Policë civilë patrullojnë në Tiranë, qindra gjoba për 24 orë

August 10, 2018 13:31

Policë civilë patrullojnë në Tiranë, qindra gjoba për 24 orë

Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe regjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:

95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar gjatë drejtimit të mjetit.

78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.

120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :

3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.

5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

o.j/dita

August 10, 2018 13:31
Komento

5 Komente

  1. Tironsi August 10, 14:57

    Une mendoj se kjo eshte nje zgjidhje shume e mire. Jo vetem policet e qarkullimit rrugor , jo ata te semaforeve , te jene civil. Te paisur me dokument verifikimi etje.pasi nuk jam kpetent ,por edhe ata qe partullojne ne rruge jo me uniforme. Te ushtrojne kontrolle. Psh .ne te gjitha tregjet e fruta-perimeve , ku kam psonisur nuk me eshte dhene asnjehere kuponi tatimor. Edhe kur po e diskutoja me gruan,por nuk e dija se afer ishte pronari i tregut ,degjovaqe i tha nje personi aty afer: Ja ky eshte nga ata spiunet e komunizmit. Edhe tani nuk i rri goja pa llapur. Na dashka kupon tatimor idioti,qelbaniku. … Kaseta egziston dhe letra e kuponit duket si gjuha e nxjer perjashta e perqesh klientet.

    Reply to this comment
  2. Daku August 10, 15:09

    Per shtetin vetem Tirana eshte Shqiperia? Drejtori i pergjithshem i policise te vije ne Durres e te,veje rregull se kasko e motorrit nuk njihet fare dhe ndalimi dyshe me 4 dritat direcionale ndesur eshte mese normale. Mund te gjesh ne cdo rruge edhe 4 apo me shume makina qe ndalojne si tua doje trapi dhe policet me motorra kalojne e nuk bejne asgje. Ne mes te durresit bredhin me motorea pa kaske dhe pateulla nuk thot asgje. Turp per policine e durresit. Duket sikur je ne xhungel nga injoranca e shofereve ne surres, e mos thoni jane emigrantet se na e shpifet!

    Reply to this comment
  3. Daku August 10, 15:12

    Per shtetin vetem Tirana eshte Shqiperia? Drejtori i pergjithshem i policise te vije ne Durres e te,veje rregull se kasko e motorrit nuk njihet fare dhe ndalimi dyshe me 4 dritat direcionale ndezur eshte mese normale. Mund te gjesh ne cdo rruge edhe 4 apo me shume makina qe ndalojne si tua doje trapi dhe policet me motorra kalojne e nuk bejne asgje. Ne mes te durresit bredhin me motorra pa kaske dhe patrulla nuk thot asgje. Turp per policine e durresit. Duket sikur je ne xhungel nga injoranca e shofereve ne Durres, e mos thoni jane emigrantet se na e shpifet!

    Reply to this comment
  4. **** August 10, 19:30

    Po ndonje semafor per kembesoret ka nder mend te vendosi qeveria? Aty ku u be aksidenti nuk ka as semafor e as vija te bardha.
    Eshte kollaj te fajesosh te tjeret.
    Sa per policet civile, m9s jane maskuar gje si prostituta? Se ato punojne ne gjoba.
    Qeveri prostitute.

    Reply to this comment
  5. info analitike August 11, 09:11

    Nje pietje nga salla: Keta policet civile gjobisin edhe zirtare rilindjote qe shkelin rregullat e qarkullimit apo keta bejne perjashtim. Ju lutem na sillni ndonje rast te tille sa per te kuptuar se si zbatohet ligji edhe mbi Maliqin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*