Poezia që përloti Alban Skënderajn, “Unë dhe ime shoqe, dy të vdekur gjallë”

April 15, 2018 17:33

Poezia që përloti Alban Skënderajn, “Unë dhe ime shoqe, dy të vdekur gjallë”

Artisti Çun Lajçi, i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, interpretoi një poezi të shkruar nga babai i Albanit në vitin 1997.

Ai vit, ishte viti kur Albani gjendej si emigrant në Itali, dhe familja e tij nuk kishte marrë asnjë lajm për të, për më shumë se një muaj.

“Unë jam natyrë që emocionoj dhe emocionohem shpejt. Fatkeqësisht jam në luftë të vazhdueshme me emocionet që të mos më rrëmbejnë. Më ktheve pas në kohë dhe më rrëmbeve me interpretimin tënd. Këtë poezi e ka shkruar babai im kur unë u nisa për në Itali dhe kisha më shumë se një muaj pa folur me ata”, tha Albani mes emocioneve.

 

Ndërsa Çun Lajçi i uroi Alban Skënderajt që atë ankth që kishte përjetuar babai i tij të mos e përjetonte ai vetë.

“Shpresoj që ti të bësh çmos që fëmija yt të mos lëvizë nga vendi. Kemi bredhur në shumë vende, por nëse ne jemi ata që e duam Shqipërinë nuk mjafton vetëm fjala. Mjafton bima dhe këto lule që ta zbukurojnë, dhe të kemi vërtetë një Shqipëri që del nga ato këngë dhe poezi që kemi.”

Më poshtë do të gjeni poezinë e shkruar nga babai i Alban Skënderaj:

Tri javë pa sy,

Tri javë pa fjalë,

Unë dhe ime shoqe,

Dy të vdekur, gjallë.

Buzët…kapak burgu

Sytë, hije muzgu.

Kthejm’ kryet, shikojm’ nga deti,

Lëkundje, tërmeti

I kthejmë nga qielli, asnjë rreze dielli

Si statuja, ngrirë,

Me zemër të mpirë,

Shikojmë në errësirë.

Deti nxjerr të vdekur,

Ne presim të mekur,

Ne presim një lajm, një lajm për tim bir

Rrëmbyer nga ikja që s’pati mëshirë

Lutemi Zotit, qoftë lajm i mirë!

s.a/dita

April 15, 2018 17:33
Komento

1 Koment

  1. Bukur ...Poezi Malli April 15, 17:44

    shume e bukur poezia e mallit
    te prindit ,
    atdhetarit,
    emigrantit shqiptare …
    per femijet e tij ,
    per token e tij ,
    per jeten larg shpirtit te tij …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*