Pogradec, vrau me gur Ibin, 19 vite burg Lipos

December 18, 2014 10:04

Pogradec, vrau me gur Ibin, 19 vite burg Lipos

Vrau me gurë bashkëfshatarin pasi e akuzoi se e kishte parë shtrembër, dënohet me 19 vjet burg. Xhensil Lipo u shpall ditën e djeshme nga Gjykata e Pogradecit pas një procesi hetimor dhe gjyqësor që zgjati një vit. I pandehuri pranoi krimin gjatë seancave dhe shprehu pendesë, ndërsa ishte vetë babai i të akuzuarit që kishte bërë denoncimin në polici, pasi i biri i kishte treguar për zënkën dhe më pas masakrimin dhe fshehjen në një kanal të trupit të 38-vjeçarit Erjon Ibi. Krimi ndodhi më 18 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Çërravë, ndërsa trupi u gjet tre ditë më vonë në një kanal, i mbuluar me shkurre. Si prova u gjetën guri dhe shkopi i përdorur për të vrarë 38-vjeçarin.

Vendimi

Vendimi për 20-vjeçarin u mor nga Gjykata e Pogradecit dhe çështja u shqyrtua nga prokurorët Rushit Hamzallari dhe Sotir Kllapi, të cilët e cilësuan Lipon si person të rrezikshëm dhe autorin e vetëm të krimit. Pavarësisht pendimit të Lipos, trupi gjykues nuk pranoi gjykimin e shkurtuar, duke vendosur t’i japin dënimin me 19 vjet burg. Avokati kërkoi dënim më të butë, ndërsa pritet të bëjë edhe apelimin.

Ngjarja

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit 2013, në periferi të fshatit Çërravë, ku Xhensil Lipo vrau me gurë bashkëfshatarin e tij Erjon Ibi, 38 vjeç, duke e qëlluar disa herë dhe më pas trupin e hodhi në kanal dhe e mbuloi me ferra e shkurre. Familjarët e Ibit bënë denoncimin për humbjen, ndërsa u mësua edhe për një grindje që kishte pasur në lokalin e fshatit Çërravë me 20-vjeçarin nga Leshnica. Policia ngriti dyshimet tek Xhensil Lipo, por ky fillimisht pas shoqërimit pranoi se kishte pasur zënkë, por jo se e kishte vrarë. Më vonë, babai i të pandehurit e denoncoi vetë të birin, pasi ky i fundit rrëfeu krimin e kryer. Dhe shkak për ngjarjen është bërë përplasja mes tyre, ku 20-vjeçari akuzonte viktimën se e shikonte me inat gjithnjë, sa herë kryqëzoheshin së bashku. Pas grindjes në lokal, Lipo e ka ndjekur nga pas dhe e ka vrarë me gur.

 

December 18, 2014 10:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*