“Polet po ndryshojnë pozicion, katastrofa do të na vijë nga nëntoka”

February 5, 2018 13:02

“Polet po ndryshojnë pozicion, katastrofa do të na vijë nga nëntoka”

Ngjan si një skenar filmi: një forcë magnetike e padukshme që mbron jetën në tokë kundër rrezeve vrasëse të hapësirës dobësohet. Shpërthimet e rrezatimit shkatërrojnë satelitët tanë të komunikimit, dhe bën black out energjitik në Tokë.

Mbizotëron kaosi. Kanceri tek njerëzit shumëfishohet pasi rrezatimi i pambrojtur nga Dielli shkatërron ADN-në e njerëzve. Miliarda krijesa në të gjithë botën do vdesin.

Në fund të fundit, vetë atmosfera e Tokës largohet për shkak të erërave diellore, siç ndodhi shumë kohë më parë me planetin Mars, kur fusha magnetike e tij u shpërnda.

Por ky nuk është një film fantastiko-shkencor. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të ndodhë vërtetë për shkak të një revolucioni të menjëhershëm të brendësisë së Tokës, shkruan Daily Mail.

Ekipi i monitorimit me teknologji të lartë tregon mjaft shenja se polet magnetike të tokës po ndryshojnë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve të thelbit të hekurit në zemër të planetit tonë.

Nëse kjo ndodh, fusha magnetike e Tokës do të rrokullisej. Gjatë një mijë vjetësh kjo do të ndryshojë tërësisht, mbrojtja jonë jetësore magnetike do të bëhej më e dobët, dhe për rrjedhojë me pasoja katastrofike.

Shkencëtarët parashikojnë se ajo mund të dobësohet me 1/10 e forcës së saj magnetike të zakonshëm, duke zvogëluar rrënjësisht mbrojtjen e Tokës kundër rrezatimit dhe grimcave të ngarkuara të energjisë që vijnë nga erërat diellore.

Dëshmia në shkëmbinjtë e hershëm, tregon se ndryshimet në fushën magnetike të Tokës kanë ndodhur dhe më parë. Nën mbulesën e ngurtë të Tokës është një shtresë e hekurit të lëngshëm që mbahet i tillë për shkak të nxehtësisë që depërton nga sipërfaqja e Tokës. Janë pikërisht rrymat e lëvizshme të këtij metali që veprojnë si një elektromagnet gjigant.

Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës, procesi besohet të marrë disa shekuj në terma njerëzorë.

Dëshmia tregon se ndryshimi i ardhshëm është tashmë në proces. Mburoja magnetike e Tokës aktualisht po dobësohet dhjetë herë më shpejt se sa mendohet më parë, në 5 përqind për dekadë, sipas të dhënave satelitore të mbledhura nga ESA.

Fusha magnetike po dobësohet veçanërisht në Amerikën e Jugut, një zonë që shkencëtarët e quajnë anomalia e Atlantikut të Jugut.

Të dhënat nga monitorimi i ESA kanë zbuluar gjithashtu ‘aktivitet të shqetësuar’ në rrymat e hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e Tokës, gjë që sugjeron se fusha mund të jetë gati të ndryshojë.

o.j/dita

February 5, 2018 13:02
Komento

8 Komente

  1. anticensurë25642654 February 5, 17:56

    bla ble ble e bla në fund!!
    ndryshimi i qëndrës së fushës mbganetike ndodh çdo 250 mijë vjet!!nuk është se lëviz,por përhapet në një zonë shumë të madhe!pra kemi disa pika ku përhapet fusha mganetike!!pra dobësohet dhe nuk mbron aq sa na ka mbrojtu këto 250 mijë vjet nga ndryshimi i fundit!!
    por kjo nuk do të thotë një shkatërrim total,thuhet dhe në shkrim,por thjeshtë do të ketë dëme më të mëdha!!ashtu si mund të ketë dhe ndryshime më të shpejta në ndryshimin gjenetik të specieve!!
    një nga faktorët që mendohet të ket luajtur rrol në krijimin e species njeri është dhe kjo dukuri natyrore!!
    nuk ma merr mëndja që rraca jonë ta mbrrijë ketë fenomen,por dhe mund të mos e kapërcejë!!
    koha është aq e largët sa nuk ja vlen të vrasësh mëndjen!!
    vetëm thjesht për muhabet!!

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi February 5, 18:52

      Cdo 250 mije vjet? Nga e psonise kete anticensura?! Se keta shkencetaret kendej nga euro-atlantiku (panvarsisht se dhe keta shpesh here ia fusin si kau peles) thone se ndryshimi i fundit i poleve ka ndodhur rreth 750 mije vjete me pare!
      Nejse, une akoma nuk e kam kuptuar nga c’arsye do te ndodhe ky kthim 180° i poleve, se ndryshe do grindeshim si “teoriciene” akoma me shume!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 5, 20:19

        me të dëgjuar lali me të dëgjuar!!
        nuk jam shkenctar!!në do ta dish me saktësi pyt qënjen superiore!!ai ha bukë me fizikë!!ps:nuk këthhehen me 180 por thjesht bëhet një lloj shpërndarje!!nga një pikë që është sot,në formën e një aksi,shëndrohet në një vijë që përshkon polin e veriut me qëndër dhe gati 90gradë për seicilin krah!!

        Reply to this comment
  2. Xhaxhi Ariu February 5, 20:27

    Lajm i rreme ose i perkthyer me shume mangesi! Dmth. ja keni futur kot!!
    https://www.nasa.gov/topics/earth/features/2012-poleReversal.html

    Reply to this comment
  3. MH February 5, 21:04

    Si do qe te behet.Poli magnetik “N” “S” do qendrojne balle parballe njeritjetrit.Sa levize pozicion poli magnetik N i tokes aq do levizin ne pozicion dhe poli S.
    Merrni dy forca magnetike sa do do ti afroni ato nuk bashkohen por shtyjne njeri tjetrin barabarisht.
    Kaq si mendim primitiv.
    Tashti kjo shkenca harron per cfare ka informuar ma heret.Duan te dergojne perime per te mbejellur ne Mars.Me iden per te krijuar jeten ne Mars.Sot ketu ne artikull shkruajn:
    ” Në fund të fundit, vetë atmosfera e Tokës largohet për shkak të erërave diellore, siç ndodhi shumë kohë më parë me planetin Mars, kur fusha magnetike e tij u shpërnda. ”
    A ka sesi te krijohet jeta ne mars me perime e shurrime furnizim nga toka.
    Sepse ne nuk jemi ne ato kushte e nuk mund te garantojme te mbijetojme e do perfundojme si Marsi.A del qesharake se do krijohet jeta ne mars me domate e kastraveca qe i hyfte ne bithe shkencave tokesore sot per sot.

    Reply to this comment
  4. S. K. Tari February 6, 01:18

    …për shkak të nxehtësisë që depërton nga sipërfaqja e Tokës (?!)
    Kjo eshte shkence e vertete!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 6, 09:15

      deri aty nuk shkova me të lexuar!!
      jemi të fortë me këtë shtyp,media idiote!!
      tu thuash copa mishi me dy sy??
      duhej të pranoje se diku mund të lexojnë dhe të mësojnë diçka!!por këta janë vetëm copa mishi!!
      këta duhet të jenë nga ana e babës dhe jo e nënës!!
      për të shpjeguar këtë ndryshim,anën e babës dhe anën e nënës,po ju tregoj një barsalet!!
      fëmija pyet nënën:mami si është krijuar njeriu??
      e mamaja e shpjegon sipas teorisë së darvinit!!
      nja dy ditë më pas fëmija duke biseduar me të jatin i thotë ato që i kishte treguar e jëma,se njerzit e kishin prejardhjen nga manjmuni!!
      i jati me “zgjuasi” ja këthen!-mami ka të drejtë,nga ana e saj e ke prejardhejn nga majmuni!nga ana jonë e ke nga zoti!!
      kështu që këta copat e mishit shkrim e këdim i kanë të bazuara në një libër,kështu që nuk ja kanë idenë se ka shumë e shumë libra të tjerë!!ndër ta dhe ata që flasin për krijimin e tokës dhe se si qëndron puna e nxehtësisë brënda saj!!

      Reply to this comment
  5. info analitike February 6, 11:12

    O shoke te Dites qenkeni bere corap me kete anomaline e poleve magnetike te Tokes. Eshte nje fenomen tashme i njohur dhe qe studjohet ne gjeofizike (magnetometri, gravimetri, sizmike). Ka teori te ndryshme mbi arsyen pse ndodh dhe mund ti gjeni me pak kerkim ne google. Deri me tani nuk jane gjetur prova ne fosile qe nje gje e tille te kete shkaktuar katastrofa. Por edhe ne rast se kjo do te ndodhte rrini te qete se do te duhen ende mijera vjet. Toka eshte nje sistem ne ekuiliber te brishte ndaj duhet te kemi kujdes si sillemi me te. Te pakten ne te mos kontribuojme ne fundin tone me egoizmin dhe papergjegjshmerine qe karakterizon njerezimin. Megjithate mqnse jeni ne kerkim te ngjarjeve shkaterrimtare spektakolare ja ku po ju sjell nje te tille: https://www.nytimes.com/2015/08/25/science/mount-tambora-volcano-eruption-1815.html

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*