Për ta, ekzistenca e tij bëhet e dukshme vetëm kur ai shkruan diçka që bie ndesh me idetë e tyre.

Duke u futur në vetvete, Zeqo ruan atë çka është. Poezia “Mundohem të udhëtoj”, në seksionin e fundit të librit, nxjerr në pah këtë çështje:

 

Bëj të udhëtoj tek ty – nuk mundem,

Jam njeriu i përrallës në Jug

Nga mesi e poshtë në gur.

 

Vetëtimën e ëndrrës e kthej në lumë,

Ndërtoj urë të re në kujtesë,

Shkoj të varrosem, por s’vdes.

 

Bëj të udhëtoj tek ty – nuk mundem,

Erën e prek si monument,

Për emrin e harruar, që dhemb,

 

Bëj të udhëtoj tek ty – nuk mundem,

Metagorat-opinga

Shekujt i kanë.

 

Qenkam tek ty edhe kur s’jam!

 

Në një mënyrë, heroi lirik në këtë poezi është i gjallë; pavarësisht se mëton të mos jetë i pranishëm, poezia nxjerr në pah qenien e tij.

Ndoshta objekti i poezisë është vetë heroi lirik.

Tashmë që nuk mban më barrën e rëndë të jetesës në një shtet shtypës, ai lëkundet në ajër midis realitetit dhe ëndrrës.

Pikërisht, motivi i udhëtimit është thelbi i poezisë, qëllimi i autorit, dhe pjesës më të madhe të poezisë Europiano-Lindore.

Në sens fizik apo metaforik, Zeqo eksploron mundësitë që i ofron gjuha, e cila ashtu si ne, largohet dhe rishfaqet më kompetente, për t’i dhënë zgjidhje pyetjeve themelore të kohës.”

Shkrimi është botuar në revistën e specializuar letrare “WEST BRANCH” të Universitetit të Pensilvanisë.

September 6, 2018 12:38
Komento

3 Komente

  1. Lexuesi ideal September 6, 15:47

    Moikimi fantastik

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D. September 7, 00:44

    Nje shkrimi perkryer…
    -Njoha te vertetinKrijues – MOJKOM Zeqo..

    Faleminderit Autoreve sa gazetes sone “DITA”,afruar nje material te ralle ne tratimin e kesaj analize krijimtarie, te Te madhit krijurs, Mojkom Zeqo qe; JU BEFSHIN ditet NJEMIJE.
    Te pakapshem ne artin e tyre te fjales dhe llogjikes sa Autoria Lizzie Hulton dhe Perkthyesit e nederuar Waynna Miller me analistin PIOTR FLORLZYK nga Transisvaniae-ShB.A..83 vjecar,pasionat lexues, rralle hasur te ketij niveli.
    Faleminderit i nderuari Mojkom Zeqo e shendet..
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  3. Alban September 7, 03:24

    I jashte zakonshem!!! Modern dhe mistik!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*