Pogradec, 51-vjeçari plagos me thikë në bark të riun
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Pogradec. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 51-vjeçari, Albert Sokoli është konfliktuar me një të ri për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Lagjen Nr. 1., të Pogradecit. Sokoli është konfliktuar me shtetasin M.B., 25 vjeç, dhe e ka qëlluar me thikë në pjesën e barkut.
I riu ndodhet i shtruar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia arrestoi autorin e ngjarjes.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento