Polemika me Lubonjën, Kadare: Çfarë deklarova për të atin kur u burgos

September 15, 2017 21:47

Polemika me Lubonjën, Kadare: Çfarë deklarova për të atin kur u burgos

Shkrimtari Ismail Kadare kometon gjerësisht polemikat ku është përfshirë me analistin Fatos Lubonja pas botimit të librit të Dashnor Kaloçit “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, nga botuesi Henri Çili.

Fatos Lubonja njihet si një ndër kritikët më të fortë të Kadaresë në këto 25 vitet e fundit dhe në gjyqin e tij ka implikuar të atin dhe Kadarenë si frymëzues të leximeve të fshehta dhe mendimeve të gabuara. Por një dokument i fundit i botuar, një dëshmi e babait të Lubonjës i hedh poshtë këto ide. Todi shprehet se nuk i ka thënë apo biseduar këto me të birin. Për këto dhe shumë të tjera rrëfehet Kadare.

“Nga ana ime është absurde, këtë njeri e kam njohur shumë pak, pothuajse nuk e kam njohur fare, kam njohur vetëm babain e tij, është e parëndësishme, absurde, dhe pa kuptim. Ai është historian, unë jam shkrimtar. Besoj një farë shkrimtari është, i rëndomtë, nuk dua ta fyej, s’po përdor fjalën mediokër, por është krejtësisht i rëndomtë si shkrimtar. Dhe me sa duket krijon legjenda të tilla për ta bërë tepër interesant emrin e vet.

Nuk jam përzier në punët e tij asnjëherë, me Todi Lubonjën unë kam patur shoqëri, miqësi, dhe po ju them, kur ai u fut në burg si komplotist, të gjithë njerëzit që njiheshin me të, që rrinin me të, janë pyetur për të thënë atë çka dinin për këtë “armik”. Se kështu ishte stili atëherë, kur arrestohej një njeri, një turmë e madhe njerëzish, të afërm shokë, miq, të gjithë pyeteshin. Unë jam pyetur në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, zyrtarisht.

Deklarata ime për Todi Lubonjën është e dokumentuar, me datë, me vulë, me të gjitha. Dhe kam thënë: unë nuk kam kuptuar ndonjë gjë armiqësore te Todi Lubonja, veç shakave që bënte shpesh të tepruara, por që ishin në formë humori. Gjëja kryesore që kam thënë, është se ai më lavdëronte mua në mënyrë të tepruar. Ndoshta më ka bërë dëm si çdo njeri, kur lavdërohet shumë, dëmtohet. Kanë qeshur ca, ca s’kanë qeshur. Kjo ka qenë e vetmja dëshmi.

Ndërsa del tashti, dhe me një kuriozitet unë kam parë dokumentet, që i biri i tij ka mbajtur tjetër qëndrim. Sipas këtyre dokumenteve, po e përsëris sipas këtyre dokumenteve, ai e ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë. Këtu është ndoshta edhe armiqësia, ndaj e quaj absurde. Unë isha miku i tij, ai vendosi të godasë babanë. Por s’kishte punë me mua, s’kishte pse ta theksonte këtë. Le të më zbulonin të tjerët nëse isha armik si i ati i tij”,- thotë Kadare për News 24.

Shkrimtari thotë gjithashtu se Fatos Lubonja e urrente të atin, ndërsa shton se e gjithë se i është shmangur gjithë kësaj historie për librat e ndaluar, se i duket vulgare dhe e ulët.

“Këtu s’ka ndonjë kontradiktë të madhe, por të thjeshtë, njerëzore, të trishtueshme, dhe të ketë. Ka patur vërtet atë që njihet si urrejtje ndaj të atit, por kjo teori përkrahet kudo në botë. Ky ka patur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë ai vihet me shpatulla për muri. Ai duhet t’i hedhë poshtë ato, se ai thotë unë s’kam folur me ty, ai thotë ke folur kundër Enverit. Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime.

Me sa duket si letrat i ri papeshë, mendon se kjo do t’ia ngrejë peshën. Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua. Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët. Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar. Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar. Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë. Ky është një llum kaq i madh, sa të vjen turp ta bisedosh. Kanë kaluar kaq vite, dhe unë i jam shmangur shpjegimeve sepse më duket kaq vulgare, e ulët”,- thotë ai.

September 15, 2017 21:47
Komento

16 Komente

  1. Koba September 15, 22:00

    Z.Ismail as nuk ia vlen ti permendesh dhe emrin atij Llacifaci.Eshte jo vetem i rendomte po dhe antilombetar.Ai ka deklaruar se nuk ndjen emocion kur kendohet Himni i Shqiperise,kerkon me ngulm C*mitizimin e heroit Kombetar Skenderbeut.Kombet e tjere nuk kane heronj dhe krijojne mite ….

    Reply to this comment
    • korçari September 16, 11:01

      Po bije dalengadale boja e Fatos Lubonjes i cili ka tradhetuar dhe babane e tij ,pra nje palaço dhe njeri i lig nje semundje qe mundohet t’ja u ngjise te tjereve dhe kohet e fundit i eshte shtuar dhe virusi i antishqiptarizmit,çfare plehrash mban kjo toke (Ata qe e mbrojne jane si ai apo dhe mos me te liq)

      Reply to this comment
      • Dine September 16, 16:47

        Pse Kadareja nuk është plehër? Ky është njeriu i ri i Partisë se Punës, qe me ideologjinë jo njerzore i bëri të gjithë spiuna…
        Të gjithë e të ndershmit u vranë ose u futen në burgje e internime… derisa filluan të hanin njeri tjetrin, si mijtë po i mbyll e në një vend…

        Reply to this comment
  2. shqip September 15, 22:29

    Ju mire beni qe sqaroni opinionin per disa fakte qe perfshine figuren tuaj . Por problemi eshte se opinioni eshte sqaruar . Madje shume kohe me pare se keto ” letrat ” . Kush eshte vezhgues apo lexues i nje gazete , dhe nuk e ka kuptuar qe Lubonja eshte i rrjedhur . Dhe i rrjedhuri gjithnje sulmon dike , ne menyre qe te behet objekt ( interesant ) . Jo ju qe jeni ne nje shkalle te tille intelkti , te larte do shtoja , Po edhe nje njeri i thjeshte e pa pretendime per njohurite e kapacitetin e tij , e kupton qe replikat e F . Lubonjes jane sa mjerane , aq dhe pa sensin e duhur . Sulmon kedo , kuturu . Perhumbet ne mendime , e ne fund ” te emisionit ” thote gjera qe kundershtojne vetveten .

    Reply to this comment
  3. Nero September 15, 22:47

    Me vjen keq ta them por niveli i te folurit te ketij Kadarese ne kete interviste eshte shume i zakonshem ne mos te them duket si njeri i pashkolluar qe e flet gjuhen e mesuar me te dejuar.

    Reply to this comment
    • Të jeshë shkrimtar i madh nuk do të thotë të mos jeshë njeri i vogël.. September 16, 09:42

      I nderuari Nero,
      dhe mua po ashtu dhe nuk duhet të harrojmë se të qenurit shkrimtar i madh nuk do të thotë të mos jeshë njeri i vogël, mediokër, një njeri që u edukua e u shkollua në shkollat e socializmit, në ato shkolla ku individi ishte i flijushem për ideologji, në ato shkolla ku u mesua me trupat e njerëzve të pafajshëm, të pushkatuar për të plotësuar egot e diktatorëve udheheqes…
      E çfarë do të presësh nga kokat e asaj Lidhje që bashkëpunojë me Sigurimin e Shtetit për të pushkatuar poetët e rinj?
      Si ka fytyrë të jetë person publik ky Kadareja?

      Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati September 16, 00:01

    Ore esht nje fjal e urte qe thote :… kur tjetri te mburr me shume se sa duhet , ai ose ta ka futur , ose po perpiqet te ta fusi Hahaha

    Reply to this comment
  5. Syçeltesia September 16, 00:52

    Ismail Kadarea ka te drejte,
    tere ata qe kane inat me te, diktatura i futi ne burg.
    Keshtu, Todi dhe i biri, shkuan ne burg,
    Ismaili jo.

    Me c’te drejte Fatosi e akuzon kadarene se shperndante libra te ndaluar?
    Ata ishin libra te ndaluar per te pakenaqurit, per armiqte, jo per Ismailin.
    Ismaili i porosiste dhe ia sillnin me poste te Lidhja…
    Po te mos i lexonte Ismaili shkrimtaret borgjezo-revisionist, si do shkruante kunder tyre?

    Vetem Ismail Kadare dhe Gent Arbana kishin te drejte te shkruanin per letersine moderne,
    qe i merrte te keqen letersise se realizmit socialist!

    Reply to this comment
    • Lira September 16, 09:45

      Ismali kishte në shtëpinë e tij në çdo dhomë të varur fotot e tija e të familjes së tij më Enver Hoxhën, siç kanë besimtarët fanatik Krishtin…
      Po sot çfarë ke varur o shkrimtari pa karakter?

      Reply to this comment
  6. demo September 16, 00:52

    Lubonja mund te mos jete shkrimtar,por eshte nje gazetar i mire dhe plot kulture.Eshte me i kulturuari qe kemi.
    Ish zagaret e Berishes,Fari Balliu,Ylli Rakipi,Mero Baze jane Bobxhinski dhe Dobxhinski.

    Reply to this comment
  7. Përgjigje September 16, 09:52

    O Kadare,
    Të flashës bukur është mirë,
    të flashës drejt dhe më mirë?
    A e ke ndërgjegjen e pastër?
    Po vjen koha të ndahesh nga kjo jetë
    Do shkosh në ferr te Dritëroi e Enveri?
    Ti nuk do t’ja dish për ferr, apo?
    Ai u përjetua nga 44-90 dhe ti qe me ato që dhanë kamxhike…
    Pse nuk kërkove azil kur shkojë në Francë e të drejtët ishin në Spaç e internime?

    Reply to this comment
  8. Ish puntor i Sigurimit të Shtetit September 16, 09:57

    Ky Kadareja, qe diktator vetë…
    A nuk detyrojë vajzën të abortoi?
    A nuk e rrahu të dashurin e se bijës Sigurimi i Shtetit sa e bëri gjysëm njeriu dhe sot e kësaj ditë?
    A nuk ja internoi të jëmen këtij djali? Ajo quhej Janulla Rrapi. Nuk di a jeton me?
    Ky është një përbindësh…ky shkrimtari…

    Reply to this comment
  9. mira September 16, 10:01

    Kur të vdesin këta shkrimtarët më famë të asaj kohë diktatoriale do kemi mundësi të fillojmë përpunimin e krimeve të kohës së diktaturës, përndryshe, do duhej të futeshin në burg gjithe këta të nderuarit e asaj kohe…
    po drejtësia akoma po hesht në Shqipëri…

    Reply to this comment
  10. Arben September 16, 16:58

    O PORTAL I LODHUR,

    NXIRRENI KOKEN NGA BYTHA E UDB-SE.

    LESHONI KOMENTET, O TE LODHUR

    Reply to this comment
  11. Drini September 16, 17:12

    Ne shqiptarët nuk kemi nevojë për dramat e Greqisë së lashtë, për vllavrasje e babevrasje.
    ..Në kemi dramat e njeriut të ri të shoqërisë socialiste…Shthurje e degjenerim më të madh se pësojë kombi shqiptar, në atë kohë, kur ideologjia, zëvendësoi moralin qytetar nuk ka
    Shpirtërave të këtyre, ju vjen era kërmë…

    Reply to this comment
  12. plebeu i..... vetmuar September 16, 19:07

    ja ku arriti shqiperia . te krahasohet kadare, me lubonjen (perveç, se dhe nga mosha) . po mire te, te behet . ismaili, pasi u sqarua ç’eshte kapitalizmi, dmth; (vazhdim i sistemeve aristokratike) te me parshme, i pelqeu te mbaj anen e aristokrateve, nga ka dhe prejardhjen . dhe jo te jete zedhenes i popullit, (plebejve) . shpirt ngusht hesapi . ai s’mund te jete robespier, fan nol, gorki, pavel korçagini, qemal stafa e plot dishepuj qe u flijuan edhe per popullin e thjeshte, lexo; plebeun …….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*