Pogradec, arrestohet për armëmbajtje pa leje ish-luftëtari i ISIS

February 9, 2018 09:00

Pogradec, arrestohet për armëmbajtje pa leje ish-luftëtari i ISIS

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga në Pogradec, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë pa leje.

Përmes një deklarate për mediat, policia e Pogradecit njofton se ka arrestuar shtetasin Fatjon Bono, banues në fshatin Vërdovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, iu gjet një pistoletë tip “TT” me një krehër me 6 fishekë.

Bano është një person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Dy vite më parë, ai është arrestuar nga policia për lidhje me organizatën terroriste të ISIS.

Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri.

o.j/dita

February 9, 2018 09:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*