Vritet me thikë i moshuari për vendin në stolin para pallatit

October 4, 2016 20:43

Vritet me thikë i moshuari për vendin në stolin para pallatit

Një tjetër vrasje ka ndodhur sot në Poliçan, duke shënuar viktimën e katërt në më pak se 24 orë. Një 66-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë nga banori i të njëjtës lagje ku jetonte, pas një grindjeje për motive të dobëta dhe krejt të çuditshme.

Shkak është bërë stoli para pallatit dhe debati se kush do ulej në vendin e lirë në të. Si pasojë e plagëve të marra, Behar Bregu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia vendore, së bashku me grupin hetimor nga Drejtoria e Policisë Berat, për të zbardhur rrethanat e krimit. Dyshohet se autori i këtij krimi është Nexhip Pano, 32 vjeç, fqinj me viktimën. Policia tha se bëri arrestimin e të dyshuarit pak minuta pas ngjarjes dhe ngriti akuzën e “vrasjes me dashje”. Burime zyrtare thanë se krimi ndodhi në lagjen “Kalluç”, kurse sipas dëshmitarëve krimi ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes dhe zanafilla e debatit ishte grindja për uljen në stol. Bregu dhe Pano prej shumë vitesh ishin fqinj dhe jetonin në të njëjtin pallat.

Edhe në fshatin Ploç të Vlorës mbrëmjen e së hënës, Ilir Kadare, 57 vjeç, u qëllua me thikë në kraharor dhe bark nga fqinji i tij pas një sherri pronësie për gardhin ndarës mes shtëpive. Policia arrestoi si autor të dyshuarin Mystehak Selimaj, 54 vjeç, dhe sekuestroi armën e krimit, një thikë buke.

vrasesi-polican-ok-723x445

Autori i krimit

October 4, 2016 20:43
Komento

5 Komente

  1. I ri October 4, 21:14

    Çpo bëhet kështu,ku po shkon ky vënd,,,,,?
    l ndjeri ishte njeriu më i pa djallëzuar e më i pa ngatërruar në
    Shqipëri. Kur vritet një njeri i tillë çfar mbetet ,çfar pritet
    ndodhë më,,,E kam njohur mirë ,mezi e nxirte bukën e gojës,dhe kurrë nuk ngatërohej me njeri.,
    KRIMi I NUK PO PYET MË AS PËF VLERA E AS PËR DHIMBJE.. MOS VALLË VRASIN PËR ARGËTIM-SPORT,,?

    Reply to this comment
  2. XXXL October 4, 22:53

    Ne Albanistan njerezit po theren me shumice si delet e desht per Bajram, ISIS nuk eshte asgje perpara nesh.

    Reply to this comment
  3. Marsiani October 4, 23:18

    Rama publikon shifrat: 40% më pak vrasje

    Reply to this comment
  4. l ri October 5, 15:57

    Nga doli ky,kjo mostër vrasëse,vjen nga qoftëlargu,në qytet e bëhdt kriminel.Yt rracë qëni -ndjesë pastë viktima,kurajo e forcë familjes,,,!

    Reply to this comment
  5. l ri October 5, 20:49

    ,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*