Poezia e Nënë Terezës për “qoftëlargun”

September 5, 2016 11:55

Poezia e Nënë Terezës për “qoftëlargun”

Nënë Tereza ka shkruar poezinë e mëposhtme në 27 gusht të vitit 1997, vetëm pak ditë para vdekjes së saj.

Në të ajo shpreh dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri dhe shpreh shqetësimin “për shkatërrimet që po bën qoftëlargu” që ishte në pushtet.

Ajo është recituar dje në koncertin në Vatikan ku të pranishëm ishin Berisha, Nishani, Rama dhe Meta.

Ja vargjet e poezisë së Nënë Terezës:

“Dua të kthehem në Shqipëri”

Si shumë po vepron Qoftëlargu në anët tonë!

12 shtatore me figura shenjtësh do të doja të kisha në Shqipëri

Patjetër edhe në Kosovë 12 të tjera

Të luteshin murgeshat e mia për të larguar të keqen nga atdheu im

Dua të kthehem në Shqipëri

T’u shërbej të varfërve të gjakut tim

Dhe në nderim të kujtimit të prindërve dua të kthehem

Pranë tyre të mbyll sytë

Ta dimë, secili nga ne

Është krijuar për të bërë vepra të mëdha!

 

September 5, 2016 11:55
Komento

6 Komente

  1. intelektuali September 5, 15:38

    “MREKULLIA” ME E MADHE E NENE TEREZES ISHTE VENDOSJA E LULEVE TEK VORRI I QOFTELARGUT ENVER HOXHA

    prandaj:

    Ndofta para vdekjes e ka kuptuar gabimin e saj te madh dhe mashtrimin e vegles se DAJLLIT Nexhmije Hoxha qe e genjeu Gonxhe Bojaxhiun per te vendosur lule tek vorri i ANTIKRISHTIT dhe prandaj i ka shkruar DJALLIT Enver Hoxha dhe VAMPIREVE qe la pas vargje si nje poezi mekatari per te lare gjynahet ndaj Zotit.

    Reply to this comment
    • Kuq e zi September 6, 20:30

      Itelektual djali
      Po sikur vendosja e luleve te ishte kusht per te shkelur ne shqiperi ti si thua ??
      nexhmija nuk e bindi por ja kushtezoi se e dinte qe shtypi boteror nene terezen e ndiqte kudo

      Reply to this comment
  2. beho September 5, 19:09

    madheshtia e nene terezes ishte edhe falja .

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati September 5, 19:12

    Ishte me te vertete patriote e Shqiperise dhe Kosoves, Nene Tereza

    Por ket poezi nqs e ka bere ne 1997 , nuk e ka pas per Enverin

    Ishte dhe njeri qe e ndiqte politiken e Shqiperise Ajo , sepse ajo ishte gjithmone ne biseda me politikanet me te medhenj te Perendimit

    Por ket poezi e ka gabim , sepse ajo i shikonte nga jashte ngjarjet e Shqiperise
    Dhe natyrisht kur i shikon nga jashte gjithmone akuzohet kreu i shtetit kur shteti ka probleme

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati September 5, 19:15

    Edhe ne ket poezi del edhe dicka interesante se Nene Tereza ka dash ti ” mbyll syte” ne Shqiperi prane varrit te nenes dhe motres se saj

    Reply to this comment
  5. Mark uk September 6, 16:43

    Asht fjala per ata qe u vendosen ne Shqiperi mbas vdekjes se Gjjergj Kastriotit me ne krye Enver Turk Hoxha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*