Poezia që tejkalon kufijtë e kohës

Piotr Florczyk* March 12, 2016 13:05

Poezia që tejkalon kufijtë e kohës

Libri poetik i Moikom Zeqos “Unë nuk i besoj fantazmat” përkthyer nga poeti i shquar amerikan Wayne Miller, ka patur jehona në revistat e specializuara amerikane për letërsinë.

Ky libër konkurroi në konkursin e poezisë më të mirë botërore të përkthyer në Amerikë duke arritur në finale si një nga librat më të mirë.

Kjo esse është pjesë e një shkrimi që përbëhet nga tre esse të Piotr Florczyk. Titulli lidhet për Njohjen e Europës tjetër, synon të analizojë poezinë e poetëve që kanë jetuar në diktaturat komuniste të Europës Lindore. Nga të gjitha rrethanat e të tre poetëve, vetëm poeti shqiptar Zeqo i pati absolutisht më të vështira dhe të rrezikshme. Po japim më poshtë tekstin e plotë të essesë që Piotr Florczyk ka shkruar për librin e Moikom Zeqos:

 

“Për shumë Amerikanë, ideja e Europës Lindore rrallëherë, zgjatet përtej disa stereotipave përkatëse të një rajoni, që duket sikur mbart jo vetëm një pakuptueshmëri historike, por edhe me trazira të shpeshta politike; megjithatë gjithnjë si një rajon me gjurmë kulturore të njëjta. Janë, ato, jo ne, ose ato që themi ne.

Por si mundemi ne t’i kuptojmë, ata njerëz që shkurtojnë zanoret, që pinë shumë vodka ose raki kumbulle, apo që kanë jetuar me vite nën Perden e Hekurt Komuniste?

Milosz është ai që vuri në dukje faktin që askush nuk ka mundësi të zgjedhë, vendin e tij të lindjes dhe përgjigja ndaj fatit të secilit, është një veprim natyral dhe i domosdoshëm.

Kontributi i madh i Milosz-it tregon qartë, mundimin e një njeriu që përpiqet të sqarojë kohën e zhurmshme në të cilën ai vetë jetoi. Ai ishte në dijeni të rreziqeve që prisnin artistët, të cilët adresonin moralin apo flisnin për çështje ekzistenciale, përbrenda kufijve pa ajër të qeverive nazelie dhe represive.

Ashtu si poezitë e Milosz-it, edhe veprat e shkrimtarëve si Ahkmatova, Herbert, Holub, Venclova, Popa, Celan, Brodsky, Kocbek dhe Szymborska, janë të ndërtuara mbi trauma njerëzore dhe çmenduri, mbi një hi të lëvizur nga kundërshtimi i heshtjes së poetëve.

Pavarësisht se sa të suksesshëm mund të ishin poetët, gjithsesi, përdorimi i artit të tyre në shpalosjen e zemrave, mendjeve dhe dëshirave të shtypësve dhe të të shtypurve, është paksa e vështirë, që nëpërmjet tyre të shihen shtetet ose popujt e Europës Lindore, si diçka ndryshe nga heronjtë, ose si në shumë raste si viktima të fatit të tyre tragjik.

Gjithashtu nuk është aspak e çuditshme që disa Amerikanë apo Europiano-Perëndimorë kanë hequr dorë nga përpjekjet për të kuptuar Europën Lindore, dhe ata përdorin termin Ballkanizim në rastet kur një pjesë e jetës së tyre private pëson fragmentime masive, ndonëse përjashtojnë pastrimin e gjakshëm etnik të Jugosllavisë.

Por a është e drejtë t’i vëmë faj poetëve, që i janë përgjigjur kohës së tyre dhe që në mënyrë indirekte kanë influencuar kaq shumë që ne të kuptojmë kulturën e tyre? Padyshim, sepse pa kontributin e tyre ne do të dinim akoma më pak në lidhje me ato kohë, dhe për atë që mund të mësojmë nga to.

Kriticizmi kryesor mbi gjeneratën e vjetër të poetëve të Europës Lindore vinte nga brendësia e kulturave të tyre respektive.

Gjeneratat e re e poetëve, të shtuar nga revolucionet e viteve 1989-1992, refuzoi me vrull poetikën e frikësuar historike dhe filozofike të të parëve të tyre dhe mbështeti një poetikë kuotidiane dhe me nivel bisedimi, gjë që i jepte vlera individit.

Padyshim, një ndryshim estetik i tillë, nuk është një gjë e re; çdo gjeneratë e re lufton për deklasimin e paraardhësve të vet. Poetët e rinj, pjesa më e madhe e të cilëve e lindur në vitet ’60, për shkak të ndryshimeve politike dhe sociale pas rënies së komunizmit dhe për pasojë të ardhjes së republikanizmit politik dhe të ekonomisë së tregut, përfaqësuan më shumë se sa një ndryshim të thjeshtë, ciklik të gjeneratave.

Në Poloni, për shembull, media dhe kritikët i dhanë shumë peshë poetëve të rinj (pavarësisht se tullumbaci i euforisë së atëhershme tashmë është shfryrë), ndonëse shumë prej tyre argumentuan që poezia e re, në krahasim me atë që zëvendësoi, ka mungesë, si në intelekt ashtu edhe në vlerë mesianike.

Të tjerë besonin që poetët e rinj e çliruan artin e tyre nga një pengesë e madhe. Padyshim që e vërteta gjendet diku në mes, siç është edhe rasti me tre poetët që do të diskutohen këtu.

Po ravizoj shkurtimisht disa shënime kritike për vëllimin poetik “Nuk u Besoj Fantazmave” të Moikom Zeqos, botuar në SH.B.A Libri, përkthyer nga Wayne Miller, që është vetë një poet i talentuar, ka 160 faqe dhe kushton 21.95 dollarë.

 

Në rastin e poetit shqiptar Moikom Zeqo, kërkimi është shprehur figurativisht, sidoqoftë zanafilla gjendet në realen. Përdorimi i metaforës nga Zeqo është mburojë ndaj shtypjes së komunizmit dhe elitës diktatoriale.

Pavarësisht se kjo mund të tingëllojë si shmangie, sidomos për ata që kanë lexuar shkrimet e Wayne Miller mbi historinë kulturore të Shqipërisë dhe situatën politike, vendimi i poetit për të shmangur pasqyrimin real të vendit të tij, duhet të shihet me këtë sy.

91aOh3sKVEL._UX250_Të gjithë të ashtuquajturit vendet e Evropës Lindore kanë kaluar periudhën artistike ku realizmi socialist shihej si drejtimi estetik sundues dhe mënyra e dëshiruar e shprehjes artistike. Çdo devijim nga vija zyrtare vijohej nga censurimi ose dënim më i rëndë.

Arti në vetvete ishte ndarë ndërmjet artistëve zyrtar dhe disidentëve.

Herë pas here këta dy grupe përplaseshin me njëri-tjetrin, sidoqoftë situata të tilla nuk zgjatnin aq sa të kishin ndonjë ndikim në ideologjinë kombëtare.

Ishte gjatë një momenti të tillë kur Zeqo filloi të shkruante “Meduzën”, një përmbledhje me njëqind e pesëdhjetë e dy poezi, që doli nga shtypi nga mesi i viteve 1990-të.

Vëllimi “Nuk u Besoj Fantazmave” përmbledh gjashtëdhjetë e shtatë poezitë më “të mirat dhe të përkthyeshmet” të krijimtarisë poetike të autorit ndërmjet viteve 1971-74.

Miller i ka organizuar poezitë kronologjikisht, ku çdo vit përbën një seksion me shpresën që çdo poezi e zgjedhur të krijojë një atmosferë dialogu me përzgjedhjet e tjera.

Përgjithësisht kjo atmosferë është e dukshme, sidoqoftë pyetja se si duhet lexuar një libër i tillë të ngacmon vazhdimisht, dhe fakti që poezitë janë shkruar rreth 30 vjet më parë e bënë përgjigjen akoma më të vështirë.

Shpesh lexojmë libra të përkthyer për të zbuluar kultura të tjera, shpesh herë duke shpresuar që rezultati do pasurojë kulturat tona.

Por në këtë rast, Miller, një poet vërtet i shkëlqyer, na fton të hedhim një hap drejt së kaluarës.

Disa nga lexuesit nuk do ta marrin mundimin, sidomos kur parathënia na bënë të ditur se koleksioni origjinal “ishte tepër problematik, krijonte vështirësi në botim, dhe përfaqëson atë krijimtari që poeti vetë e cilëson si fillimet e punës së tij serioze.”

A janë këto arsye bindëse për të lexuar këtë libër? Jo. Këto janë arsye bindëse vetëm për ata të cilët janë krejtësisht të interesuar të ballafaqojnë jetët njerëzore me politikën dhe historinë.

Fatmirësisht, arti i bukur nuk njeh kufij kohe, dhe ky vëllim i tejkalon kufijtë e kohës.

Poema, titullin e së cilës mban edhe libri, “Nuk u besoj fantazmave” e cila ndeshet herët në koleksion, kontraston realen me fantazmagoriken.

Në strofën e parë, lexojmë që “Mërzitja më krijon shpesh fantazma të çuditshme, / si mjegulla të bardha ku lëkunden pallatet, / çlirohet çdo gjë nga stabiliteti-ligj. / Ku shkon koreografia e lashtë e fantazmave? / Shi në Europë. / Dekore horizontesh/ hapen e mbyllen për tragjeditë e kohës/ Romeot e Zhuljetat tani s’dashurohen, / nën statujën e Shekspirit drogohen!… Shpesh ngrihem natën dhe jam i pagjumë, / por dijeni se somnambul nuk jam, / zgjas duart e mia si dy rrugë / ku gjaku shkon e vjen si me urban./”

Gjendja shpirtërore duket qartë që është e lodhur dhe melankolike. Është tunduese ideja për ta klasifikuar këtë poezi si një tjetër shembull të poezisë së një dëshmie të shkruar nga një folës i përndjekur nga një qeveri represive. Por poeti e ç’armatos këtë supozim nëpërmjet kthimit të së brendshmes. “Atmosfera është e lodhur dhe melankolike. Është tunduese ta klasifikosh këtë krijim si një poezi e një dëshmitari okular i cili i kundërvihet sistemit shtypës, por poeti e mënjanon këtë presupozim duke u kthyer në vetvete – “Shpesh ngrihem natën/…” – pra duke përbrendësuar efektet që klima politike ka patur për trupin dhe mendjen e tij: “I zgjas krahët si dy rrugë/…”. Ai “i beson jetës, gjithçka që do,” pa pasur mundësinë të eci përpara, sepse “Është më e vështirë të ikësh/…”

Për folësin nuk ka shpëtim, por paradoksialisht, mërzia gërryese dhe parashikimshmëria mbytëse janë burimet e forcës dhe përshtatshmërisë prej meduze.

Në poemën, “Për të arritur”, poezi shumë e bukur që gjendet në seksionin e tretë të librit, zëri thotë, “Kali i trupit tim/…/vetëm, krifa i lulëzon,” një pasazh që tregon përsëri konfliktin midis progresit fizik dhe ngritjes personale.

Sidoqoftë ndihet progresi në të dyja rastet; “Shaloje kalin – “thotë zëri, “E imagjinoj fundin,/” Mos vallë zëri po bëhet gati të ballafaqohet me fundin e jetës? Fundin e shtypjes?

Poeti, në mënyrë të guximshme sugjeron që njeriu mund të luftojë njëkohësisht kohën, armikun e përjetshëm, dhe diçka më abstrakte – për shembull, shtypjen e lirisë së fjalës – dhe këtë e arrin duke u futur thellë në vetvete që mesazhi të hedhë rrënjë e të ushqehet në thellësitë e shpirtit.

Ky lloj vetekzaminimi e bën më të thjeshtë për të kuptuar pse poeti nuk beson në fantazma – por a nuk është Zeqo, ose zëri, që na paraqitet vetë si fantazmë? Për diktatorët paranojakë që drejtojnë kombin e tij – Shqipëria e vogël dhe e varfër ka një nga sistemet më të mëdha të bunkerëve në botë – Zeqo është fantazmë.

Për ta, ekzistenca e tij bëhet e dukshme vetëm kur ai shkruan diçka që bie ndesh me idetë e tyre.

Duke u futur në vetvete, Zeqo ruan atë çka është. Poezia “Mundohem të udhëtoj”, në seksionin e fundit të librit, nxjerr në pah këtë çështje:

 

Bëj të udhëtoj tek ty – nuk mundem,

Jam njeriu i përrallës në Jug

Nga mesi e poshtë në gur.

 

Vetëtimën e ëndrrës e kthej në lumë,

Ndërtoj urë të re në kujtesë,

Shkoj të varrosem, por s’vdes.

 

Bëj të udhëtoj tek ty – nuk mundem,

Erën e prek si monument,

Për emrin e harruar, që dhemb,

 

Bëj të udhëtoj tek ty – nuk mundem,

Metagorat-opinga

Shekujt i kanë.

 

Qenkam tek ty edhe kur s’jam!

 

Pikërisht, motivi i udhëtimit është thelbi i poezisë, qëllimi i autorit, dhe pjesës më të madhe të poezisë Europiano-Lindore.

Në sens fizik apo metaforik, Zeqo eksploron mundësitë që i ofron gjuha, e cila ashtu si ne, largohet dhe rishfaqet më kompetente, për t’i dhënë zgjidhje pyetjeve themelore të kohës.”

 

*UNIVERSITETI I PENSILVANISË,

SHBA. Shkrimi është botuar në revistën e specializuar letrare “WEST BRANCH” të Universitetit të Pensilvanisë

Piotr Florczyk* March 12, 2016 13:05
Komento

3 Komente

  1. Pano Hallko March 12, 21:20

    Nese Moikom Zeqo, do te vazhdoje te perkthehet ne gjuhet e medha, si ne prozen e tij poetike, ashtu edhe ne poezine e tij unikale, Kombi shqiptar, do te kete vertet arsye thelbesore per t`u krenaruar…

    Reply to this comment
  2. Pano Hallko March 12, 23:47

    Kur poezia unikale e Moikomit dhe proza e tij e mrekullueshme poetike do te perkthehen ne gjuhe te medha, Shqiperia do te kete arsye te krenarohet per shkrimtarin me te madh te saj…

    Reply to this comment
  3. koco March 14, 07:38

    Keto superlativa jane garancia e dhierjes se poezise e prozes, me shume nga c’jane dhier. Pa ja ngrene hakun, Maikomi eshte ne te dyja ne nivelet mesatare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*