Shqipëria dërrmon Moldavinë, por tani jemi jashtë Euro 2020

October 14, 2019 23:01

Shqipëria dërrmon Moldavinë, por tani jemi jashtë Euro 2020

Një performancë fantastike e djemve të Edi Rejës në Kishinau, që shpartallojnë Moldavinë me një rezultat të pastër 4-0, duke e siguruar suksesin që në pjesën e parë.

Një rezultat që fatkeqësisht nuk na hap dyert e Euro 2020, pasi barazimi mes Francës dhe Turqisë, i ka hequr Shqipërisë dhe atë mundësinë e çmendur që kishte në dispozicion të mposhtte Francën 4-0 në Tiranë!

Shqipëria shënon në minutën e 22-të falë gjakftohtësisë së Sokol Cikalleshit, dyfishon 12 minuta më pas me Keidi Baren, që nuk e lë pa hapur dhuratën e ofruar nga portieri moldav dhe i vë kapak me golin e Lorenc Trashit, mbrojtësi i Partizanit që u la jashtë me kokëfortësi nga Kristian Panuçi, por gjeti debutimin dhe golin e parë menjërherë me Rejën.

Në limitet e kohës së rregullt, Manaj shënon një gol alla-Betega pas asistimit perfekt të Roshit.

Për t’u shënuar dhe debutimi i Marash Kumbullës dhe Lindon Selahit, dy prej talenteve më premtues.

Për të ardhmen!

l.h/ dita

October 14, 2019 23:01
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 October 15, 08:08

    “dhuratën e ofruar nga portieri moldav”
    e paskan shit ndeshjen moldavët,sa pare i ka dhënë duka për këtë shitje??

    Reply to this comment
  2. Nocja e Italis October 15, 10:04

    Merreni me ong se mishi u mbarua

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim