Pohimi çoroditës i ish-kreut të FBI: E shikoja Hillary Clinton fituese

April 15, 2018 18:40

Pohimi çoroditës i ish-kreut të FBI: E shikoja Hillary Clinton fituese

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, thotë se ndoshta do të ketë qenë besimi i tij se Hillary Clinton do të ishte fituesja e zgjedhjeve presidenciale të 2016-s arsyeja e mënyrës sesi ai e menaxhoi hetimin mbi një server privat e-mailesh, që përdorej nga vet ajo në kohën kur ishte Sekretare Shteti.

I shkarkuar papritur nga Trump vitin e kaluar, ish-drejtori i FBI-së njoftoi në korrik të 2016-s se nuk do të ngrinte akuza në hetimin ndaj e-maileve të Hillary Clinton.

Por, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, Comey i tha Kongresit se FBI po rishikonte emaile shtesë në lidhje me hetimin. Ndërkohë që në fillim të nëntorit, Comey pati njoftuar ligjvënësit se ato emaile nuk kërkonin veprime të mëtejshme.

Në një klip të publikuar nga ABC News ditën e shtunë, George Stephanopoulos e pyet Comeyn për motivin e tij në këto raportime para Kongresit.

“Unë po veproja në një botë në të cilën Hillary Clinton do të mundte Donald Trump. Ky ishte një faktor. Nuk kujtoj ta kem thënë ndonjëherë, por mund ta kem ndjerë. Nëse ajo do të zgjidhej Presidente dhe unë do t’i fshihja faktet popullit amerikan, kjo do të ishte ilegjitime”, është përgjigjur Comey.

Ndërsa vetë Hillary Clinton ka cituar se hetimi i Comeyt ka qenë një prej arsyeve që ajo humbi zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

s.a/dita

 

April 15, 2018 18:40
Komento

2 Komente

  1. MH April 15, 20:50

    Ndërsa vetë Hillary Clinton ka cituar se hetimi i Comeyt ka qenë një prej arsyeve që ajo humbi zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
    Kjo asht mase e sigurte per humbjen e z. Hillary Clinton.
    Nderhyrja e FBI bani te ndryshoj opinionin ne mbare votuesit amerikan ne gjithe Ameriken.Duke ia dhane voten z. Donald Trump.

    Reply to this comment
  2. Arben April 16, 06:37

    Quhet “pohim corodtes”, sepse shihte Killarine

    president, te bente vaki te kishte pare Trumpin,

    do kishte dale armik me kohe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*