POIS, një sëmundje e rrallë që burrat e fshehin

November 28, 2017 22:23

POIS, një sëmundje e rrallë që burrat e fshehin

Një gjendje e rrallë dhe pak e njohur, e ngjashme me shenjat e një gripi të keq, po i godet burrat pak momente pas orgazmës.

Deri tani numërohen diku tek 50 raste klinike, por mund të jetë më e përhapur nga sa mendohet.

Për momentin quhet sindroma e post ogazmës (post orgasmic illness syndrome, POIS) dhe ka një seri shenjash si: ethe, dhimbje muskulare, lodhje, dobësi, luhatje të humorit, konfuzion dhe vështirësi kujtese, të cilat shfaqen duke nisur nga pak sekonda pas orgazmës, pak minuta ose dhe pas disa orësh pas ejakulimit.

Kjo gjendje u përshkrua për herë të parë në 2002, por tashmë një studim i Universitetit të Tulanit, publikuar në revistën Sexual Medicine Reviews jep më shumë detaje.

Pavarësisht se klasifikohet si një sëmundje e rrallë nga National Institutes of Health Office of Rare Disease Research pjesa më e madhe e burrave e injorojnë me dashje ekzistencën dhe kjo bën që të ketë shumë pak diagnstifikime dhe ekzaminime.

Dy janë shpjegimet e kësaj gjendjeje. Hipoteza e parë është që është sëmundje autoimune, apo alergjie e shkaktuar nga një substancë që gjendet në lëngun seminal. Kur ky hyn në kontakt me lëkurën, apo pjesë të tjera të trupit shfaqen simptomat.

Hipoteza tjetër është që kjo shkkaktohet nga një çlirim i tepërt i substancave kimike endrogjene. Sapo këto bien, trupi ngelet në një gjendje vegjetative.

Shpresa e mjekëve ngelet tek pacientët dhe deklarimi i rasteve. Vetëm kështu mund të arrihet të përmirësohen njohuritë mbi këtë sëmundje.

b.m. / dita

November 28, 2017 22:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*